Cover Story

It's not personal, it's Tuna

1 Maj 2010

It's not personal, it's Tuna

Tuna ka buzëqeshjen më të bukur që kam parë. E gjithë fytyra e saj ndriçon sapo dalin në pah dhëmbët e rregullt e të bardhë, në faqe i formohen vrima të vogla dhe sytë jeshilë i shkëlqejnë. Më bën përshtypje kjo buzëqeshje, sepse rrallë ia shoh gjatë 4 ditëve të qëndrimit të saj në Tiranë. Në pjesën tjetër të kohës përfshihet aq shumë në procesin e photoshoot-it sa hutohet, harron gjëra, shpesh nervozohet dhe shfryn lehtë për ?okët, për veshjet, për oraret që duhen respektuar dhe ajo nuk është ende gati. Artisti i grimit dhe i ?okëve Armend Ramadani duket i mësuar me tensionin e saj, ndaj gjatë gjithë kohës bën shaka e qesh edhe kur ajo nis të shtyjë me nervozizëm një ?je ballukeje mbrapa. “Mos u mërzit, – më thotë Armendi, – pas 3 minutash i ulen nervat”. Dhe në fakt ashtu ndodh. Tuna qetësohet, vishet, shihet edhe një herë në pasqyrë dhe hesht. I pëlqen vetja, por për të është herët ta thotë këtë gjë. Sepse i duhet të shohë edhe fotot në aparat derisa të sigurohet që gjithçka është perfekte – një vlerë gjatë photoshoot-it ku artistja 25vjeçare përpiqet, duke dëgjuar Gelin, të japë maksimumin. 

Por “ankthi” e mbërthen gjatë gjithë kohës. Përgjatë ditëve të qëndrimit, i gjithë dialogu ynë përqendrohet vetëm rreth fotove, ndaj për ta kuptuar më mirë këngëtaren nga Maqedonia, bazohem tek vëzhgimi im, që shpesh më çon në mendime “të errëta” lidhur me ftohtësinë e saj: “Po kjo, pse bën si divë?! Mos është shumë e përkëdhelur?! Kush e ka fotografuar më parë xhanëm, Steven Meisel?!”. “Ftohtësinë” e Tunës e ndiej qëkur e takoj në bar-restorantin elegant në tarracën e hotelit “Xheko Imperial” në Tiranë. Po më pret atje së bashku me të shoqin Rilindin dhe Getoarin. Takimi ynë është shumë formal, edhe pse kemi folur shpesh me mesazhe dhe email-e gjatë muajit të fundit. Ajo më zgjat dorën, buzëqesh me kortezi dhe më fton të ulemi në një tavolinë tjetër. Tuna ka veshur një palë xhinse të grisura, një t-shirt dhe në dorën - ku shkëlqen një unazë me shtatë diamante të vegjël - mban një çantë Louis Vuitton Neverfull.   Porosit një pjatë me tagliatele. 

Hyjmë direkt në temë, diskutojmë idetë që kishim diskutuar disa herë me email, i tregoj në aparatin dixhital veshjet që kam përzgjedhur për të. “Do të doja diçka të çmendur, si Carrie tek ‘Sex and the City’, atë bluzën ‘I love Dior’ dhe një fustan balerine... / Ah po, këpucët! Këpucët janë shumë të rëndësishme! Një palë këpucë me platformë, me ato takat që janë në modë. Kam parë një palë Fendi fantastike... / Të brendshme La Perla ka?”. Po më duket vetja sikur jam kryeredaktore e “Vogue-ut” dhe ajo një aktore e famshme hollivudiane. “Me këmbë në tokë”, përsëris me vete. Vërtet që ka shumë butikë që ofrojnë markat e famshme dhe koleksione të sezonit në Tiranë, por sërish këtu nuk jemi në Nju-Jork, ku me një telefonatë timen, Dior-i do të sillte pikërisht bluzën që donte Tuna, ndërsa Patricia Field-i do të më ndihmonte të gjeja fundin e saktë të balerinës (Eh, sikur të ishte kështu!). Gjëja e vetme me të cilën kemi rënë dakord deri në këtë moment është fustani i bardhë nga “Geraldina Sposa”, salloni i njohur i nusërisë me qendër në Tiranë, që Tuna e kishte përzgjedhur për fustanin e dasmës së saj. “Unë ju jap dritën jeshile, por do të doja diçka të veçantë”, përsërit ajo, teksa kërcet lugën mbi karamelen e ngrirë të “Crème Brulee”. 

Kur vendosëm të kishim Tunën në kopertinë, e dinim se sa guxonte ajo me modën. Fituese e 16 çmimeve kryesore muzikore brenda 8 viteve, avangarde në videoklipet e saj për nga ideja dhe stili, me hite klasike, si “Bileta”, “Inati”, “Piroman” dhe tashmë me një dasmë princeshash të tejmediatizuar, Tuna është ideale për tek “Anabel”. Andaj u frymëzuam të bëjmë diçka të rrallë, nga ato që do të mbahen mend për shumë kohë. Një set që do të ironizonte jetën e një vajze të famshme e të bukur pas martese. Tuna, si inovatore, e pranon menjëherë këtë ide. Por nuk e prisnim që procesi fotogra?k do të zgjaste aq shumë. Këngëtarja nuk lëshon pe kur vjen fjala për imazhin. Përpara se të vinte në Shqipëri, kishte bërë ?okët extension, kërkon me ngulm të bënte thonjtë me folje pasqyre në një qendër estetike të kryeqytetit dhe nuk do të bëjë asnjë hap pa Armendin pranë. Nuk i interesojnë oraret që kishim lënë, aq sa i intereson që gjithçka të jetë perfekte, nuk bën biseda të vogla sa për të shkrifur atmosferën tejet profesionale dhe nuk shfaq aspak nga sensi i humorit që shpesh ia shihja tek statuset e saj në Facebook. Përgjatë këtyre katër ditëve, ajo nuk çlirohet për asnjë moment, madje edhe kur udhëtojmë me makinë nga seti në set, kujdeset që të thotë aq sa duhet. E pohon dhe vetë rrugës për tek Citypark: “Jam duke kontrolluar çfarë them, se nuk e di çfarë do të shkruash”. Edhe pse jetën e saj private nuk e ndjekim aq afër sa mediat në Kosovë e Maqedoni, e kuptova se ajo i kishte marrë disa leksione nga fama e saj. Diku “kishte gabuar” dhe tani është më e rezervuar se asnjëherë. Por këto ditë fatmirësisht kam fatin ta vëzhgoj e të ?as për përshtypjet e mia. Kur i them se do të shkruaj çfarë kam parë tek ajo, më përgjigjet: “Shumë mirë, se edhe mua më kanë lodhur intervistat me pyetje boshe”. Pastaj mendohet pak dhe sikur të kishte kuptuar diçka, vazhdon: “Më fal nëse jam kështu e stresuar prej fotogra?ve”. 

Në pritje të seancës së fundit të photoshoot-it në restorant “Sirius”, na ka ngelur shumë pak kohë për intervistën. Rilindi e pret për t’u kthyer në Maqedoni. Duhet të kthehen më herët,po ajo këmbëngul që të përfundojë siç duhet të gjithë setin fotogra?k. Është i vetmi moment kur unë mund ta pyes për gjithçka, t’i rrëfej se çfarë mendoj për të, me aq sa mund ta njoh. Por sa nis, ajo buzëqesh dhe fytyra i shndrit: “U kënaqa shumë, ishte një eksperiencë fantastike. Seti më profesionalqë kam bërë ndonjëherë. Faleminderit!”. Dhe nuk e heq buzëqeshjen gjatë gjithë intervistës sonë të nxituar, derisa Armendi e thërret për të bërë rregullimet e fundit të ?okëve. Sa i hedh vetes një shikim në pasqyrë, rikthehet sërish në Tunën serioze. E kuptova se kjo ishte mënyra e saj. Ajo në të vërtetë nuk po kërkon të mbajë distancë, nuk është as e ftohtë nga natyra (nuk ka sesi, me atë buzëqeshje!). Thjesht: është në orar pune. Ose siç thonë amerikanët: “It’s not personal, it’s business”. Dhe “doing business” me Tunën nuk na zhgënjeu! Përkushtimi i saj mjafton për të na respektuar, edhe pse buzëqesh më pak se zakonisht. 

E kemi traditë që të pyesim në ?llim të gjitha personazhet e kopertinës mbi photoshoot-in, duke qenë se kësaj pjese i kushtojmë një rëndësi të madhe. Ty si t’u duk? 
Ka qenë një nga bashkëpunimet më relaksuese. E dimë që puna jonë është një punë me stres, por ekipi juaj ishte kujdesur paraprakisht për çdo detaj dhe kjo është diçka lehtësuese për ne. Mënyra juaj e organizimit mund të them që nuk i përngjan asnjë reviste shqiptare, është diçka afër revistave botërore. Ju më dhatë mundësinë që unë të jap nga vetja emocionin artistik, të fokusohem vetëm me pjesën time. Gjatë setit dukeshe tepër e përqendruar dhe shumë serioze. 

Ishe gjithë kohës në tension… 
Jam shumë perfeksioniste, aq sa e ekzagjeroj, dhe kjo më krijon stres. Ata që më njohin mirë e dinë se shpesh, nëse nuk më pëlqen diçka, mund të reagoj, pasi jam impulsive. Thjesht dua që gjërat të jenë në binarë, të mos rrëshqasin. 

Çfarë të heq tensionin? 
Një sms me përmbajtje të bukur nga dikush që e kam të afërt, një muzikë e lehtë, darkë e shoqëruar me verë dhe me miq pozitivë, si edhe të luaj me qenushin tim Neronin. 

Këtu në Shqipëri të shohin si një “trend-setter”. Je e vetëdijshme për këtë? 
Unë kam qenë shumë rrallë kohët e fundit në Shqipëri dhe ti je e fundit që ma thua. Kur më ftove të isha në kopertinën e “Anabel-it” me këtë motivacion, më krijove një s?dë, pasi unë mundohem të jap gjithmonë maksimumin. Maksimum nuk ka asnjëherë, por të paktën më duhet të justi?koj vlerësimin e të tjerëve. 

Në takimin tonë të parë përmende shumë marka të njohura: La Perla, Fendi, Dior. Në dorë kishe një çantë Louis Vuitton. Janë të rëndësishme markat për ty? 
Më pëlqejnë shumë ?rma luksoze, por nuk ?ksohem tek veshjet që detyrimisht janë brand. Ka gjëra të thjeshta dhe shumë të bukura nga Zara apo H&M, që unë i blej herë pas here. Më shumë sesa markën, unë zgjedh diçka që më pëlqen, që i përshtatet shijes sime. Për shembull, jam e apasionuar pas këpucëve me taka të larta, superseksi dhe çantave. 

Të kemi parë shpesh edhe me vathë të mëdha. 
Edhe ato i adhuroj. 

E pamë edhe gjatë setit fotogra?k në dhomën e hotelit se sa dritë i jepnin fytyrës. I ndjek të gjitha trendet? 
Vetëm ato që nuk janë të ekzagjeruara dhe mund të përdoren edhe vitin tjetër. 

Çfarë nuk do të vishje kurrë? 
Unë kam mësuar me kohën të mos refuzoj asnjë veshje pa e provuar. Ka veshje që, kur i shoh, them: “Kategorikisht kjo nuk bën për mua”, pastaj e provoj dhe duket krejtësisht një gjë tjetër në trup. E njëjta gjë më ndodhi edhe me fustanin e nusërisë. Në ?llim, kur e pashë, mendova që nuk bënte për mua, por kur e vesha, më pëlqeu. Mendoj se puna e stilit ndryshon me vite. Për shembull, kisha vite që nuk kisha veshur fustane klasike deri në gju, si tek photoshoot-i. 

Ka ndryshuar shija jote në veshje që nga njohja me Rilindin? 
Nuk mund të them që më ka ndryshuar shija, madje Rilindi ka shije shumë të afërt me të timen. Ai është perfeksionist. Gjithsesi, Rilindit i marr mendim për veshjen, ashtu siç kam bërë edhe me bashkëpunëtorët e mi përpara se të martohesha. 

Meqenëse përmendëm martesën, ndjen ndonjë gjë ndryshe tani që je zyrtarisht Madame Tuna? 
Të them të drejtën, nuk ndiej asgjë të më ketë ndryshuar. Vetëm statusi ka ndryshuar. Po mbiemri? Akoma nuk kemi bërë celebrimin, na pëlqeu të bënim dasmën njëherë (qesh). 

Dasma jote ishte e befasishme për shumë gazetarë. Pse? 
Nuk kam folur asnjëherë për dasmën, u mundova maksimalisht që të bëja një ceremoni intime. Punësova roje sigurimi gjatë ceremonisë, që të mbrohesha nga paparacët. Mysa?rët e mi kanë vlera personale dhe unë doja t’u jepja lirinë që të kënaqeshin. Nuk bëra një dasmë për mediat, por për veten. 

Por prapë fotot u publikuan, madje disa ishin foto që vetë ti i publikove… 
Organizuesit e dasmës sime, të një agjencie të njohur me eksperiencë edhe në Australi, duke parë perfeksionizmin tim dhe përpjekjen për të mbajtur gjithçka nën kontroll – këtu përfshij edhe intimitetin e ceremonisë – më thanë: “Mos u demoralizo nëse gjithçka nuk të del siç e mendon.Dikush në Facebook do të nxjerrë foto nga dasma dhe ato do të publikohen”. Dhe kështu ndodhi. Foto nga dasmat u përhapën në media, ndaj u detyrova që të shpërndaja foto profesionale të miat. 

U diskutua edhe që në dasmë mungonin shumë të ftuar… 
Dasma ishte bërë për miqtë tanë dhe familjarët. Kisha ftuar edhe kolegë me të cilët kam raporte private. Gazetarët kanë shkruar çfarë kanë dashur dhe unë i kam lënë të shkruajnë.A jo që më trishtoi është fakti se nuk e prisja që dasma ime të ishte më e përfolur se punët e mia. Po njerëzit vdesin të dinë për jetën private të të famshmëve. 

Pastaj, dasma jote ndodhi shumë shpejt… 
Po, sepse ashtu vendosëm dhe shumë njerëz e kanë të vështirëta perceptojnë. Madje aludonin se unë duhet të isha shtatzënë meqë po martohesha kaq shpejt. Shpiknin lloj-lloj skenarësh,kur në fakt ishte më e thjeshtë se aq: Unë dhe Rilindi vendosëmnjë ditë të bukur që të kalonim jetën bashkë. 

Çfarë të pëlqeu te Rilindi, aq sa vendose të ndaje pjesën tjetër të jetës me të? 
Jemi njohur vite më parë dhe unë gjithmonë kam insistuar të jemi shokë dhe kam kërkuar nga ai “të nënshkruajë kontratën” e një shoqërie të thjeshtë, pa ndonjë pikësynim tjetër. Rilindi,me sa u kuptua, nuk e respektoi kontratën (qesh). Lidhja jonë nisi shumë spontanisht. Për më shumë se një vit ne bashkëjetuam në Prishtinë, ku ai ka disa biznese, ndërsa unë u përqendrova tek karriera ime. Ndaj hapi drejt martesës nuk ishte i papritur. Jemi krenarë dhe me shumë fat, sepse bëmë një dasmë që të dy e kishim ëndërruar brenda një kohe të shkurtër, natyrisht, me ndihmën e familjeve tona. 

Rilindi të propozoi për martesë apo vendosët të dy
Ishte një moment magjik, që dua ta ruaj për vete. 

Po Rilindi është po aq kërkues dhe ambicioz sa ty? 
Të dy jemi të njëjtë në ambiciet tona, të përpiktë dhe perfeksionistë. Por Rilindi është më praktik në realizimin e qëllimeve, ndërsa unë jam më e ndërlikuar, ndoshta sepse më pëlqejnë s?dat. 

Si e sheh ai karrierën tënde? Jep mendime? 
Rilindi përjeton bashkë me mua çdo detaj të karrierës sime dhe kjo më gëzon jashtë mase. Madje mbesa e tij 4-vjeçare njeh këngë të miat dhe mund të këndojë nga ?llimi në fund të preferuarën e saj “Inati”. 

Tuna, dua të kthehem tek dasma jote sërish. Sa kohë kishe që e plani?koje? 
Kishim dy muaj që në bashkëpunim me një agjenci, e cilaplani? kon dasma, merreshim me organizimin e dasmës derinë detajet më të vogla. Sinqerisht isha pak skeptike, sepse dëgjoja që në raste të tilla njerëzit nisin shumë më herët nga përgatitjet. Por 2 muaj për mua ishin mjaftueshëm, falë edhe ekipit të duhur. 

Po ?zikisht u kujdese që të ishe sa më në formë? 
Në fakt më ndodhi diçka e çuditshme. Ditën e dasmës dy nga fustanet e nusërisë më rrinin të lirshme. Nga stresi i përgatitjeve kisha humbur 6 kg. As vetë nuk e kuptova se si…

Je mësuar të jesh në qendër të vëmendjes si këngëtare. Po si nuse, ndryshoi gjë apo nuk të bëri përshtypje që të gjitha sytë ishin nga ty? 
E çuditshme, por kisha emocione më shumë se kurrë. Shumë njerëz që më njohin mirë e kishin kuptuar këtë gjatë hyrjes sime në sallë, me këngën e vjetër “Martesa jonë”, që ishte playback kënduar nga unë. Ata u befasuan që unë, me gjithë eksperiencën e gjatë në skenë, të kisha kaq shumë emocion. 

Cili ka qenë momenti më emocionues gjatë ceremonisë? 
Fytyra e babit tim ditën e dasmës, ku sipas traditës, krushqit vijnë dhe marrin nusen nga shtëpia. Atë moment do ta kem me vete gjithë jetën. Më kishin thënë që është një emocion që nuk mund të kontrollohet, por nuk e besoja derisa e përjetova vetë. Gjithsesi u përmbajta, nuk qava. 

Ëndërroje e vogël për fustanin e bardhë? 
Cila femër nuk e idealizon dasmën e saj apo veten si nuse?! Edhe unë po ashtu, por e vetmja gjë që hasa vështirësi ishte përzgjedhja e fustanit, pasi nuk kisha vizion të qartë mbi pamjen time, ndoshta edhe i gjithë kaosi rreth organizimit më bëri më konfuze. 

E mendon veten si shtëpiake? 
Aq sa kam kohë, përpiqem, madje kohët e fundit po eksperimentoj me kuzhinën. Që ta dini edhe ju: përpara se të njihja Rilindin, unë as kafen nuk dija ta bëja, por Rilindi është fantastik në kuzhinë, ndaj më futi në s?dë. Gjithsesi, nga mua mund të pritet edhe ndonjë “befasi”, si p.sh. kuzhina në ?akë. Por jam e sigurt se Rilindi do të qeshte dhe do të më jepte kurajë të vazhdoja me “specialitetin tim”. 

Po për fëmijë ke menduar? 
Edhe pse kam një profesion të tillë që më duhet ta plani?koj çështjen e bebes, nuk iu mbështetem shumë planeve. Ndonjëherë gjërat surprizë janë edhe më të bukura. 

Martesa është edhe kompromis. Me çfarë nuk do të bëje kurrë kompromis? 
Me tradhtinë. 

Nuk e dimë për Maqedoninë, por këtu në Shqipëri nuk para ka thashetheme rreth teje… Je një nga personat më hermetikë do të thosha të showbiz-it, gjithmonë kur ?asim për Shqipërinë. 
Këtu vij më rrallë dhe qëndroj aq sa më duhet për punën. Mendoj se kam arritur me kohën ta mbroj veten time dhe jetën time private. Nuk ka qenë gjithmonë kështu, të them të drejtën, por eksperiencat jetësore më kanë mësuar. Lidhjen me Rilindin jam munduar ta ruaj maksimalisht, por sado të mundohem, jo gjithmonë mund të jem në kontroll. Nuk çuditem nëse një ditë do të jem në ndonjë foto ku më duken pak të brendshmet. 

Të ?asim pak për atë që ti ke dëshirë të ?asësh më shumë: muzikën. Je duke përgatitur albumin tënd të tretë. 
Po, kam shumë kohë që po përgatitem. Në këtë album përfshihen shumë rryma, meqenëse edhe unë, si shenja e Gaforres që jam, jam e ndryshueshme (qesh). Dita-ditës më ndryshojnë konceptet dhe kriteret, madje nuk mendoj se do ta promovoj dot këtë sezon. Kam gati një single, ndoshta dy videoklipe, ndërsa albumin e plotë do ta promovoj në shtator. Mund të them vetëm se kam punuar me njerëz jashtëzakonisht të talentuar. 

Shumë kolegë tuajit kanë hequr dorë nga albumet, pasi nuk i shohin si mjet ?timi. Ti, mesa duket, ende beson tek albumet? 
Jam shumë dakord me ta, por gjatë këtyre kohëve që nuk kam nxjerrë album, kam nxjerrë shumë hite të suksesshme. Gjynah që këngë si “Testamenti”, “Bileta”, “Inati” të përfundonin në arkivat e televizioneve. 

Përse të shohim kaq pak në koncertet verore në Shqipëri? 
Sepse unë i përkushtohem shumë performancës dhe dua që të kem kushtet e duhura teknike për t’u dhënë njerëzve një shfaqje të mirë. Këto kushte ende nuk i kam gjetur në Shqipëri. Më së shumti koncerte zhvilloj në diasporë. 

Tuna, ka dallim midis publikut këtu në Shqipëri, atij në Maqedoni dhe në Kosovë?
Të njëjtat këngë janë njësoj hite në të gjitha vendet apo ndryshon shija? Është paksa e çuditshme, por ka një ndryshim në shije muzikore. Jo gjithmonë këngët që janë bërë hit në Kosovë, bëhen hit në Shqipëri apo Maqedoni. Gjithsesi mendoj se kënga e mirë është këngë e mirë në çdo vend. 

Në çfarë stili muzike e gjen më shumë veten? 
Tek R’n’B. Kur unë nisa të këndoj në këtë rrymë, ende në treg këngëtarë të tjerë nuk e kishin provuar. 

Videoklipet e tua janë ndryshe. Mua më kanë bërë gjithmonë përshtypje dhe e them sinqerisht që ti ke disa nga videoklipet më të realizuara ose të paktën kanë qenë të tilla në kohën kur janë publikuar. Sa ndërhyn ti në pjesën krijuese të një videoklipi? 
Zakonisht idetë rreth videoklipit më lindin gjatë realizimit të këngës dhe këto ide ia përcjell regjisorit. Dua të “fus hundën” edhe gjatë punës, por duke respektuar njëkohësisht profesionistët. 

Është i rëndësishëm për ty mesazhi që përcjell kënga dhe video? 
Gjithmonë, por mesazhi nuk është domosdoshmërisht kyçi që një këngë të bëhet hit. Le të ?asim realisht: ka këngë që janë bërë hite me meloditë e kapshme, edhe pse tekstet janë krejtësisht banale. 

Tatuazhi yt në bark lexon në arabisht “Ajo ?uturon me krahët e saj”. Kjo do të thotë që liria dhe individualiteti janë të rëndësishme për ty? 
Si në jetë, ashtu edhe në art, liria dhe individualiteti kanë të bëjnë shumë me zhvillimin, pjekurinë, baticat, zbaticat, arritjet e personit. Në të dyja fushat duhet të ecësh nëpër rrugën e shtruar me therra, përndryshe nuk mund të thuash se ke kaluar me sukses testin e jetës. Unë kam ende rrugë për të bërë, por jam e gatshme të përballoj çdo therrë. 

Çfarë mendon se të dallon ty nga artistë të tjerë
Pikërisht kjo: Ajo ?uturon me krahët e saj.

Kë dëgjon më shumë kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme? 
I mbështetem shumë intuitës sime, mamit dhe babit, sepse në sytë e tyre jam gjithmonë vajza e vogël që mund të gabojë, por edhe Rilindit, sepse e di që është objektiv ndaj meje. 

Po prindërit sa ndikim kanë në karrierën tënde? Kanë dashur që të bëheshe këngëtare? 
Më kanë lënë të piqem vetë si artiste. Ka vite që vendos vetë për karrierën time, vetë udhëtoj nëpër koncerte jashtë vendit, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera. Mendoj që kjo liri më ka ndihmuar dhe më ka sjellë këtu ku jam sot. E di që ata nuk kanë dashur që këngën ta ktheja në profesion, sepse babi, si ish-kampion në mundje, gjithmonë ka qenë skeptik për të ardhmen e artit dhe sportit në Ballkan. Sipas tij, këto fusha nuk vlerësohen siç duhet. Dita-ditës bindem për fjalët e tij, por aktualisht dua të jetoj ëndrrën time. 

Domethënë një këngëtar në Maqedoni nuk vlerësohet aq sa duhet, me sa kuptoj? 
Jo, mund të jetojë mirë, por të paktën, nëse ?asim për Maqedoninë, nuk është një treg shumë mikpritës për artistët tanë. Vështirësitë, sidomos ?nanciare, janë kudo njëlloj, do të thosha unë. 

Në fund të kësaj interviste dhe të këtyre 4 ditëve të photoshoot-it, kam një kërkesë të vogël meqenëse të pashë shpesh të tensionuar: buzëqesh, sepse ke një buzëqeshje shumë të bukur. 
Të faleminderit, ma thonë të gjithë këtë! Në fakt, kur nuk jam e përqendruar në punë, qesh, madje shpesh kam “shpërthime” që nuk mund t’i kontrolloj. Qesh pa ndonjë arsye. Madje mendoj se jo gjithmonë duhet të kesh një arsye për të qeshur dhe nuk jam e çmendur të mendoj kështu. 

Aspak! Aq më tepër që aktualisht ti je në një moment të mirë në jetën tënde: një martesë e bukur me njeriun që dashuron, një album i ri dhe një photoshoot i realizuar me sukses… 
(Qesh) Këtë radhë po qesh me arsye.

MOS I HUMBISNI