Ndoshta Jordyn Woods nuk do ta pranojë me zë të lartë, por është e qartë: e do shumë Kylie Jenner.
Jordyn dhe nëna e saj, Elizabeth, u intervistuan dje në aeroportin e Los Angeles nga TMZ. “A mendon se në një moment do të mund ta rregullosh marrëdhënien me Kylie-n,” pyet intervistuesi. Jordyn i jep një përgjigje të mjegullt dhe thotë se “ka dashuri për të gjithë.”
Nëna e Jordyn ndërhyn dhe thotë se “e duan shumë Kylie-n, gjë që rrjedhimisht e pohon dhe Jordyn.
Për t’ju rifreskuar kujtesën. Në shkurt, Jordyn u puth me Tristan Thompson, asokohe të dashurin e Khloe Kardashian. Tradhtia bëri bujë, Tristan dhe Khloe u ndanë, po ashtu dhe miqësia e Kylie me Jordyn mori fund.