Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi kosovar Ghetto Geasy janë kapur ‘mat’ sëbashku në kryeqytet. Në fotot e siguruara në mënyrë ekskluzive nga Anabel.al të dy duken në një ambjent kinemaje në qytetin e Tiranës. Çifti, është përfolur shpesh kohët e fundit se janë në një lidhje, por asnjëherë nuk ka patur një prononcim nga asnjëra palë mbi këtë çështje, edhe pse ka patur mjaft foto që i kanë ‘kapur’ bashkë.
Mesa duket ata kanë zgjedhur të shohin një film në këtë dalje të tyren, një nga tematikat e preferuara të çifteve gjatë një ‘date-night’.
Pyetja jonë është: Në këtë muaj mjalti, a zihen për temën e filmit apo bien dakort si për fillim?