Zbulimi më i fundit duke përdorur imazhe me rezolucion të lartë të sipërfaqes së planetit Mars, është një rreth misterioz prej gurësh i cili është evidentuar në majë të strukture të ngritur. Duke i vendosur emrin 'Marshenge', të ashtuquajturit ‘ndjekësit e alienëve’, të cilët analizojnë në detaje çdo foto të publikuar nga NASA, e kanë krahasuar këtë strukturë me Stonehenge-in e famshëm në Wiltshire, Angli.
Grumbulli i çuditshëm i gurëve ka ngritur tashmë teori që ai mund të ketë qenë ndërtuar nga të alienët.
Drejtuesi i këtij grupi, i cili qëndron gjithmonë nën anonimat tha në faqen e tyre zyrtare: "Struktura piramidale janë vënë re rregullisht në Mars e më pas janë lidhur me piramidat e lashta të Tokës, por tani me ‘Marshenge’ kemi një lidhje me strukturat tona më të hershme historike."
Ekspertët kanë thënë se këto forma gurësh në trajtë rrethi mund të krijohen edhe në mënyrë natyrale, por gjithsesi ky zbulim mbetet i habitshëm.
Përshtati: Ermira Leshi
Burimi: dailymail.co.uk