Ka nga ata që shkojnë në takimin e parë me gjithë zemër, gjithë buzëqeshje dhe... gjithë jetën gati për ta rrëfyer. Të tregojnë ku e shohin veten pas 5 vitesh, si e njohën shoqen më të mirë, pse ndahen gjithmonë pas muajit të tretë. Po, edhe nëse s’ka kimi fare.
Kjo ndodh zakonisht me shenjat “llafazane” të horoskopit si Binjakët, Peshorja, Dashi dhe Shigjetari. Këta janë entuziastët e takimeve që dinë të mbajnë atmosferën gjallë dhe kurrë nuk përjetojnë ato heshtjet e sikletshme që i trembin të gjithë.
Por në anën tjetër të spektrit janë disa shenja që vijnë në takim si me armaturë: të ftohtë, të menduar, me një “mur mbrojtës” emocional që të duhen minimumi 10 takime për ta rrëzuar.
Ja cilat janë 3 shenjat më të rezervuara në takimet e para:
Akrepi
Nëse të shikon pa folur, mos u çudit: Po të skanon.
Mos prit që Akrepi të zbulojë diçka personale në takim. Ai/ajo do të të shikojë me sytë ngulitur, me fytyrë të pakuptueshme, ndërkohë që po të analizon çdo fjalë. Ka shumë gjasa që të ketë parë çdo foto tënden në rrjete sociale dhe të dijë më shumë për ty sesa vetë ti.
Akrepët janë shumë intuitivë dhe nuk humbasin kohë me biseda sipërfaqësore për qenin, picën apo filmin më të fundit. Ata kërkojnë thellësi dhe sinqeritet – por pa e bërë këtë hap ata të parët. Dhe po, janë shumë më emocionalë nga ç’duan të duken, prandaj parapëlqejnë të jenë të rezervuar sesa të ndihen të lënduar më vonë.
Bricjapi
Nëse duket sikur je në intervistë pune, ke përballë një Bricjap.
Bricjapët janë seriozë dhe të kujdesshëm. Për ta, takimi i parë është më shumë një vlerësim fillestar, jo një vend për të “hapur shpirtin”. Ata hyjnë me strategji të qartë: flasin pak, dëgjojnë shumë dhe ruajnë “materialin e mirë” për takimin tjetër. Nëse e ndjen që po të teston, nuk gabon.
Nuk është se nuk kanë thellësi – përkundrazi – por e tregojnë vetëm kur janë të sigurt që ti je personi i duhur. Shanset janë që do të marrësh një mesazh super të sinqertë një të martë pasdite shumë rastësisht, që nuk përputhet fare me atë çfarë tha (ose nuk tha) në takim.
Ujori
Nëse duket sikur s’ka interes, mos e merr personale – thjesht Ujori është në “planetin e tij”.
Ujorët janë të çuditshëm në mënyrën më të dashur. Në takime janë të qetë, pak të çuditshëm dhe shumë të largët. Edhe kur u pëlqen dikush, ata do ta fshehin si profesionistë. Preferojnë të flasin për muzikë, teori konspirative dhe ngjyrën e preferuar sesa për marrëdhënie ose ndjenja.
Nëse i pyet për familjen apo për qëllimet në jetë, mund të bllokohen ose të bëjnë shaka që shmangin çdo lloj emocionaliteti. Janë më të mirë në situata spontane, jo formale – prandaj mos u habit nëse takimi i parë është shumë “meh”, por i dhjeti është *bomba*.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Bustle