Pas disa fotove të muajit të kaluar (Lexo këtu) që tregonin Adrian Gaxhën sëbashku me moderatoren Luana Vjollca në plazh, këngëtari ka vendosur të tregojë të vërtetën e tyre.
Gjatë një interviste për emisionin kosovar Prive, i pyetur se sa të vërteta janë lajmet se ata mund të jenë rikthyer sërish bashkë, Gaxha përgjigjet: “I kam parë këto lajme nëpër rrjetet sociale, por nuk është e vërtetë se ne jemi rikthyer bashkë. Pas lidhjes tonë të disa viteve më parë, mbajmë bashkë raporte njerëzore si me çdo njeri normal. Ato foto janë bërë gjatë Summer Fest në Ulqin, ku unë kam qënë pjesëmarrës (dhe Luana prezantuese), por njerëzit i keqkuptojnë pak gjërat”.
Ndiqni intervistën e plotë: