Metropolitan

Për vajzën e keqe në video!

Po çfarë janë këta amoral xhanëm? Si nuk ju vjen turp që bëjnë këto gjëra:-më tha një mik teksa komentonte i skandalizuar fotot e vajzës në krevatin e një ish ministri që u publikuan me shpejtësinë e erës ngado. Deri tani mediat janë kursyer për emrin e vajzës mëkatare,por kjo pak rëndësi ka. Unë nuk e di as nuk dua ta di emrin e saj. Më vjen shumë keq për të dhe familjen edhe kur mendoj sesi bota përtej do shfryj gjithë komplekset mbi trupin dhe turpin e vajzës në video. Gjyqi po bëhet ende, dhe ky shkrim do mbërrij tek ju, kur në tavolinë keni ende të ngrohtë pjatën e këtij gjykimi. As unë nuk bëj përjashtim. Mendoj ashtu si ju, që ish ministri nuk ngjan me një Maço që ja vlen një arratisje emocionale-seksuale. Ai i ngjan më shumë (gjithmonë sipas fotove të shkëputura në video) një kali të lodhur. Vajza duket të jetë e gjatë dhe elegante. Ka krahë të hollë dhe pasi ka zhveshur rrobat si mëkate të njëpasnjëshëm, duket se i është kthyer orarit të punës. Ndoshta ajo e ka vuajtur më shumë skenën live, sesa këtë të publikuarën.

Kushedi? Ky është një perceptim personal nga fotot sikundër dihet që një foto mund të interpretohet në njëmijëenjë mënyra. Mund të ketë qenë edhe dashuri ajo mes tyre, dhe kjo do ishte një e keqe më pak, por nuk prirem ta besoj as unë dhe as ju. Kërcënimi në gjithë këtë histori të këtyre viteve, janë videot si mjet shantazhi. Të gjithë mund të jemi viktimë të partnerëve tanë. Askush nuk mund të flas sikur është i virgjër ashtu siç bëri miku im i cili për hir të së vërtetës, kam frikë se thellë në ëndrrat e tij bën seks më një mashkull. I mirkuptoj djemtë që nuk kanë mundur të shprehin seksualitetin e tyre. Madje uroj që të gjitha ata që kanë sherr me seksin, ta zbulojnë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ata do jenë gjthmonë në një betejë të heshtur me të gjithë ne “skandalozët që bëjmë seks” dhe teksa shajnë e grishen, më duket se prishen mbi skandalin. Siç e thashë, djemtë që flenë nga marazi i shoqërisë me femra,  i mirëkuptoj të shajnë vajzat e keqija si e panjohura në foto. Ata kanë bërë një pakt me shoqërinë dhe e mbajnë zogun në kafaz për hir të kësaj të fundit, ndaj nuk ju ktheva me asnjë argument sepse e di sa shumë vuan. Por në përgjithësi, shoqëria jonë sillet sikur nuk i heq brekët kurrë. Sikur nuk sheh porno, sikur nuk vdes të dëgjojnë fjalë të pista në seks. Këtu të gjithë sillen sikur i bëjnë fëmijët nga sqetullat. Dakord, një video seksi do të jetë gjithmonë skandaloze përsa kohë akti mishtor mes dy njerëzve është diçka private që nuk bëhet në publik. Por ta ndalim pak euforinë e gjyqtarit të jetës së tjetrit. Nuk i dimë kurrë në ç’rrethana një femër gjendet në krevatin e një mashkulli. Në këtë Shqipëri të pagjymtyrë mund ta gjesh veten të krisur nga ëndrrat dhe parimet. Sigurisht që nuk i bën Shqipëria vajzat kurva, por shoqëria mund t’i trajtojë si të tilla sa herë t’ja doë xhani. Mos bëni sikur nuk ju ka ndodhur të shkoni me dikë dhe të ndiheni aq keq, sa kur jeni kthyer në shtëpi, gjëja e parë që keni bërë është të futeni në dush e të ripni lëkurën nga vendi,  nga domosdoshmëria për të hequr erën e Atij. Ndoshta nuk e pranojmë hapur, por në veten tonë ne të gjitha e dimë të vërtetën. Ndoshta nuk kemi takuar një ish ministër të çuditshëm që filmon veten 24 orë dhe mos takofshim kurrë por një gjë e them me bindje që vajzat po i vrasim ne vajzat dhe djemtë që nuk janë dot vajza.

Pas 100 vjetësh bota ndoshta nuk do eksitohet më nga videot,  por seksi nuk do pushojë kurrë se eksituari njerëzimin si motorri më i sinqertë i barkut të burrave e grave. Deri atëherë uroj që shoku im të prehet në qetësi, i kënaqur nga akti mishtor me një brenda llojit të vet.

P.S para disa kohësh një mikeshë më tregoi sesi një e njohur e përbashkët kishte folur keq për shoqen time të ngushtë. Me argumentin se kjo e imja ishte pak e lëvizur dhe që i pëlqenin burrat e botës. Qesha, (pa dhënë sqarime) dhe mu kujtua se pikërisht njeriu që e kish thënë një gjë të tillë, nuk e di dhe kurrë nuk do ta mësojë se unë, jo vetëm dija tradhtitë e saj ndaj bashkëshortin  me mikun tim më të mirë, por kisha parë edhe foto plot pasion që më hiqnin çdo dyshim se këto ishin vetëm fjalë që i merr era. Eh ndodh kështu, ndodh edhe kështu. Kur ngulim thika duhet të kontrollojmë vrimat tona apo jo...

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj