Fashion & Beauty

Ngjyra e balerinave që po vishen me pantallona s'është as e zezë, as kafe, por shumë më elegante

Ngjyra e balerinave që po vishen me pantallona s'është as e
Foto: Rosalía /GTRES/Backgrid

Dy nga vajzat më të komentuara të muzikës sapo u panë të veshura me të njëjtin trend këpucësh, të kombinuar me pantallona tipike vere, dhe kjo vështirë të quhet rastësi. Edhe pse zakonisht pantallonat nuk dominojnë gardërobën e stinës së nxehtë, këtë vit situata ka ndryshuar. Pantallonat e bardha, kaprit, modelet e gjera dhe ato me prerje të lehta janë kthyer në zgjedhjet më të preferuara të sezonit.

Por detaji që po bën diferencën nuk janë pantallonat, janë balerinat e bardha. Po, jo të zeza dhe as kafe, siç jemi mësuar zakonisht. Vajzat më me stil po zgjedhin balerina të bardha për t’i kombinuar me pantallonat e verës dhe rezultati duket menjëherë më i freskët, elegant dhe perfekt për pranverë-verë.

Këngëtarja Rosalía u fotografua e veshur me kapri të zeza, një xhaketë me detaje pellushi dhe balerina klasike të bardha. Ndërkohë, Rosé zgjodhi pantallona të bardha, një bluzë sportive të zezë dhe balerina të bardha me dizajn modern. Në të dyja rastet, zgjedhja e këpucëve i dha kombinimeve një pamje shumë më verore dhe më shik sesa do të dukeshin me këpucë të errëta.

Trendi po tregon qartë se balerinat e bardha janë alternativa që e bën çdo veshje të duket më e pastër, më luksoze dhe më “vajzë që di të vishet”. Sidomos kur kombinohen me pantallona të lehta vere, krijojnë atë estetikën minimaliste që po dominojnë rrjetet sociale dhe stilin e rrugës këtë sezon.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Ngjyra e balerinave që vajzat po veshin me pantallona s'është as e zezë, as kafe, por shumë më elegante