Fashion & Beauty

Një epokë e re po nis! Prada blen Versace-n

Një epokë e re po nis! Prada blen Versace-n

Prada njoftoi sot, më 2 dhjetor, se kishte përfunduar blerjen e Versace-s, një markë që grupi italian i luksit tha se e kishte dëshiruar prej kohësh. Prada nënshkroi një marrëveshje përfundimtare në prill për të blerë Versace-n nga kompania amerikane Capri Holdings për rreth 1.3 miliardë euro (1.51 miliardë dollarë).
 
Lorenzo Bertelli, djali i pronarëve të Prada-s, Miuccia Prada dhe Patrizio Bertelli, i tha Reuters në nëntor se ai do të bëhet kryetar ekzekutiv i Versace-s, sapo blerja të përfundonte. Ai tha se Prada kishte qenë e interesuar për këtë marrëveshje prej vitesh me radhë.

Një epokë e re po nis! Prada blen Versace-n

“Kontakte ka pasur që gjatë periudhës së COVID-it, pati biseda edhe para se Capri të shitej për Tapestry. Kur ajo marrëveshje dështoi për shkak të çështjeve të konkurrencës, ne u rikthyem dhe përpoqëm ta shpejtojmë procesin,” tha Lorenzo Bertelli.

E themeluar në vitin 1978 nga Gianni Versace në Milano, marka e njohur për estetikën e saj të guximshme do t’i bashkohet dy markave kryesore të grupit: Prada dhe Miu Miu. Sa i përket Miu Miu-t, është një markë e vogël, por që po rritet me ritme shumë të shpejta, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm strategjik për shtëpinë italiane të modës.

Një epokë e re po nis! Prada blen Versace-n
 
Bertelli, i cili e nxiti fuqishëm për këtë blerje, tha se Versace përmbushi dy kushte kyçe:

- që të mos ishte shumë e rrezikshme financiarisht
- që ia vlente, duke pasur parasysh se marka renditet ndër liderët botërorë në industrinë e modës.
 
Në mars, disa javë para se të njoftohej marrëveshja me Prada-n, Donatella Versace dha dorëheqjen nga pozicioni i drejtores kreative, pas pothuajse tre dekadash në këtë rol. Dario Vitale, më parë drejtor dizajni te Miu Miu, e zëvendësoi.

REELS

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓