
Pranvera dhe vera e vitit 2026 sjellin me vete një frymë të re, plot drita e lule. Ngjyrat e forta, linjat e pastra dhe materialet që lëvizin natyrshëm krijojnë skenën ideale për sezonin e ardhshëm të modës.
Në vijim zbuloni trendet kryesore, siluetat që do të dominojnë dhe detajet që ia vlen t’i përvetësoni në muajt që vijnë.
“Përplasja” e ngjyrave

Më shumë se kurrë, ngjyrat e guximshme “përplasen” dhe bashkëjetojnë njëkohësisht. Portokallia, vjollca, roza dhe e kuqja kombinohen me me njëra-tjetrën, duke krijuar një rezultat të jashtëzakonshëm.
Xhaketa e shkurtër

Pas disa sezonesh ku kanë mbizotëruar xhaketat e gjata dhe të gjera, sezonin e ri e simbolizon rikthimi i modeleve të shkurtra. Ato variojnë në gjatësi të ndryshme dhe kombinohen bukur me pantallona ose funde me bel të lartë.
E gjitha e kuqe

Nga nuanca e kuqe e gjakut te ajo e vishnjes së thellë, e kuqja rikthehet si ngjyra më elegante dhe dinamike e sezonit.
Lule

Këtë vit motivet me lule bëhen më të gjithanshme se kurrë. Nga versionet bohem, e deri tek ato më të zakonshmet.
Pikat (polka dots)

Klasike dhe lozonjare, pikat rikthehen sërish këtë vit. Të lehta për t’u kombinuar, ato sjellin një prekje elegancë “vintage” në çdo kombinim, nga fustanet dhe fundet, te pantallonat, bluzat dhe aksesorët.
Roza e ëmbël

Nga rozë e ëmbël deri te nuancat pastel, kjo ngjyrë merr një tjetër vëmendje këtë sezon. Nga materialet saten e deri te këmishat pranverore, kjo ngjyrë duhet të jetë pjesë e garderobës së kujtdo. Rezultati? Një ngjyrë që përcjell forcë dhe feminitet në të njëjtën kohë.