Që prej skandalit shokues ku u tha se Tristan Thompson e tradhtoi Khloe Kardashian- in me Jordyn Woods- in, u spekulua tejmase rreth fatit të shoqërisë Kylie- Jordyn.
Mësohej se Kylie ishte kaq shumë e zhgënjyar me Jordyn- in sa nuk dëshironte më të vazhdonte xhirimet e “Keeping Up with The Kardashians”. Më 21 mars, burime për “TMZ” u shprehën se shoqet nuk flisnin më dhe se Kylie po përpiqej të ecte para, pa Jordyn- in.
Ja që mediat sociale tregojnë tjetër gjë!
Jo vetëm që Kylie dhe Jordyn ende e ndjekin njëra- tjetrën në Instagram, por kjo e fundit pëlqeu madje edhe fotto e pak orëve më parë të Kylie- t dhe Travis- it.
Sikur të mos mjaftonte kjo, mamaja e Jordyn- it komentoi në fotografinë e Stormi- t, postuar nga llogaria e Kylie- t, tek e cila dërgoi disa zemra.
Nëse mendoni që rikthimi i shoqërisë po nxitet vetëm nga ana e Jordyn- it, gaboheni rëndë. Gjejeni pak se ç’foto mban Kylie në llogarinë e saj në Twitter:
E gjitha kjo, së bashku me hamendësimet që pretendojnë se skandali i tradhtisë u bë thjesht dhe vetëm për hir të audiencës së reality show- t, të bën të mendosh se po, Kylie dhe Jordyn janë ~me shumë mundësi~ ende shoqe!