Letra 1
Pershendetje anabel dhe ju fansa po mar guximi ta thyj i pari akullin te tregoj qe po gruaja ma ka bere 8 me 2 para martese ja beja vet 8 ne 2 dilja ku dhe kur te doja dhe rrija sa te doja dhe shumicen e kohes kur isha me shok ose shoqe nuk ia hapja telefonin hic dhe kur ajo e shkreta i binte pafund nje here mbaj mend qe kisha 110 thirrje te humbura ne ate kohe punoja ndonjehere por lodhesha shpejt nga tekat e pronarit ose kot mu fiksonte dhe e lija punen derisa gjeja tjeter nuk me plaste fort se skisha problem po tani eh tani cdo gje ka ndryshuar zgjohem cdo dite ne 6 shkoj ne pune dhe duroj p@rdhet e shefit kolegve per ato 300 mij lek se po lash punen kush e degjon pastaj gati e ka fjalen parazit sharjet ankesat por me e keqa qarjet qan si me komande nje gje ti thuash dhe ja plas e un sduroj dot dhe pse tani e kan kuptuar qe me shume e ben kastile qe te bej ca do ajo por ca ti bej prekem kur qan daljet me shok nuk egzistojn me vetem me ate ose me familjen time ose te asajt dhe pse punoj 8 or ne dite prap ankohet qe nuk e ndihmoj ne shpi por po ju them nje gje kush thot qe nuk ta ben gruaja 8 me 2 genjen cdo gje ndryshon pas martese se nuk ke ca ben jeta familjare ka kushte po deshe se po sdeshe divorcohesh e rri rrugve vertet nuk ka aq shume liri por çe do ku ka si gruaja dhe shtepia anonim normale se ndryshe mos e posto fare
Letra 2
Pershnetje te tanëve! Ndoshta eshte turp me thane po shpesh here mka dhunuar gruaja...jo fizikisht, por psikologjikisht.....kam nje grua moj anabel yll,asht shume e bukur dhe mendjemadhe,plote huqe dhe teka....zihemi dhe debatojm shume here ,ndjehem shume xheloz ngaqe ashte shume e bukur......une e dua ,por bukuria e saj eshte kthyer ne ferr per mua...dhe me shume zihem per fb dhe instg ....nuk dua qe qe ate ta shohin tjeret as ne foto...anabel bukuria e saj po me tret cdo dite, dhe me kundershton ne cdo gje qe i them... Me fjal nuk e bind dote....kam perdore cdo menyre po ajo nuk me bindet ..zihemi edhe per shoqerine e saj te shkolles, se pse i mban ne fb..ndoshta ajo ka te drejte por une behem xheloZ ...ajo ska faji.po une cfare faji kam qe ndihem xheloz? Bukuria e saj dhe xhelozia ime me kan bere gjumin me enderra......Kohet e fundit kam perdore nje menyre te re, kam blere nje pistolet dhe e mbaj ne dhomen e gjumit...e montoj dhe e cmontoj dhe e pastroj ne sy te gruas......anabel me duket se po jep efekt......Po prap ajo ngelet e bukur . te gjithe ju qe jeni beqare ju them: heqni duar nga femrat e bukura se jan helm....
Letra 3
Anabel persa i perket temes, grate sot kane mare situaten ne dore .su flet dot me goje ,se direkt pergjigje , une qe po shkruaj jo se ma ka bere 8 me 2 ,se kalojme mire ,por sa hap une goj per femije te trete ,se kemi 2 yje , une dua dhe te tretin fillon lufta , jo andej jo kendej sikur ne lidhje martesore persa i perkete femijeve vendos vetem femra , ejjjjj ne i mbajme 9 muaj ne bark , thote direkt ,egoizem i gjalle ,ne baballaret sbejme asgje , vetem grate punojne bejne , kjo ishte nga ana ime e Pershendetje gjithe femrave ,pak me kokulur duhet te jeni se kot nuk eshte jete ,te drejta te barabarta per cdo gje.
Letra 4
ehhh moj anabel sikur te ishte 8 me 2 do ishte mire por eshte 6 me 2....se kuptoj pse me duhet gruaja ne shpi kur te gjitha i bej vet...hekuros kemishat shtroj tavolinen ngre tavolinen....marr femiun nga cerdhja e coj...epo cte bej me?e di cme ndodhi nje nate?jo se di do thuash ti,ja po ta tregoj...qante cupa naten...i them gruas cohu o gru se do te pij...ajo ben sikur nuk ndjen...e shoh nje here shtrember e shoh perseri kur ajo sa hap syte me fut nje te uleritur cohuu nuk e degjon qe po qan?cohem une i shkreti po cte beja skam cica....i them o gru do te pij prandaj po qan,jepi me thote...si perfundim sa te qaj cupa pa pushim e ushqej...pasi e ze gjumi cupen,gruaja ka fjetur edhe ajo mendoj me vete.....por sikur mos ta kisha gruan si do e beja cupen i vetem? anonim si gjith dynjaja anabel sja uroj asnjerit kete fat
Letra 5
Ah moj Anabel,edhe mua e fejuara ma ka bere 8 me 2,por jo ne aspektin e keq,por jam bere skllav i saj nga dashuria qe kam per te. Un jam futbollist dhe profesor. Jam 3 vjet i fejuar. Ajo ma ka bere 8 me 2, nuk ka gje qe ajo mos te doje dhe un mos te ja plotesoj. Eshte shume e bukur,ka qen modele. Behem shume xheloz kur e shikojn te tjeret. Por ajo ka nje tip aq te qet,ajo femer nuk di nje here te ankohet apo te jete grinjare,fare. Ajo cdo gje e zgjidh me embelsi,dhe kjo embelsia saj eshte moj Anabel qe mua ma ka bere 8 me 2. Si mund ti them jo un asaj per dicka? Vjet do iknim ne Korfuz ca dit por un kisha nje ndeshje me rendesi dhe nuk shkuam,dhe ajo nuk i vari turinjt,nuk mbajti inat sic do benin shume femra,por me buzeqeshi dhe mtha ska gje do kemi here te tjera te shkojm. Mthuj moj Anabel si mos tma ket bere mua 8 me 2 ajo? Un e dashuroj si i cmendur dhe Falenderoj zotin qe ma solli ne jete,kte njeri. Dhe e di qe eshte fanse e faqes tuaj dhe dua ti them "Pashakos" qe jam shume me fat qe tkam,flm qe me zgjodhe mua shokun e jetes.
Letra 6
Hmmm ja si e zgjidhim hallin une me te dashurin tim. Kemi vendosur qe ne fillim se se pari do e respektojm njeri-tjetrin edhe nese Jo athere do e kopjojme. Dmth duhet te jemi ne shtepi para ores 12 mesnate. Po une e shkela nja dy here vajta ne shtepi rreth ores 4 te mengjesit meqe me ftuan per darke . atij I tregova sigurisht . Dhe me kopjoi ,doli per darke me dy femra dhe mi nisi selfiet me to .Kur ma ben keshtu e dua me shum. Ehh nuk rri me naten vone ,nuk dua qe dhe ai te rri vone . E kemi lene qe takimi do jete i lajmeruar dy tre dite para. Nese me njofton krejt papritur dhe une e kam vendos tashme te dal me shoqet ,me vjen keq I them po e kam lene te dal me shoqet . Nese sme merr ne tel nje here une nuk e marr 10 here . Nese me merr nje here une e marr njehere. I pergjigjem mesazheve 2-3 ore mbasi mi ka nisur ose I lexoj dhe I pergjigjem nje ore me mbrapa. Po prap e dua . Kur sme pelqejn limitet qe me ve ,I them nuk me plq nuk jam e lumtur keshtu dua te dal dhe Jo te kerkoj leje. E kuptoj qe lidhja do respektuar ,por eshte thjesht lidhje dhe sdua ta marr seriozisht. Vetem martesa I kam thene me mbledh ndryshe do rri beqare per qejf. Anonim
Letra 7
Po shkruaj nga fb i nipit po gjithsesi ju lutem anonim. 8 me 2 eshte pak, po ma ka bere sic ja ka bere Gjermania Brazilit, 7 me 1 Si mos te ma bej, aq e embel sa eshte. Ndonjehere kur zihemi dhe my hypin nervat keq fare, ajo urtsohet direkt dhe mua me bien nervat e vec e perqafoj. Nuk me kerkon kurre dicka moj Anabel dhe kjo me ben t'ja blej te gjitha. E do kete??? Po ate?? Joooo thote mos u shpenzo. Po une per ate do punoja 24 ore po te duhej. Jam bere kshu si skllav i saj. Kur e kam pare per here te pare te qaje me eshte care zemra, vetem i lutesha te pushonte. Ka raste kur eshte shume e prekshme dhe e mban te qaren i mbushe. Ato syte me lot por e mban veten. Mthuj si mos ti fal boten. Aq e dashur e bukur e embel sa eshte. 7 me 1 ma ka bere, s'mbahet mend kur kam dale me shoket, jam fut ne pune qe mos te jem parazit dhe te jem i denje per ate, per te dale dal vec me ate ose familjet tona. Jam bo familjar po jam i ri e kur shof moshataret e mi duke u harbu mendohem i her mire sa vjec jam mos kam shku 30. Prap se prape skisha me e ndrru me asgje nboooote. Ajo ndjesia e te qenit nkrahet e saj ose tja degjosh zerin e embel eshte e pacmueshme. Ajo fiton ndeshje dite per dite 7 me 1
Letra 8
AHHH moj revista Anabel.....Sa po me terheq kjo tema e sotme,me zor po pres tiu tregoj sesi Vjerra ime ja ben 8 me 2 vjerrit te shkret. Kjo qe do tiu tregoj eshte e fresket fare qe ka ndodhur sot mbasdite, por sa ka dhe te tjera qe nuk kane te mbaruar. Te dy jane ne pune, dhe kur vijne nga puna mendjen e kane tek tenxherja se cfare kam gatuar. I thote vjerra- shko na bli nje buke? Mire- thote vjerri i shkrete me gjithe ate te lodhur qe ishte. Shkon ky dhe vonohet 2-3 ore. Vjerra u nxeh dhe ja mbylli deren me celes.Tak-tak-tak trokiste ne dere, kjo nuk e hapte, une ne dhomen time te gjumit. Aty te rrish-ku shkove?- ke takove? me mire mos te kishe ardhur fare? I degjoja keto fjale dhe po me dhimbsej vjerri i shkrete. Sa dal une nga dhoma ime e gjumit vjerra: -Se kush po troket , shko hape deren? bente sikur nuk e dinte kush ishte. Hape deren :- He mo Xhemal se vdiqe per te ngrene? ehhhh nuk e dinte ajo se une i degjova te gjitha po thuaj mjere ke ze halli. Kjo ja ben tamam 8 me 2 ja ka mbledh nga te gjitha anet. Nejse ne shpirt te dy jane te mire, mua me respektojne, i respektoj, E vecanta e ketyre te dyve eshte se mua me pelqejne komedite, dramat apo filmat qe ata luajne, pa to jeta nuk do te kishte kuptim. Ju lutem mos gjykoni se te gjithe keshtu mendoj se veproni.flm anabel. anonim****