Fashion & Beauty

Nisur nga partneri i Mikelës: Si të veprosh kur ke bërë një gafë ose je penduar për tatuazhin tënd?

Nisur nga partneri i Mikelës: Si të veprosh kur ke bërë

Mikela Pupa dhe partneri i saj do të bëhet së shpejti prindër të një goce dhe për të shenjuar këtë moment kaq të rëndëishëm, partneri i ish-banores së “BBVA 2”, vendosi të bëjë një tatuazh, të cilin për fat të keq, e kanë shkruar gabim. Në vend të “It’s a girl”, por në tatuazhin në fjalë shkruhet “I’ts a girl”. 

Nisur nga paniku dhe sikleti që ndjemë për partnerin e saj, pyetëm ekspertin Erald Isufaj, i cili na tha që të mos panikosemi, pasi falë teknologjisë, gjithçka e ka një zgjidhje. Kështu, Eraldi na tregoi për lazerin e ri që pritet të vijë në klinikën e tij dhe që dukshëm, të shpëton nga gafat nëpër tatuazhe, por edhe tatuazhet që nuk të pëlqejnë më, vetullat tatuazh se ashtu ka qenë moda, apo kanë qenë gabime momentale (dedikuar ish-it për shembull. S’e di ç’ke menduar! Nuk të gjykojmë, po të zgjidhim punë).

Duke qenë se ne ndajmë lajmet fantastike me ty, s’po kursehemi as këtë herë dhe të prezantojmë me lazerin Seria Q-Plus – Evo Family!

Nisur nga partneri i Mikelës: Si të veprosh kur ke bërë

Ç’është ky lazer?

Praktikisht, është një platformë lazer, e disponueshme në 6 konfigurime të ndryshme, me qëllim që t’i përshtatet më së miri çdo lëkure. Përmes një miksimi goditjesh, lazeri bën të mundur që një vetëm 1 nanosekondë të godasë të gjitha pigmentet e tatuazhit dhe të ndihmojë në zbehjen e tij, pa e lënduar dhe dëmtuar lëkurën përreth. Kështu, pigmenti kthehet në grimca të vogla dhe përpunohet lehtësisht nga trupi, derisa të zbehet dhe të largohet.

Nisur nga partneri i Mikelës: Si të veprosh kur ke bërë

A ka dhimbje?

Bëre mirë që pyete, sepse kjo është një tjetër risi e lazerit! Përmes ftohësit të kontaktit, lazeri mundëson ftohjen e lëkurës gjatë trajtimit, duke zvogëluar në mënyrë mjaft efektive dhimbjen, ndërkohë që e bën procedurën më të shpejtë dhe të thjeshtë për profesionistët dhe klientët.

Cili është ndryshimi nga lazeri tradicional?

E thënë shkurt e shqip: Një seancë e Seria Q-Plus – Evo Family vlen sa 3 seanca të një lazeri tradicional. Pra, nëse ty të duhen tre seanca me një lazer tradicional, me këtë risi teknologjike, të duhet thjesht 1.

Lazeri Seria Q-Plus – Evo Family do të jetë së shpejti në klinikën “Philaser Tattoo Removal”, e cila do të jetë klinika e parë që ofron këtë shërbim të fundit. Pra, së shpejti, e gjen në klinikë.

Nisur nga partneri i Mikelës: Si të veprosh kur ke bërë

Po kur s’të pret puna?

Nuk të kemi harruar as ty o shpirt i paduruar që do ta heqësh qafe atë tatuazhin që të vret syrin! “Philaser Tattoo Removal” disponon gjithashtu lazerin PicoSure, të cilët janë të butë me lëkurën tënde dhe ofrojnë rezultate mjaft efektive. ky lazer nuk përdor fare nxehtësi, por në vend të saj, impulse ultra të shkurtër, të cilët bombardojnë grimcat e bojës me presion tejet të lartë.

Nisur nga partneri i Mikelës: Si të veprosh kur ke bërë

Kështu, boja ndahet në grimca të vogla, të cilat pasi copëtohen, shpërbëhen shumë më shpejt dhe më thjesht. Si përfundim, ato eliminohen dhe ti nuk do të shohësh asnjë gjurmë nga tatuazhi yt i mëparshëm. PicoSure është pa diskutim një procedurë e lehtë dhe shumë e rehatshme.

Sa shpejt mund të kem rezultate?

Ky lazer është në gjendje të arrijë një zbehje të konsiderueshme të tatuazhit me bojë të errët pas vetëm një seance, çka do të thotë se +75% e tatuazhit mund të zbehet pas trajtimit fillestar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????? ?????? ????? ?????? (@philaser_tattoo_removal)

I heq vetullat tatuazh?

Sigurisht! Ja ku e ke një rezultat që e tregon qartë!

Nisur nga partneri i Mikelës: Si të veprosh kur ke bërë

Për sa trajtime hiqet një tatuazh me bojë të zezë?

Të duhen 4-8 seanca. E përkthyer në kohë? 6-10 muaj dhe shpëtove.

Ok, më binde! Ku të kontaktoj?

Hehe! Në nr e telefonit: 067 713 6362

Në llogarinë e “Philaser Tattoo Removal” në Instagram!

 

REELS

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.