Ka dashur të mbajë çdo gjë sekret dhe ja ka dalë më së miri!
Anjeza Shahini i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni sekrete më 7 shtator të këtij viti dhe i vetmi detaj që ka dhënë për ditën më të rëndësishme të jetës janë ftesat që ka bërë publike në Instagram. Anjeza dhe i dashuri i saj, diplomati anglez Paul Edward Conolly, të lidhur prej më shumë se 3 vitesh janë martuar në Toskanë, Itali dhe jo vetëm që asnjë foto e çiftit nuk gjendet në media online por e gjithë ceremoni i ka shpëtuar vëmendjes publike.
Artistja që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion e kishte marrë propozimin e veçantë për martesë në Venezia më 4 prill të këtij viti dhe duket se çifti kishte vendosur si datë për kurorëzimin e lidhjes 7 shtatorin.