Lifestyle

Nuk pushoni dot së menduari? Psikologët zbulojnë metodën që funksionon

ac6562d087841d81603ace46f7f8d55c.jpg

Të menduarit e tepërt shpesh na jep iluzionin se kemi kontroll mbi situatat, por në realitet zakonisht bën të kundërtën. Sa më shumë analizojmë çdo skenar të mundshëm, aq më shumë ushqejmë ankthin dhe stresin. Pikërisht për këtë arsye, psikologët theksojnë se të mësosh të bashkëjetosh me shqetësimet, pa i lënë ato të dominojnë ditën tënde, mund të jetë një hap i madh drejt mirëqenies mendore.

Këtë e dëshmon edhe historia e Mel Bradman, e cila ndau në The Guardian mënyrën se si një rregull i pazakontë, por tepër i thjeshtë, e ndihmoi të dilte gradualisht nga cikli i mbianalizës.

Kur ankthi pushtoi çdo aspekt të jetës

Gjysma e dytë e vitit 2011 ishte një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Presioni në punë, një marrëdhënie që po merrte fund, sëmundja e nënës dhe dhimbja e humbjes së babait krijuan, siç e përshkruan ajo, "një stuhi perfekte".

Ankthi u bë pjesë e çdo dite. Edhe vendimet më të vogla i dukeshin të pamundura për t'u marrë, ndërsa mendimet e pafundme nuk e linin të gjente qetësi.

Megjithëse vazhdonte të punonte dhe të dilte me miqtë, ajo ndiente se ankthi po drejtonte jetën e saj. Metodat që dikur e ndihmonin, si udhëtimet apo shëtitjet e gjata, nuk funksiononin më.

Rregulli i "Kohës pa shqetësime"

Pas disa përpjekjeve për të gjetur terapistin e duhur, ajo nisi psikoterapinë. Pikërisht gjatë një seance, kur u gjend sërish e bllokuar në një cikël mendimesh pa fund, terapisti i propozoi diçka krejt të pazakontë.

"Sonte, pas orës 18:30, është Koha pa Shqetësime", i tha ai.

Kur ajo kërkoi shpjegime, përgjigjja ishte e thjeshtë: nga ora 18:30 deri sa të zgjohej të nesërmen, nuk lejohej të shqetësohej për asgjë.

T'i japësh trurit një pushim

Qëllimi i këtij ushtrimi nuk ishte të mohonte problemet, por t'i jepte mendjes një periudhë pushimi.

Sipas terapistit, ankthi është si një ngacmues: sa më shumë t'i bindesh, aq më shumë hapësirë zë. Ai e siguroi se shqetësimet nuk do të zhdukeshin brenda natës, por as nuk do të largoheshin nëse i linte mënjanë për disa orë.

"Ato do të jenë ende aty nesër në mëngjes, nëse do të duash t'u rikthehesh", i tha ai.

Ndryshimi erdhi gradualisht

Natën e parë nuk ia doli plotësisht. Arriti t'i mbante larg mendimet vetëm deri rreth orës tetë të mbrëmjes, përpara se ato të riktheheshin.

Por me kalimin e javëve, "koha pa shqetësime" u zgjat gjithnjë e më shumë. Fillimisht deri në orën 22:30 dhe, më pas, deri në mëngjesin e ditës tjetër.

Gradualisht, ajo filloi të ndiente ndryshimin. Ankthi nuk ishte zhdukur, por nuk e kontrollonte më në të njëjtën mënyrë. Ndihej më e lehtësuar, më optimiste dhe më pak e mbingarkuar.

6c53c498df4daa4655a0d3ca47496242.jpg

Bradman pranon se nuk ishte vetëm kjo teknikë që e ndihmoi. Psikoterapia, ndryshimet në rutinën e përditshme dhe përpjekja për të zhvendosur vëmendjen drejt aktiviteteve të tjera luajtën një rol po aq të rëndësishëm.

Megjithatë, rregulli i "Kohës pa Shqetësime" i mësoi diçka thelbësore: mendja nuk mund të kontrollohet plotësisht, por ne mund të zgjedhim se sa hapësirë u japim mendimeve ankthuese.

Vite më vonë, gjatë një udhëtimi në Bangkok, ajo pa një tabelë ku shkruhej "Zona pa shqetësime". Ishte një kujtesë e vogël, por e fuqishme, se nuk është e nevojshme të jesh gjithmonë peng i ankthit. Ndonjëherë, mjafton t'i japësh vetes leje për të marrë një pushim nga shqetësimet.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.