Butrint Imeri dhe Kiara Tito u përfolën gjatë si çift dhe tani nuk ka bir nëne t’ua heqë shqiptarëve nga mendja se janë bashkë. Edhe pse e kanë mohuar që mes tyre ka vetëm miqësi, postimet analizohen gjithnjë me tjetrin në mendje.
Për shembull, Kiara dhe Butrinti po pushojnë të dy në Greqi, secili në hesap të vet. Por, u lexua sikur ishin bashkë, sepse sfondet në fotot e secilit përngjanin. Tani, nuk e dimë në Butrinti e bëri qëllimisht a rastësisht, por ju prezantojmë me prova të pakundërshtueshme që s’është me Kiarën në Greqi.
Së pari, kjo foto, ku në pasqyrimin e syzeve duket një vajzë brune me flokë të gjata;
Dhe kjo foto e shkëputur nga një video, ku vajza në fjalë del për pak sekonda.
Siç mund ta shihni, nuk është Kiara. Ja si duket Kiara, për transparencë.
View this post on Instagram