Përshëndetje Anabel!!!
Po e nis me kete frazë aq të zakonshme për ju, por që kjo histori me të zakonshmen nuk ka të bëj fare. Unë jam një djal 29 vjeçar nga Tirana dhe në këtë hyrje të shkurtër do të kisha dëshir të sqaroja dy pika të rëndësishme:
1. E para është arsye sepse e kisha të nevojshme për t’ju shkruaja. Arsyeja është se duke qënë një person introvers nuk e kam pasur kurrë mundësinë që këtë histori ta diskutoj me dikë dhe kjo më duket padiskutim një mënyrë e mira për të nxjerr të gjith atë ndjenjë kotësi që kam përbrënda.
2. E dyta, se përse më duhet ta dërgoj nga nje profil pa identit ne fb?! Në këtë histori janë të përfshirë shumë njerëz dhe privatësia e tyre që nuk na takon neve për të gjykuar zgjedhjet që kanë bërë në jetë.
E gjitha filloi më 25. 6. 2011, kur pas një interviste punë për një kompani X që për mua shkoi mirë, unë fillova punë si specialist pranë kësaj firme. Pasi unë vlerësova që më ishte dhënë një shans i madh për jetën time profesionale, ju përkushtova punës me të gjith qënien për të respektuar veten dhe pritshmëritë që Shefja e Departamentit dhe Presidenti kishin për mua. Presidenti i firmës ishte njëkohësisht Aksioneri kryesor dhe bashkshorti i Shefes në departamentin ku unë isha i punësuar. Ndërkoh aksioneri tjetër i firmës ishte miku i ngusht i Presidentit, një mik i vjetër fëmijërisë së tij. Duke mos dashur të ngarkoj shkrimin me detaje të kota dhe të zgjatem pa kuptim, po filloj menjëher nga ajo, nga arsyeja se përse ju kam shkruar! Pasi kaluan rreth tri muaj i punësuar, kuptova që Shefja ime po shfaqte një interes ndryshe, ndryshe nga ai i thjeshti mes dy kolegëve. Asokohe isha nje djal 26 vjeçar dhe pa impenjime, ndërkohë Shefja ishte një grua 45 vjeçare plot sharm por disi siperfaqësore që gjithsesi nuk mund të ishte dashuria ime, por unë megjithatë thash me vete “carpe diem” dhe vendosa të shfrytëzoj rastin. Ky veprim më favorizoi edhe nga ana profesionale dhe menjëher u ngrita në detyre dhe u bëra Shef Sektori. Shumë nga lexuasit mbase kanë filluar të më gjykojnë si të pa moralshëm, por nuk e dinë që me atë që pason, morali kishte vdekur... Gjatë asaj periudhe fillova të ndihesha i arrirë, i pushtetshëm dhe që mund të bëja çfar të doja me këdo. Në firmën ku isha i punësuar pas disa muajsh punë, më saktësisht rreth Prillit të 2012 fillon të punoj part-time dhe vajza 21 vjeçare e dy Shefave të mij. Ndryshe shume nderyshe nga e ëma ajo më përfshiu me thjeshtësinë, sinqeritetin dhe simpatinë e saj por shpesh herë impresioni i parë por edhe i dyti gabojn... Filluam të flirtonimë me njëri tjetrin, madje krijuam edhe një lidhje, por që asnjëri nga ne as që e kishte iden më të vogël për sekretet që fshihnim gjithsecili ne këtë trekëndësh dashurie që më vonë u bë katror, kub, etj, etj... Që nga momenti që u lidhëm e deri në muajin shkurt të 2013 unë i mbajta të dyja lidhjet njëkohësisht, por në datën 2 shkurt vajza Sh. me thotë që është shtatzanë. Të dy bashkë me konsesus vendosëm që ta mbanim fëmijën dhe ta bënim lidhjen tonë publike, por unë para se të kryeja këto veprime kisha një sprovë të vërtetë! Duhet t’i tregoje të ëmës dhe ashtu siç e prisja ajo nuk e pranoji këtë gjë ne mënyrë kategorike. Gjthsesi unë isha i bindur që ajo nuk do të fliste, sepse kishte shumë për të humbur, kështu që e vazhduam lidhjen dhe pa miratimin e saj. Unë i trgoj të bijës që e ëma ishte kundra lidhjes sonë dhe të dy së bashku marrim vendimin për të vazhduar në rrugën tonë. Unë gjithashtu dhashë dorheqjen edhe nga pozicioni i punës. Pavarsisht se kjo ngjarje deri ne momentim që ne dimin, aq sa dinim për njëri tjetrin ishte vërtet jasht logjikës normale, ajo do kthehej në tragjike kur të dilnin në sipërfaqe të vërteta akoma më të frikshme. Ish dashnorja dhe ish shefja ime e dinte shumë mirë që personi që duhej goditur në mënyrë të tillë, që t’i jepë fund lidhjes, duhet të isha unë dhe ajo kështu veproi... Vajza e një tradhtare nuk kishte si të ishte ndryshe!!! E ëma më tregoi se e bija më kishte tradhtuar madje edhe fëmijën e kishte me dikë tjetër. Fatkeqësisht e gjitha ishte e vërtetë! Edhe pse unë nuk i besova në fillim, por kur fola me të bijën dhe e vura para fakteve ajo e pranoi, madje pranoi më shumë seç duhej, ajo më tregoi( fatkeqësisht ) edhe se kush ishte babai i foshnjes që po priste!!! I ati ishte djali i aksionerit tjeter të firmës ku ne punonim, shoku i saj i fëmirisë dhe fatalisht diçka më shumë por ajo nuk e dinte. Se përse kam shkruar në kllapa “fatkeqësisht” do ta kuptoni vetë në fund të historisë.( e ëma e dinte që e bija më kishte tradhëtuar, por jo me kë). Edhe pse shumë i xhindosur dhe i mërzitur në fund të fundit po mendoja që mbase e kisha hak të gjithë këtë histori që më ndodhi, as unë nuk isha treguar një njeri për t’u marrë shëmbull edhe unë kisha bërë të njëjtën gjë për gati 7-8 muaj edhe unë isha tradhtar, opurtunist dhe gënjështar. Pasi kaluam një periudhë rreth 2 muaj pa asnjë kontakt, një natë më datë 5 korrik 2013 në orën 22 40 marrë nje telefonata nga ish shefja: -“ dëgjo X.X ka ndodhur një fatkeqësi!!! - Vajza është aksidentuar me makinë, foshnja rrezikon shumë. - Tani gjëndemi në spital dhe po presim që të futet në sallë për t’u operuar, por kemi nevoj për gjak dhe nuk ka rendësi grupi që ti je, sepse ata të bankës së gjakut kështu na thanë. -Na than që për çdo qese që do merrni për vajzën duhet zëvendësuar me një tjetër pa pasur rëndësi grupi dhe ne momentalisht në spital jemi vetëm. –Jemi vetëm une dhe i ati! - dhe ti e di shumë mirë që unë nuk dhuroj dot se kam probleme me aneminë, më fal por nuk e dija kë të njoftoja nuk e dija kujt t’i kërkoja ndihmë”. Unë mund të isha imoral por jo çnjerzor, me urgjencën më të madhe i drejtohem spitalit ndjek të gjitha proceduarat e dhurimit të gjakut dhe gjatë periudhës që vajza e sh. Ishte në sallë pata mundësinë të flisja pak më të ëmën. Folëm për gjithçka na kishte ndodhur përgjat këtyre dy viteve dhe ne diskutim e sipër, mbase nga ankthi për të bijën, mbase nga ndjesia e fajit, apo diçka tjetër ajo më rrëfeu të pa rrëfyeshme, atë që do të shkatërronte përfundimisht familjen e saj.
Ish Shëfja: -“ Ti x.x vërtet mendon se unë e kam pasur të leht?! – Ti vërtet mendon se jam krenare për ato çfar kam bërë në jetë?! - Përfshirë dhe ty!” Unë: -“ Nuk e di! – Nuk kam se si ta di!!!” Ish Shëfja: -“ Epo jo... – unë kam qën gjithmon një femrër që i kam përballuar hallet e shtëpisë e vetme, me në krah një burr kukull, një burr që edhe kur e mori vesh që “vajza e tij” nuk ishte e tija, nuk tha asgje, sepse nuk thoshte dot asgje!!! Unë për të isha dhe jam një kamuflim. –Ti mendon që jam e degjeneruar?! -Po edhe mbase jam! Po çfar do kishte bër një tjetër grua në vendin tim?! Kur burri i saj as ditën e parë e as një herë më pas nuk kërkon të bëj dashuri me të!!! –Epo kjo ka qënë jeta ime, e martuar me shkesi, me një burr që kurr nuk ishte burr! – po gjithnjë ka qënë nje b*** q*** që kurr nuk kishte guximin të pranonte seksualitetin e tij, por e kishte me të lehtë që të rriste fëmijën e dikujt tjetër dhe të bënte një sy qorr e një vesh shurdh, kur shoku i tij i ngushtë (aksioneri tjetër i firmës) më pallonte në krevatin e tij.” Unë: -“ Vajzën e ke me filanin?!”(aksioneri tjetër).
Ish Shëfja: -“ PO!”
Unë u shtanga nga ajo çfarë dëgjova, nuk më vinin më fjalët, nuk dija çfarë të thoja. Largohem nga spitali dhe i them vetëm që: “ vajza ka të drejt të mësojë të gjithë të vërtetën, sepse as që e ke idenë se çfarë ke shkaktuar me këtë të fshehtë. -Ose përndryshe do ja them unë!!!”
Ditë më pas, marr vesh që foshnja nuk ja kishte dalë, mbase më mirë kështu; do ishte fëmija i një mashtrimi, tradhtie dhe më kryesorja do ishte një fëmijë i lindur nga një incest. Pavarsisht se nuk kisha më asnjë detyrim dhe më tepër asnjë dëshirë për të komunikuar me asnjërin nga pjestarët e asaj famlje filmash triller, ndjeva që duhet ta ndaloja këtë marrëzi! Të paktën mos të përsëritej në të ardhmen. Lashë një takim me vajzën dhe i kërkova që mos t’i thoshte prindërve, sepse e dija që do ja ndalonin që t’më takonte. U takuam në një nga lokalet afër shtëpisë saj dhe unë pa përdorur as fjalë të bukura e as nuk i rashë qark, ja thash të gjithë të vertetën. Do të ishte e kotë që të përshkruaja ragimin dhe gjëndjen e saj pas asaj që i thashë, por di të them që mora vesh më vonë se ishte në Austri për t’u kuruar nga pasojat e së vërtëtës. Ehh ç’tju them tjetër!!! Kjo është një histori që nuk ka një fabul, nuk një moral dhe asgjë për të mësuar nga ajo, por është vetëm një mënyrë për t’ju njohur se deri ku arrin makabriteti i një gënjeshtre dhe më tepër një mënyrë egoiste e imja për të nxjerr të gjithë atë ndenjë kotësie që më ka pushtuar sot e një vit më parë.
Me respekt Shefi Lagjes