
Sezoni i ri ka ardhur dhe natyrisht, Kendall Jenner është një hap përpara. Tashmë, ajo na ka prezantuar prerjen perfekte të vjeshtës: praktike, elegante dhe shumë ‘cool’.
Gjatë verës, Jenner i mbajti flokët e gjatë me shtresa në stilin “boho”, por këtë fundjavë ajo duket se priti ndërrimin e stinëve, duke u shfaqur me një prerje të re të tipit lob (long bob). Flokët i rrinë pak mbi supe dhe janë stiluar me onde të lehta, një pamje perfekte për ditët e freskëta të vjeshtës.
Gjatë fundjavës në New York, Kendall e shfaqi prerjen e saj të re me disa veshje të ndryshme:
Më 13 shtator, ajo zgjodhi një veshje me kanatiere të zezë dhe fund të bardhë saten. Flokët ishin ndarë me një vijë të drejtë në mes dhe me maja të kthyera pak nga jashtë, një pamje me ndikim të dukshëm nga vitet '90.
Po atë ditë, Jenner mori pjesë edhe në eventin Hennessy x Renell Medrano's Ice Magazine Vol. 2 Launch, ku solli versionin e saj të trendit “office siren” me një fustan gri dhe syze. Flokët lob ishin mbledhur në një topuz të lëmuar dhe elegant.
Më 14 shtator, ajo u shfaq me një fustan të gjatë në ngjyrë të verdhë, me mëngë të fryra.
Kendall Jenner është ylli i kopertinës së re të Vogue, së bashku me Gigi Hadid, e cila gjithashtu mori pjesë në festë me të dashurin e saj, Bradley Cooper.