Celebrity

Elisabetta Canalis bëhet nënë

30 Shtator 2015

Elisabetta Canalis bëhet nënë

Të martën e 29 shtatorit ka lindur në Los Angeles Skyler Eva Perri, vogëlushja e Elisabetta Canalis dhe Brian Perri. Lajmin e ka dhënë vetë ish-velina, e cila ka postuar në Instagram një foto të bashkëshortit dhe vajzës së porsalindur duke shkruar: "Jeta ime është e mbushur me dashuri falë jush. Mirëseerdhe në këtë botë Skyler Eva".

Në fakt duhet thënë se ndjekësit më të veçantë të Canalis ishin prej pak orësh gati dhe në pritje të lajmit të lindjes sepse më herët 37-vjeçarja italiane kishte shkruar në Instagram: "Kjo natë është vërtetë speciale për mua".

Ditëve të fundit bashkë me Canalis ka qenë edhe mamaja e saj, Bruna, e cila ka udhëtuar drejt Los Angeles për të qenë pranë vajzës në këto ditë të veçanta për të. 

Burimi: repubblica.it

Përshtati: Jolinda Levonja