Relationships

Pas #redflags & #greenflags, ‘flamujt bezhë’ janë trendi i fundit – ja ç’kuptim kanë

Pas #redflags & #greenflags, ‘flamujt bezhë’ janë

“Flamujt e kuq” (red flags) dhe “Flamujt e gjelbër” (green flags) janë terma të përhapur nëpër rrjete sociale dhe u referohen përkatësisht sjelljeve negative (red flag) dhe pozitive (green flag) të dikujt, zakonisht në një marrëdhënie. Por tani ka edhe një flamur të ri që po përmendet në TikTok – ngjyra bezhë.

"Flamujt bezhë" njerëzit po i përdorin për të përshkruar një sjellje të bezdisshme.

“Partneri im e ka të pamundur të mbajë sekret një surprizë. Nëse ai më ble një dhuratë për ditëlindje dhe rastis që ditëlindjen e kam pas një jave, ai ma jep dhuratën një javë para sepse thjesht nuk duron dot,” e përshkruan dikush sjelljen e të dashurit, e cila mund të etiketohet me një flamur bezhë.

Dikush tjetër thotë se “flamuri bezhë” për të dashurin e saj është fakti se e urren kafenë.

Një tjetër përmend dikë që e prezanton veten si “prind i një bime” (pra, rrit lule).

Me fjalë të tjera, “flamuri bezhë” nënkupton një sjellje apo veprim të pakëndshëm, të çuditshëm ose të bezdisshëm, por jo mjaftueshëm shqetësues sa për t’u cilësuar si “flamur i kuq”.

REELS

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

Kjo super fshesë nga @smartentry_al bën atë që ti s’ke durim ta bësh: pastron + than + lë gjithçka perfekt, në një lëvizje ✨ Pa zhurmë, pa mundim, pa siklet 👌🏻

Rizo Velovic, shqiptari i parë🇦🇱 në Survivor

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Postimi i Selvijes për Shpatin 😭

U prehsh në paqe, Shpat! 🪽

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

Hahaha gjendja ditëve të fundit @shiladukaaa