Një nga të mirat e këtij seriali (përveç shikimit epshndjellës të protagonistit) është fakti që e ka rivënë Stambollin në hartën turistike për shumë shqiptarë, të cilët çuditërisht e paragjykojnë, duke menduar se i përket një bote të prapambetur e fanatike. Stambolli, një nga qendrat e qytetërimit në Mesjetë, një vepër arti në arkitekturë, është konsideruar si qyteti “must” për t’u vizituar nga revistat më të mëdha botërore të turizmit dhe të modës. Meqenëse është kaq afër me një udhëtim direkt me avion për ne shqiptarët, ju sugjerojmë ta shihni ashtu siç e ka parë protagonisti Ezel.
Haydarpa?a – Atje ku nisi gjithçka! Omeri kthehet nga ushtria dhe takohet me miqtë e tij më të ngushtë, si edhe me të dashurën, Ejshanin. Në atë stacion të katërt bëjnë edhe foton që Ezeli do ta mbajë me vete gjatë gjithë kohës në burg, ku bluante hakmarrjen. Hajdarpashai është ndërtuar më 1908 nga arkitektët gjermanë Otto Ritter dhe Helmut Conu dhe ishte dhuratë nga Kaiser Wilhelm 2 për sulltanin Abdul Hamid II dhe vetëm vitin e fundit u konsiderua nga qeveria si qendër kulturore. Duke qenë se Stambolli ka qenë një qytet i rëndësishëm në perandorinë otomane, Hajdarpashai ishte vendi që lidhte këtë perandori me perëndimin dhe lindjen. Vizitojeni përpara se të mbyllet për t’u kthyer në një qendër ku njerëzit mund të kalojnë kohën e lirë, të bëjnë shopping apo të vizitojnë historinë e Turqisë.
Molla A?ki – Është kafeja më e famshme e filmit. Një pjesë e mirë e skenave janë zhvilluar në këtë kafe. Molla A?ki është pjesë e Molla A?ki Culture Park. Ajo është famshme sepse ka pamjen më këndgjerë të Stambollit, krahasuar me kodrat e Pierre Loti-t.
Ura Galata (Yeni Galata Köprüsü) – Një nga urat më të famshme të Turqisë, e përmendur në letërsi, teatër dhe poezi. Ura ku Ramizi, i sapodalë nga burgu, e vëzhgonte me aq mall nga tarraca e apartamentit të Ezelit. Ura Galata është në zemër të Stambollit, duke lidhur dy cepa të gjirit Briri i Artë. Në perëndim të Urës është kontinenti europian dhe në lindje Azia. Thuhet se Sulltan Bajaziti i Dytë i kërkoi Leonardo da Vinçit të projektonte një urë më 1503, 50 vjet pasi qyteti kishte rënë në duart e Bizantinëve. Artisti dhe inxhinieri i madh e bëri projektin, por ai nuk u pranua. Ura aktuale Gallata u ndërtua në vitin 1992.
Pierre Loti Café – Kafeja nuk është pjesë e filmit, por ka një nga pamjet më të bukura të qytetit dhe prej andej mund të shihni edhe urën e famshme, ku shpesh takoheshin heronjtë e serialit, ura ku nisi edhe hakmarrja e Ezelit. Julien Viaud, oficer francez marine, i cili shkruante novela nën pseudonimin Pierre Loti, e vizitonte shpesh këtë kodër duke shkruar për qytetin që dashuronte. Në kohën e Loti-t, kafeja ishte e thjeshtë me disa stola dhe një sobë ku gatuhej kafe turke. Sot në këtë zonë ka edhe një hotel me 5 yje dhe një restorant shumë të frekuentuar. Vizitoni këtë kafe dhe monumentet e kulturës rreth saj, si: Xhamia e Ejupit, Muret Bizantine të qytetit, mozaikët e Muzeut Kariye etj.
?ile Feneri – Nuk duam t’iu prishim fundin atyre që s’e kanë parë, por ju themi vetëm kaq: Shile Feneri luan një rol të rëndësishëm në film, një rol simbolik dhe të paharrueshëm. Një far historik, Shile Feneri ndodhet në bregun perëndimor të Detit të Zi, në qytetin verilindor të Shile-s, në provincën e Stambollit. Ndërtimi i tij u urdhërua nga sulltani otoman Abdulmecid dhe u ndërtua në 1859-ën nga inxhinierë francezë. Në vitin 1860 fari u bë funksional. Ai është ndërtuar në një greminë në Kepin Shile dhe është i gjatë 19 metra, me formën e një prizmi tetëkëndësh. Viti 2010 ishte 150-vjetori i inaugurimit dhe, me këtë rast, pati festime nga 25 maji deri më 23 korrik. Posta turke ka nxjerrë edhe një pullë me foton e farit.
Büyük Yeni Han – Edhe pse i pasur, dajë Ramizi ose plaku i mençur i serialit, fshihej në një lagje të lënë pas dore që të mos e gjenin armiqtë e tij. Ky vend njihet në Stamboll si Büyük Yeni Han (Hani i madh e i ri) dhe i përket shekullit XVIII, i ndërtuar rreth vitit 1760. Büyük Yeni Han-i ka një kopsht shumë të gjatë dhe harqe nga të dyja anët, e vetmja arkitekturë e këtij lloji që ka mbijetuar nga ajo epokë. Ky është një nga rreth 12 hanet e ndërtuara gjatë Perandorisë Otomane, të cilët u shërbenin tregtarëve të huaj. Stambolli, si qytet, përfitonte edhe duke qenë në pragun e Europës, por edhe si ndalesa perëndimore e rrugës së mëndafshit: Në hane të tillë ndalonin karvanët që vinin nga Azia, të ngarkuar me erëza dhe porcelane.
Bulevardi Istiklal – Ju kujtohet puthja e parë e Ezelit me Ejshanin? Ezeli vrapoi pas saj në një rrugë të mbushur me njerëz dhe të dy puthen mes qindra syve. Puthja ndodhi në një nga bulevardet më të famshme të Stambollit, të cilin e vizitojnë 3 milionë njerëz çdo ditë fundjave. I ndodhur në zonën historike Beyo?lu, kjo rrugë elegante është 3 kilometra e gjatë, me butikë, galeri arti, kinema, teatro, biblioteka, kafe, pabe,klube nate, pastiçeri dhe restorante. Bulevardi Istiklal u ndërtua në fund të Epokës Otomane dhe përfshin një përzierje stilesh, si: neoklasike,neogotike, Beaux-Arts, Art Nouveau, si edhe arkitektura kombëtare turke. Zona është një vend fantastik për të bërë shopping. Ky bulevard ka ndërtesa të rëndësishme historike dhe politike, si Çiçek Pasaji (Rruga e Luleve) ku ndodhen restorante intime dhe të vogla, Balik Pazari (Tregu i Peshkut), institucione akademiketë ndërtuara nga vende si Austria, Franca, Gjermania apo Italia në fillim të shekullit XIX.