News

Oh, ironia! Eventi për vapën ekstreme anulohet për shkak të vapës ekstreme

Oh, ironia! Eventi për vapën ekstreme anulohet për shkak të
Foto: Getty Images

Një aktivitet që do të mbahej në qendër të Londrës, me temë përshtatjen ndaj temperaturave ekstreme, është anuluar pasi qyteti po përballet me një valë të fortë të nxehti.

Takimi, i titulluar "Nxehtësia ekstreme: Përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i veprimeve në të gjithë botën" ishte planifikuar të mbahej të mërkurën në bibliotekën Shaw të London School of Economics, si pjesë e Javës së Veprimit për Klimën në Londër.

Por organizatorët vendosën ta anulonin, pasi godina e universitetit nuk kishte sisteme ftohjeje, “si shumica e ndërtesave në Londër”.

Në Londër dhe në disa zona të tjera të Anglisë është vendosur alarm i kuq për temperaturat e larta, i vlefshëm deri të enjten në orën 23:59, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 37°C.

Temperaturat e larta kanë sjellë edhe mbyllje të plota ose të pjesshme të qindra shkollave në Londër dhe në jug të Anglisë. 

Anulimi i një eventi për vapën për shkak të vapës duket si një ironi e pastër, por është edhe një kujtesë se qytetet, edhe ato më të pasurat, nuk janë gjithmonë gati për realitetin e temperaturave ekstreme.

REELS

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee