Showbiz

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos më vrit"

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

Pas deklaratave të Romina Power në emisionin “Belve”, ka ardhur edhe reagimi i Al Bano, një reagim që nuk ishte aspak i qetë.

I ftuar në “Domenica In”, këngëtari italian foli mes lotësh për zhdukjen e vajzës së tyre, Ylenia Carrisi, dhe për mënyrën si ajo tragjedi shkatërroi jo vetëm familjen, por edhe marrëdhënien 25-vjeçare mes tij dhe Romina-s.

"Mos më vrit, nuk e meritoj. Kam qenë një mbështetje e madhe dhe një shtyllë në familjen tonë," tha ai drejtpërdrejt për ish-bashkëshorten, me zërin që i dridhej gjatë intervistës.

Ai po i referohej fjalëve të këngëtares e cila, si e ftuar në "Belve", tha se në momentin më të vështirë të jetës së saj nuk ndjeu më mbështetjen që mendonte se kishte pranë.

"Kur mendon se ke një shtyllë mbështetjeje afër dhe papritmas vjen momenti kur do të mbështetesh në të dhe nuk ka asgjë, nuk ka mbështetje, atëherë gjërat ndryshojnë."

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

Ajo shtoi gjithashtu se vazhdon të besojë që Ylenia është ende gjallë, por për Al Bano-n, shpresa ka marrë fund prej kohësh.

“E pranova të vërtetën. Dhimbja nuk ikën kurrë, por nuk jetoj me iluzione. Ylenia jeton në zemrat tona,” tha ai.

Këngëtari kujtoi edhe periudhën pas zhdukjes së vajzës së tyre në New Orleans, në janar të vitit 1994, kur Ylenia ishte vetëm 23 vjeçe.

“Kam bredhur netëve nëpër New Orleans duke kërkuar vajzën tonë. Kam parë vende të tmerrshme, njerëz me armë, drogë, gjithçka. Por ku ishe ti? Si mund të thuash që nuk kishe mbështetje?” iu drejtua ai Romina-s gjatë intervistës.

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

Sipas Al Bano-s, ai nuk hoqi dorë së kërkuari për të vazhduar jetën apo karrierën, siç është lënë të kuptohet ndër vite.

“U larguam bashkë. Pas një muaji nuk kishte më asgjë për të bërë. Ishte një realitet tragjik që duhej pranuar.”

Në një nga momentet më emocionale të intervistës, ai kujtoi edhe koncertin e fundit që mbajti me Romina Power në korrik të vitit 1994 në San Siro.

“Ishte 4 korriku i vitit 1994, në San Siro. Ne duhej ta respektonim atë kontratë. Atë mbrëmje, i thashë: ‘Ti, Romina, ke vendosur që nuk do t’i shohësh më të gjitha këto. Unë nuk do të dorëzohem, do të vazhdoj të jetoj, madje do të pres nëse është e nevojshme.’ Kuptova se nuk kishte asgjë më shumë për të bërë. Qeniet njerëzore duhet të reagojnë, edhe në kohë tragjedie.”

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

Megjithatë, duket se ajo tragjedi shënoi fundin e gjithçkaje mes tyre, jo vetëm artistikisht. Në fund, Al Bano reagoi edhe ndaj deklaratave të tjera që Romina ka bërë ndër vite për të, përfshirë një intervistë në televizionin spanjoll ku ajo pretendonte se ai e kishte dhunuar.

“Pse do të më ndëshkosh kështu? Unë e di çfarë i kam dhënë familjes sonë dhe më vjen keq që ajo nuk e pranon. Kam pranuar gjithçka që ka bërë dhe thënë kundër meje. Edhe fëmijët më kanë mbrojtur në lidhje me këto deklarata."

Al Bano dhe Romina Power ishin një nga çiftet më ikonike të muzikës italiane në vitet ’70 dhe ’80, jo vetëm në skenë, por edhe në jetën personale. Ata u martuan në vitin 1970 dhe sollën në jetë katër fëmijë.

Marrëdhënia e tyre ndryshoi rrënjësisht pas zhdukjes misterioze të vajzës së madhe, Ylenia Carrisi, në vitin 1994. Ngjarja tronditi familjen dhe u kthye në një plagë të hapur që ndikoi thellësisht edhe në raportin mes tyre. Me kalimin e viteve, diferencat në mënyrën si e përjetuan humbjen dhe si folën publikisht për të, u bënë gjithnjë e më të dukshme, pastaj çifti u nda përfundimisht në fund të viteve ’90.

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

Zhdukja e Ylenia Carrisi mbetet edhe sot një nga misteret më të njohura të showbiz-it italian. Ajo u zhduk në janar 1994 në New Orleans.

Sipas raportimeve të kohës, 23-vjeçarja po udhëtonte e vetme nëpër Amerikën Qendrore dhe më pas mbërriti në New Orleans, ku u pa për herë të fundit. Detaji që e bëri çështjen edhe më misterioze ishte dëshmia e një rojeje sigurie, i cili pretendoi se kishte parë një vajzë që i ngjante Ylenia-s të hidhej në lumë duke thënë: “Unë i përkas ujit."

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

Megjithatë, trupi i saj nuk u gjet kurrë dhe asnjëherë nuk u provua zyrtarisht që bëhej fjalë për të.

Al Bano prej vitesh është shprehur se beson se vajza e tij ka humbur jetën, Romina nuk e ka pranuar kurrë këtë version dhe vazhdon të besojë se Ylenia është ende gjallë. Në vitin 2014, Ylenia u shpall ligjërisht e vdekur, me kërkesë të të atit.

REELS

Vetë Zot, vetë shkop! 😎

Ka bërë mirë?

Si ju duk performanca e @aliskallaci 🇦🇱 Mos harroni: Votoni numrin 1️⃣ 3️⃣

Një shok si Vin Diesel 💞

🥺💞

Si do dalim këtë herë? #eurovision2026 @aliskallaci suksese 🥳

Nuk e lëshon për qamet 🤓

Artistja Elvana Gjata shenon nje tjeter sukses me koncertin e saj ne arenen me te madhe te mbyllur ne Itali per evente, Unipol ne Milano. Para nje salle te mbushur plot me rreth 16,000 vete, artistja riktheu show-n e saj Dekada, duke shtuar edhe kenge te vitit te fundit si “Sheqer” apo duetin “Moment” me Stanaj. E veshur nga Valdrin Sahiti, Gjata ndezi skenen me hitet e mbi 15-viteve karriere dhe gjate gjithe kohes u shoqerua nga publiku teper energjik i shqiptareve te ardhur jo vetem nga Italia, por edhe nga zona te tjera te Europes.

Burra, mblidhni mendjen 🤓

All rights reserved @fermavip.al @vizionplustv

After Romina Power's statement, Al Bano reacts through tears: "Don't kill me"

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

After Romina Power's statements on the "Belve" show, Al Bano's reaction also came, a reaction that was not at all calm.

Invited to "Domenica In", the Italian singer spoke through tears about the disappearance of their daughter, Ylenia Carrisi, and how that tragedy destroyed not only the family, but also the 25-year relationship between him and Romina.

"Don't kill me, I don't deserve it. I've been a great support and a pillar in our family," he said directly to his ex-wife, his voice shaking during the interview.

He was referring to the words of the singer who, as a guest on "Belve", said that at the most difficult moment of her life she no longer felt the support she thought she had around her.

"When you think you have a pillar of support nearby and suddenly the moment comes when you lean on it and there is nothing, no support, then things change."

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

She also added that she continues to believe that Ylenia is still alive, but for Al Bano, hope has long since ended.

"I accepted the truth. The pain never goes away, but I don't live with illusions. Ylenia lives in our hearts," he said.

The singer also recalled the period after their daughter's disappearance in New Orleans, in January 1994, when Ylenia was only 23 years old.

"I wandered around New Orleans at night looking for our daughter. I saw terrible places, people with guns, drugs, everything. But where were you? How can you say you didn't have support?" he asked Romina during the interview.

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

According to Al Bano, he did not give up on seeking to continue his life or career, as has been implied over the years.

"We left together. After a month there was nothing left to do. It was a tragic reality that had to be accepted."

In one of the most emotional moments of the interview, he also recalled the last concert he held with Romina Power in July 1994 at San Siro.

“It was July 4, 1994, at San Siro. We had to respect that contract. That evening, I said to her: ‘You, Romina, have decided that you will not see all this again. I will not give up, I will continue to live, I will even wait if necessary.’ I realized that there was nothing more to do. Human beings must react, even in times of tragedy.”

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

However, it seems that tragedy marked the end of everything between them, not just artistically. In the end, Al Bano also reacted to other statements that Romina has made about him over the years, including an interview on Spanish television where she claimed that he had raped her.

"Why would you punish me like this? I know what I have given to our family and I am sorry that they do not accept it. I have accepted everything they have done and said against me. Even the children have defended me regarding these statements."

Al Bano and Romina Power were one of the most iconic couples of Italian music in the 70s and 80s, not only on stage but also in their personal lives. They married in 1970 and had four children.

Their relationship changed radically after the mysterious disappearance of their eldest daughter, Ylenia Carrisi, in 1994. The event shocked the family and became an open wound that deeply affected their relationship. Over the years, the differences in how they experienced the loss and how they spoke publicly about it became increasingly apparent, and the couple finally separated in the late 1990s.

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

The disappearance of Ylenia Carrisi remains one of the most well-known mysteries of Italian showbiz. She disappeared in January 1994 in New Orleans.

According to reports at the time, the 23-year-old was traveling alone through Central America and then arrived in New Orleans, where she was last seen. What made the case even more mysterious was the testimony of a security guard, who claimed to have seen a girl who resembled Ylenia jump into the river saying: "I belong to the water."

Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: "Mos

However, her body was never found and it was never officially proven that it was hers.

Al Bano has for years said that he believes his daughter is dead, Romina has never accepted this version and continues to believe that Ylenia is still alive. In 2014, Ylenia was declared legally dead, at the request of her father.