
Pak çaste më parë, dizajneri Olivier Rousteing prezantoi koleksionin Pranverë-Verë 2020 të Balmain. Rousteing bashkëpunoi me Kylie Cosmetics përsa i përket grimit të modeleve. Koleksioni i produkteve për makeup përfshin një paletë me tone për sytë, buzëkuq dhe laps për të vijëzuar buzët.

Shfaqja e Blamain nisi me veshjet bardhë e zi, të cilat u zëvendësuan më pas nga ngjyrat. Gjithë eventi u transmetua live në YouTube dhe mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. Gjeni 23 minuta kohë.