Metropolitan

Pas dramës ligjore, Ryan Reynolds flet me admirim për Blake Lively-n

Pas dramës ligjore, Ryan Reynolds flet me admirim për Blake Lively-n

Ryan Reynolds ka emocionuar ndjekësit me dedikimin e tij për Blake Lively në Ditën e Nënës, vetëm pak ditë pasi aktorja mbylli një nga betejat më të përfolura ligjore të muajve të fundit.

Përmes një postimi në Instagram Stories, Reynolds ndau disa foto nga momentet e tyre së bashku gjatë udhëtimeve dhe i kushtoi fjalë shumë të ndjera bashkëshortes së tij.

“Ajo është e mirë. Është e patrembur. Është dashuria absolute e jetës sime dhe për katër fëmijët tanë, ajo është e gjithë jeta e tyre”, shkroi aktori.

Çifti, i cili është martuar që prej vitit 2012, kanë katër fëmijë, James Reynolds, Inez Reynolds, Betty Reynolds dhe djalin e vogël Olin Reynolds.

Pas dramës ligjore, Ryan Reynolds flet me admirim për Blake Lively-n

Mesazhi i Reynolds vjen në një moment të rëndësishëm për familjen e tyre, pasi Blake Lively dhe Justin Baldoni arritën një marrëveshje jashtë gjykatës për t’i dhënë fund konfliktit ligjor lidhur me filmin It Ends with Us.

Aktorja kishte paditur Baldonin në fund të vitit 2024, duke e akuzuar për ngacmim seksual dhe shpifje, ndërsa ai iu kundërpërgjigj me një padi prej 400 milionë dollarësh kundër saj dhe Reynolds. Çështja u mbyll pak para nisjes së procesit gjyqësor.

Ndërkohë, paraqitja më e fundit publike e Blake Lively ishte në Met Gala 2026, ku ajo tërhoqi vëmendjen me një fustan nga Atelier Versace.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marie Claire (@marieclairemag)

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

After legal drama, Ryan Reynolds speaks with admiration for Blake Lively

Pas dramës ligjore, Ryan Reynolds flet me admirim për Blake Lively-n

Ryan Reynolds has thrilled followers with his dedication to Blake Lively on Mother's Day, just days after the actress ended one of the most controversial legal battles of recent months.

Through a post on Instagram Stories , Reynolds shared some photos from their moments together during their travels and dedicated very heartfelt words to his wife.

"She is good. She is fearless. She is the absolute love of my life and for our four children, she is their whole life," the actor wrote.

The couple, who have been married since 2012, have four children, James Reynolds, Inez Reynolds, Betty Reynolds and young son Olin Reynolds.

Pas dramës ligjore, Ryan Reynolds flet me admirim për Blake Lively-n

Reynolds' message comes at a significant time for their family, after Blake Lively and Justin Baldoni reached an out-of-court settlement to end their legal battle over the film It Ends with Us .

The actress sued Baldoni in late 2024, accusing him of sexual harassment and defamation, and he responded with a $400 million lawsuit against her and Reynolds. The case was settled shortly before the trial began.

Meanwhile, Blake Lively's most recent public appearance was at the 2026 Met Gala , where she turned heads in a dress by Atelier Versace .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marie Claire (@marieclairemag)