Pasditet në televizionet Top Channel, TV Klan e Vizion Plus do të vijnë me disa ndryshime këtë sezon duke filluar me TV Klan I cili nuk do të ketë program pasditeje deri në janar.
Çfarë do të transmetohet në Klan pasditeve?
Drejtori I Programacionit I këtij televizioni, Albert Dumani, pohon për Anabel që nuk do të ketë program pasditeje. Ndryshimi I pasdites së Klan-it do të jetë vetëm orari I telenovelës Bidai që do të transmetohet në orën 18:20. Prezantuesja dhe autorja e “Takimi I Pasdites” në TV Klan, Rudina Magjistari, do të letë larg ekranit për një periudhë të shkurtër. Ajo do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe në muajin janar, pasditja e Klan-it do të jetë serish e Magjistarit
Çfarë ndryshimesh do të ketë "Pasdite në Top Channel"?
Jonida Shehu, prezantuesja e “Pasdite në Top Channel” , tregon për Anabel ndryshimet në strukturë të programit. E premtja nuk do të ketë më panelin e gazetarëve por një panel fiks që do të komentojë ngjarjet e javës dhe historitë më pikante të rrjeteve sociale. Gentian Minga, Bora Feri dhe Rezart Cenaj do te japin opinionet e tyre çdo të premte duke I shoqëruar ato edhe me opinionet e rrjeteve sociale. Do të ketë ironi dhe humor për ta bërë të premten pak më “sociale”. Një tjetër ndryshim do të jetë edhe intervista me personazhin e së premtes. I ftuari qoftë njeri publik apo I thjeshtë, do të flasë vetëm për një histori që I ka ndryshuar jetën. Nga ato histori që ndonjëherë bëhen më të famshme se vetë personi. Do të jetë një intervistë e konceptuar ndryshe, pa pyetje. Jonida do të nisë bisedën e më pas do të jetë vetë personazhi që tregon përpara kamerës historinë e tij. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me pamjen e Jonidës. Flokët e shkurtër deri në supe e kanë bërë edhe më të këndshme pamjen e saj. “Pasdite në Top Channel” fillon të hënën në datën 7 shtator në orën 18:00.
Kush do ta drejtojë "Vizionin e Pasdites"?
“Vizioni I Pasdites” do të ketë disa ndryshime në pamje dhe në brendësi. Fytyrat e pasdites në Vizion Plus do të jenë dy, Anila Cela dhe Orinda Huta. Edhe pse Orinda do të ketë ditët e saj në prezantim mund të themi që pasditja është e saja. Këngëtarja dhe prezantuesja këtë sezon të ri televiziv do të jetë edhe autore e programit. Anila, e rikthyer në formë pas bebit të dytë, do të ketë pjesën më të madhe të prezantimit. “Vizioni I Pasdites” fillon në 14 shtator në orën 18:00.