Fashion & Beauty

Ngjyrë e ngrohtë apo e ftohtë e lëkurës? Me këtë truk do ta gjeni tonin tuaj në pak sekonda

Ngjyrë e ngrohtë apo e ftohtë e lëkurës? Me

Sado që të gjithë do donim të provonim grim të nuancave të ndryshme, me siguri e keni vënë re se sa ndryshe mund të duket tek çdo person një grim me disa ngjyra të caktuara. Ngjyra e syve dhe e flokëve, si dhe toni i lëkurës, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në atë që i përshtatet çdo personi.

Ndonëse nuancat e flokëve dhe të syve janë të lehta për t'u identifikuar, për fat të keq nuk vlen e njëjta gjë për lëkurën, pasi ajo ka dy tone: atë sipërfaqësor dhe atë që shtrihet poshtë lëkurës, i njohur si nënton. Për më tepër, toni i lëkurës mund të ndryshojë për shkak të ekspozimit në diell, por toni i poshtëm nuk ndryshon kurrë.

Të dyja janë njësoj të rëndësishme kur zgjidhni një fondatinë apo korrektor, sepse nëse nuk bëjmë zgjedhjen e duhur rezultati nuk do të jetë aspak i bukur.

Ekzistojnë tre kategori nëntonesh: të ftohta, të ngrohta dhe neutrale. 

Mënyra më e zakonshme për të zbuluar se cili është nëntoni juaj është të shikoni venat tuaja. Nëse janë blu, ju keni nënton të ftohtë, ndërsa nëse janë jeshile, keni nënton të ngrohtë. Në rast se ky truk nuk ju dha përgjigjen që kërkoni, mund të provoni këtë teknikë që na e mëson grimieri i famshëm, Scott Barnes.

Nëse keni një nuancë të ftohtë, ju përshtaten nuancat e ftohta (si në grim, ashtu edhe në bizhuteri apo veshje), nëse keni një nuancë të ngrohtë, nuancat e ngrohta ju bëjnë të dukeni mjaft mirë, ndërsa nëse keni një nuancë neutrale, ju shkojnë pothuajse të gjitha.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Marie Claire

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Warm or cool skin tone? With this trick you will find your tone in a few seconds

Ngjyrë e ngrohtë apo e ftohtë e lëkurës? Me

As much as we all love to try different shades of makeup, you've probably noticed how different certain makeup colors can look on each person. Eye and hair color, as well as skin tone, play a very important role in what suits each person.

And while hair and eye shades are easy to identify, unfortunately the same is not true for skin, as it has two tones: the surface tone and the one that lies beneath the skin, known as the undertone. Furthermore, skin tone can change due to sun exposure, but the underlying tone never changes.

Both are equally important when choosing a foundation or concealer, because if we don't make the right choice, the result won't be beautiful at all.

There are three categories of undertones:  cool, warm, and neutral. 

The most common way to find out what your undertone is is to look at your veins. If they're blue, you have cool undertones, while if they're green, you have warm undertones. If this trick didn't give you the answer you're looking for, you can try the following technique taught by celebrity makeup artist Scott Barnes.

If you have a cool undertone, cool shades suit you (both in makeup and jewelry or clothing), if you have a warm undertone, warm shades make you look quite good, while if you have a neutral undertone, almost everything suits you.

Source: Marie Claire

Suggested articles: