News

Nicolas Sarkozy shkon me këmbët e tij (& i shoqëruar nga Carla Bruni) drejt burgut

Nicolas Sarkozy shkon me këmbët e tij (& i shoqëruar nga
Getty Images

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me burg në Paris! Një gjykatë e dënoi me pesë vjet për komplot kriminal, lidhur me një skemë për të marrë fonde për fushatën elektorale nga regjimi i ish-diktatorit të Libanit, Muammar Gaddafi.

Nicolas Sarkozy, i krahut të djathtë, që drejtoi vendin midis viteve 2007 dhe 2012, është ish-kreu i parë i një vendi të BE-së që shkon në burg dhe i pari lider francez pas Luftës së Dytë Botërore që dënohet me burgim.

Sarkozy, i cili ka apeluar vendimin, u përpoq të shmangte fotografimin në dyert e burgut “La Santé” në jug të Parisit. Në vend të kësaj, ai organizoi një dalje të kujdesshme nga shtëpia e tij në perëndim të kryeqytetit, ku u shfaq bashkë me bashkëshorten e tij, këngëtaren Carla Bruni, për të përshëndetur turmat e mbledhura jashtë.

Nicolas Sarkozy shkon me këmbët e tij (& i shoqëruar nga

Fillimisht, fëmijët e tij, dolën për të përshëndetur mbështetësit. Louis Sarkozy, një nga djemtë e ish-presidentit, i cili po përgatitet të kandidojë për kryetar bashkie në Menton gjatë pranverës së ardhshme, kishte bërë thirrje që mbështetësit të dilnin në rrugë. Disa prej tyre brohorisnin “Nicolas! Nicolas!”.

Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale e Sarkozy-t, u publikua një mesazh ku ai shkruante: “Jam i pafajshëm” dhe e quante burgosjen e tij një “skandal gjyqësor”.

Nicolas Sarkozy u shpall fajtor muajin e kaluar. Gjykatësja kryesore, Nathalie Gavarino, arsyetoi dënimin me 5 vjet burg, duke thënë se faktet e çështjes ishin me “rëndësi të jashtëzakonshme” dhe se mund “të cenonin besimin e qytetarëve”.

Avokatët e Sarkozy-t paraqitën menjëherë një kërkesë për lirimin e tij sapo ai hyri në burg dhe gjykata e apelit ka dy muaj kohë për ta shqyrtuar kërkesën. Në raste të tilla, gjykata mund të vendosë për lirimin me mbikëqyrje gjyqësore ose arrest shtëpie. Ajo mund të vendosë gjithashtu të mos e lirojë të dënuarin, për shembull, nëse gjykon se kjo është mënyra e vetme për të parandaluar manipulimin e provave ose kanosjen e dëshmitarëve.

Nicolas Sarkozy shkon me këmbët e tij (& i shoqëruar nga

Gjatë gjyqit tremujor, prokurori publik i kishte thënë gjykatës se Nicolas Sarkozy kishte bëri një “pakt faustian korrupsioni me një nga diktatorët më të pamëshirshëm të 30 viteve të fundit”, për të siguruar financime zgjedhore nga Gaddafi.

Nicolas Sarkozy u shpall i pafajshëm për tre akuza të tjera: korrupsion, keqpërdorim të fondeve publike nga Libia dhe financim të paligjshëm të fushatës elektorale.

Në gjyq, ai mohoi çdo akuzë dhe tha se nuk ishte pjesë e ndonjë komploti kriminal për të kërkuar fonde nga Libia dhe avokatët e tij apeluan vendimin. Një gjyq i ri pritet të mbahet pas rreth 6 muajsh, por natyra e dënimit të tij kërkon që ai të kryejë dënimin, ndërkohë që procesi i apelimit vazhdon.

Nicolas Sarkozy i tha gazetës Le Figaro se kishte marrë me vete fotografi familjare dhe tre libra të lejuar gjatë javës së parë, përfshirë një biografi të Jezusit dhe “Kontin e Monte Kristos” të Alexandre Dumas, romani ku një burrë i pafajshëm dënohet padrejtësisht, por arratiset për t’u hakmarrë. Ai tha se do ta përdorë kohën në burg për të shkruar një libër.

Nicolas Sarkozy shkon me këmbët e tij (& i shoqëruar nga

Pritet që ai të mbahet në izolim për arsye sigurie, në një qeli individuale rreth 9 metra katrorë, me dush dhe tualet privat. Nuk do të ketë telefon, por do të ketë një televizor të vogël. Një linjë telefoni e kontrolluar nga autoritetet do t’i lejojë të komunikojë me familjen dhe avokatët. Ai do të ketë të drejtë për dy vizita familjare në javë. Sarkozy tha se i ishte këshilluar të merrte tapa për veshët, sepse “natën dëgjohen shumë zhurma, britma, ulërima”.

Megjithatë, Sarcozy ende gëzon mbështetje në të djathtën franceze. Presidenti aktual, Emmanuel Macron e priti Sarkozy-n në pallatin Élysée të premten, veprim që ai e mbrojti publikisht të hënën:“Ishte e natyrshme, në nivel njerëzor, që të pranoja një nga paraardhësit e mi në këtë kontekst,” tha presidenti Macron.

REELS

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍