Showbiz

Ornela Vorpsi tregon pse nuk flet me të motrën, Laura Vorpsin

Ornela Vorpsi tregon pse nuk flet me të motrën, Laura Vorpsin
Ornela Vorpsi

Ornela Vorpsi, shkrimtare, piktore dhe fotografe, është rikthyer në Tiranë pas vitesh mungesë për të promovuar një ekspozitë personale. Dje mbrëma, ajo ishte e ftuar në Opinion me Blendi Fevziun, ku dha një intervistë të sinqertë për gjithë jetën e saj, duke nisur nga fëmijëria, e deri tek planet e të ardhmes.

Në një moment, Ornela u pyet për të motrën e saj nga babai, Laura Vorpsi, ish zëdhënësen e Partisë Demokratike.

“Për momentin i kam prerë raportet me motrën time, sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndjej se nuk kemi ç’të ndajmë me njëra-tjetrën. Kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë. Kur nuk e kam nuk më intereson më njeriu, qoftë motër...  Nuk kam më raporte. Këtë kam zgjedhur. Të mos kem më raporte.”

Ornela Vorpsi tregon pse nuk flet me të motrën, Laura Vorpsin
Laura Vorpsi

Ornela Vorpsi, në intervistat e dhëna së fundi ka pranuar se dikur ishte e dashuruar me Edi Ramën, ndërsa ai jo. Sidoqoftë, marrëdhënia e tyre mbeti “njerëzore” dhe ruajnë komunikimet. Nga ana tjetër, Laura Vorpsi punoi për thuajse dy vite për Partinë Demokratike. Ky dallim politik mund të jetë shkaku pas “etikave të ndryshme” të dy motrave.

Për herë të fundit ato u panë bashkë në 2015-n, në plazh. Laura Vorpsi nuk ka komentuar në lidhje me prononcimin e të motrës.

Ornela Vorpsi tregon pse nuk flet me të motrën, Laura Vorpsin

Ekspozitën e Ornela Vorpsit mund ta shihni në hollin protokollar të Kryeministrisë deri më 30 qershor.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb