Horoscope

Një guidë se si t’i mbijetosh Hënës së re të 21 tetorit (dhe në vijim)

Një guidë se si t’i mbijetosh Hënës së re të
Allure

Hënat e reja nuk janë aspak periudha të thjeshta për shenjat e horoskopit! Është momenti për rinovim, manifestim, si dhe për fillime të reja, të cilat jo gjithmonë janë të lehta për t’u përballuar. Praktikisht, Hëna e re të detyron të përjetosh një ndryshim, je apo jo gati ti.

Duhet të krijosh hapësirë për fillime të reja, si dhe të mos kesh frikë të eksperimentosh. Kjo ngjarje qiellore të “budalleps” pak, ndaj mos u shqetëso më shumë se duhet!

Tani, ca këshilla se si t’i mbijetosh kësaj periudhe:

Ktheje emocionin në veprim! Ndjenjat e tua janë karburant, jo dobësi. Përdor gjithë këtë intensitet emocional për të vepruar. Qaj nëse ke nevojë, por kur të mbarosh, lejo që e njëjta energji të të shtyjë drejt përparimit.

Zgjidh se si të reagosh! Energjia e Peshores mëson elegancën e kohës së duhur. Para se të flasësh, merr frymë. Para se të tërhiqesh, reflekto. Para se të vendosësh, kupto!

Vendos kufijtë! Rishiko rutinat, angazhimet dhe marrëdhëniet e tua. Ekuilibri nuk do të thotë t’u thuash “po” të gjithëve; do të thotë t’u thuash “po” vetëm gjërave që të sjellin qetësi.

Çdo pengesë le të jetë një përgatitje! Asgjë që të ngadalëson nuk vjen për të të ndalur, por për të të drejtuar në një rrugë tjetër. Konsideroji pengesat si pasqyra që të tregojnë se çfarë ka nevojë për përmirësim, jo si prova që ke dështuar.

viz si një shenjë Ajri! Ji i/e lehtë, fleksibël dhe kureshtar/e. Ajri lëviz përmes hapësirës, nuk lufton me të. Nëse arrin të mbash qëndrimin tënd të qetë edhe nën presion, kjo Hënë e re të çon drejt suksesit.

Hëna e re në Peshore na kujton se balanca nuk gjendet kur rri në vend, por krijohet kur ti lëviz. Ndërgjegjësimi emocional është busulla, maturia është timoni dhe guximi është çelësi. Edhe kur jeta të sjell devijime, çdo pengesë të çon në një drejtim të ri.

 

REELS

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili