Showbiz dhe TV

Blerim Destani me prindërit në premierën e filmit

9 Shtator 2015

Blerim Destani me prindërit në premierën e filmit

Aktori shqiptar Blerim Destani ka zgjedhur të shoqërohet në Tapetin e Kuq të premierës së serialit më të ri, "Alarm für Cobra 11" nga prindërit e tij. I lumtur për këtë, Destani ka treguar në foton e publikuar në Instagram se pasja në krahë e prindërve i ka dhuruar atij një emocion të veçantë. "Faleminderit për këtë përjetim të rrallë"- shkruan 34-vjeçari, nën foto me mamanë dhe babain e tij.

Destani i është bashkuar kastit të aktorëve të serialit policor shumë të famshëm në Gjermani “Alarm für Cobra 11″, serial i prodhuar nga RTL, në sezonin e 36-të. Blerimi luan rolin e një djali shqiptar të quajtur Emilian dhe disa prej serive të filmit u xhiruan pak kohë më parë edhe në Shqipëri.