Cover Story

Mis Marina Sunshine

1 Mars 2010

Mis Marina Sunshine

Ajo është ndër ato personazhe që pamjen e ka vërtet pikë të fortë. Por, ta mendosh mirë, ndoshta edhe më të dobëtën. Femrat me look-un e saj është më e thjeshtë t'i kategorizosh mes atyre që kanë përfunduar si prezantuese në televizion prej pamjes, sesa aftësisë. Ndërkohë, Marina i ka të dyja. Por ka ngecur peng i imazhit të saj që nga koha kur u shfaq si velinë në programin “Fiks fare”. Asokohe, sigurisht, pamja ishte pika e saj e fortë. Por pas dy vitesh, kaloi si prezantuese e "Top Select-it" dhe një vit më vonë mori në duar prezantimin e "Procesit sportiv". Nga njëri kapërcim te tjetri, ish-velina e “Fiks fare” pati një ngritje të lehtë profesionale, por që përsëri duket i bazuar më shumë në pamjen e jashtme. Edhe në projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj ("Procesi sportiv"), në thelb, zgjedhja e saj është mbështetur në të njëjtën logjikë. Marina, mes të ftuarve të “Procesit”, bën të njëjtin efekt të këngëtares Marilyn Monroe në një repart ushtarak të marinës amerikane. "U zgjodha si prezantuese e një emisioni aq maskilist për të zbutur atmosferën", ka deklaruar në intervista të ndryshme. 

Për të kuptuar aftësitë  e vërteta si drejtuese televizive të Marinës, më parë  duhet të zhvishesh nga paragjykimet mbi stereotipin e biondes. Kush e ka parë më shumë se njëherë emisionin "Procesi sportiv", duhet ta ketë kuptuar se pyetjet naive të Marinës në të vërtetë nuk janë aspak të bëra me naivitet dhe po ashtu nuk është fare rastësi që shpesh hapin debat. Pyetje të tilla janë pjesë e një skenari të mirëmenduar. "Ka disa pyetje që nëse i bën Edi, tingëllojnë keq. Kur i bëj unë me naivitetin e njeriut që nuk është i përfshirë thellë në këtë fushë, askush nuk bezdiset nga ato", shpjegon Marina. Kjo është edhe arsyeja përse te “Procesi” shfaqet më shumë se kurrë si biondja tipike që "çmend" një duzinë meshkujsh. Por nëse hyri në Top Channel në sajë të pamjes, për gjithçka tjetër Marina i detyrohet ambicies profesionale dhe ndjenjës së lartë të përgjegjshmërisë në punë. "Nuk është punë qej? , ashtu siç mund të duket. Përgatitem shumë para se të dal para kamerave. Prezantueset duhet të kenë një fjalor të zgjeruar që të mos mbeten asnjëherë bosh para kamerës. Është shumë e sikletshme të mos gjesh fjalën e duhur në momentin e duhur. Ndaj lexoj shumë libra që më ndihmojnë të pasuroj fjalorin, siç lexoj shumë në internet për të qenë në koherencë me ngjarjet kryesore të ditës". 19-vjeçarja i ka kuptuar sekretet e punës së saj në moshë të vogël dhe për më tepër pa pasur një udhërrëfyes apo këshilltar. 

Babai e la jetime qëkur ishte dy vjeçe, ndaj u rrit në një ambient mes femrash, pa ?gurën protektive atërore. Por mungesa e tij duket se e bëri më të përgjegjshme ndaj vetes, të aftë të çajë në një ambient ku konkurrenca është e fortë dhe, për më tepër, të piqet më shpejt se moshataret e saj. Marina nuk ka treguar në asnjë moment lajthitjet normale të moshës. Nuk del në kafenetë e populluara të Tiranës, nuk bën jetë nate, ka një rreth të ngushtë miqsh që nga fëmijëria, kohën e kalon mes punës dhe shkollës dhe është një studente shumë e mirë. Gjithashtu, ka ditur të menaxhojë në mënyrë të admirueshme famën: ruan një pro?l të ulët publik, nuk jep intervista një herë në javë, nuk e gjen në të përjavshme rozë apo revista paparacësh dhe ka një vetëkontroll të admirueshëm gjatë intervistave, që shpesh marrin drejtimin që ajo kërkon. Kështu, ka arritur të drejtojë me mençuri dhe maturi ?jet e jetës profesionale dhe personale. Por ja që ka pamjen prej kukulle dhe shumë njerëz kanë ngecur këtu. 

Marina, ke dashur gjithmonë të  merresh me televizion? 
Jo, ?llimisht ka qenë dëshira e mamit. Ajo ka dashur të bëhej këngëtare, por për arsye të ndryshme të asaj kohe, nuk arriti të realizonte ëndrrën e saj. Ka qenë dëshira e saj që ne të merreshim me art. Fillimisht na regjistroi në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Që në moshën 10-vjeçare, bashkë me Luanën, kemi marrë pjesë si këngëtare në aktivitetet e organizuara nga kjo qendër. Por të kënduarit nuk ka qenë ndër dëshirat e mia më të mëdha, ndaj, duke u rritur, hoqa dorë. 

Po për t’u bërë velinë ka qenë sërish dëshira e mamit? 
Në fakt, po. Kur mbusha 15 vjeçe, mamaja kishte parë në Top Channel një reklamë ku kërkoheshin vajza të reja për të konkurruar te “Shtojzovallet”, nga ku përzgjidheshin dy velinat e reja të sezonit të ri të “Fiks fare”. Mami as që e mori mundimin fare të më pyeste dhe më regjistroi. Këtë gjë e zbulova kur mora një telefonatë dhe më njoftuan datën e konkursit. Dhashë disa intervista dhe mbaj mend që rrija gjithë turinj, ngaqë nuk doja të futesha në këtë konkurs. Por Ledia Liku, një koordinatore në Top Channel, sapo më pa, më dha shumë siguri. “Ti duhet të hysh patjetër në këtë konkurs”, më tha. Në fakt ?tova konkursin në Tiranë dhe më tej më hyri ambicia për të vazhduar dhe për të ?tuar vendin e velinës. 

...dhe e ?tove duke u shndërruar në të parën velinë 15-vjeçare. Velinat konsiderohen si seks-simbole që kërcejnë e vishen në mënyrë shumë provokuese. E ke paragjykuar këtë lloj pune? 
Jo. Unë e kam parë  ndryshe. Në Top Channel jam trajtuar si vajzë e vogël dhe askush nuk të linte shteg për të tilla paragjykime. Madje, që pa futur mirë këmbët, emrat me të cilat më thërrisnin në Top ishin Bebi Barbi ose vetëm Bebi, pra më shumë më kanë parë me syrin e një vogëlusheje, sesa të një seks-simboli. Plus kostumografja e “Fiks fare” u mundua shumë që të stilonte veshje më tepër si Barbi, sesa seksi dhe ekstravagante. 

Ke pasur vështirësi me kërcimin? 
Po, në ?llim ka qenë  shumë e vështirë. Mezi mësova lëvizjet, por pastaj ia mora dorën. Koreogra?a Manjola Hasani ka punuar shumë me mua. Duke qëndruar gjatë me mua, Ola ?lloi të më njihte më mirë dhe ishte e para që më propozoi si prezantuese te “Select”. “Duhet ta provoni patjetër Marinën si prezantuese, sepse di të ?asë shumë bukur dhe ka rrjedhshmëri”, iu tha drejtuesve të “Selectit”. Kështu, pas sezonit të dytë të “Fiks Fare”, më ofruan punën si prezantuese në “Select”. Një vit më pas mora propozimin për të drejtuar bashkë me Edi Manushin te “Procesi sportiv”. 

Prit pak! Qëndrojmë akoma edhe pak te eksperienca jote e parë te “Select-i”. Çfarë ke mësuar nga puna e parë si prezantuese? 
Më ka ndihmuar shumë.  Është një program ku prezantuesja është vetëm dhe duhet të menaxhojë gjithë emisionin e vetme. Nuk jam si te “Procesi sportiv” ku ndihem më e sigurt, sepse për çdo të papritur e di që kam Edin në krah që më mbështet. 

Ke një  skenar që ndjek për “Select-in” apo përgatitesh vetë? 
Kjo është e mira e “Select-it”: duhet të përgatitësh vetë informacionet në bazë të një skalete. Gjatë kësaj pune kërkimore në internet, kam mësuar gjëra të reja, kam zbuluar të mirat e të lexuarit në këtë profesion. 

Cilat janë?
Leximi të ndihmon të  ?asësh rrjedhshëm, të zgjerosh fjalorin dhe njëkohësisht të lehtëson që gjithmonë të dalësh nga situata në një emision të drejtpërdrejtë. Mund ta thuash diçka në mënyra të ndryshme. Leximi më është shndërruar në domosdoshmëri. Për më tepër, më pëlqen të lexoj. 

Çfarë librash të pëlqejnë më shumë? 
Babai na ka lënë një  trashëgimi të pasur me libra. Janë botime të vjetra, që i përkasin viteve para '90-ës dhe kanë përkthime vërtet të mira. Prej librave, kam mësuar shprehi të reja, fjalë të reja. Ndonjëherë e gjej veten duke thënë fjalë të cilat duket sikur kanë dalë nga fjalori i shqipes ose të paktën nga fjalori i të rinjve shqiptarë. Por hyj në kategorinë e njerëzve që më pëlqen të ?as shqip dhe jam përpjekur që, edhe gjatë transmetimit të emisioneve, të shmang sa më shumë përdorimin e fjalëve të huaja. Sigurisht, kjo nuk është gjithmonë e mundur, ndonjëherë ia kam këputur ndonjë fjalë të huaj. Nëse nuk lexoj, kam vënë re që më vështirësohet puna. Kështu për shembull, gjatë verës së kaluar, ?llova t’ua varja librave dhe u dhashë pas pushimeve. Fjalori im u ku?zua në shprehitë dhe fjalët që përdorja më shpesh gjatë ditës. E kuptova që e pata nga mungesa e leximit, ndaj nisa përsëri të lexoja. 

Çfarë ke lexuar së fundmi? 
Sapo kam mbaruar "Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve" i Honore De Balzakut dhe “Ana Karenina” e Tolstojit. 

Të dyja vëllimet? 
I kam përpirë. Ç’kuptim do të kishte “Ana Karenina” nëse do të lexoje vetëm vëllimin e parë?! E adhuroj periudhën e fustaneve të gjatë dhe të fryrë, të dashurive që lindin në ballo mondane, në vizita në shtëpi konteshash apo kontësh (qesh). S'kanë shumë lidhje me tipin tim, hë?! 

Nuk e di, nuk të njoh dhe aq mirë. Ndoshta e ke gjetur veten te ndonjë heroinë libri...
Po, e gjej nga pak te të gjitha. Ndonjëherë lexoj edhe në punë. Lexoj libra nga biblioteka e vjetër e babait, libra të vjetër me ?etët që mezi mbahen, ndaj në punë më pyesin: “Ç’i ke këto libra që lexon, moj Marina?". Unë them me vete: “Ashtu duken, të rrjepur dhe të vjetër, por këto që lexoj unë janë thesare”. 

Marina, përveç fjalorit të pasur, çfarë tjetër duhet të ketë një prezantuese e aftë? 
Është shumë e rëndësishme që gjërat që thotë të kenë një rrjedhje logjike, të mos tingëllojnë pa kuptim. Për këtë, nuk është nevoja të përdorësh fjalë të mëdha, sidomos fjalë të cilat nuk ia di as vetë kuptimin. Sidomos nuk duhet të hiqesh sikur di gjithçka. Kur nuk e di diçka, më mirë është të heshtësh, sesa të bësh sikur di e të ?asësh budallallëqe. Është e çuditshme, por në televizion të gjithë hiqen sikur dinë gjithçka. 

Gjatë “Select-it” shpesh bën edhe intervista me personazhe të ndryshëm. Më ke pëlqyer veçanërisht në një intervistë me këngëtarin Vitmar Basha. Ishte një intervistë shumë dinamike, që rridhte natyrshëm. Në përgjithësi pyetjet i ke të përgatitura që më parë apo ia lë në dorë edhe spontanitetit? 
Gjatë intervistave, përgatitem për pyetjet kryesore. Zakonisht, në “Select” kemi pasur të ftuar këngëtarë dhe normalisht pyetjet standarde janë: “Si nisi karriera?”, “Cili është projekti i radhës?”, “Klipi që do të realizosh apo ke realizuar” etj. Kurse pyetjet e tjera vijnë spontanisht, nxiten nga një kureshtje e momentit dhe sidomos varen nga çfarë të tregon personazhi. Mua më pëlqen t’i gërric atje ku e shoh që u djeg më shumë. Gërricje të bëra me dashamirësi, sigurisht, duke u tërhequr në rast se shoh se pyetjet i vënë në siklet dhe vështirësi. Për sa i përket intervistës me Vitmar Bashën, besoj se doli e bukur ngaqë Vitmari është një tip që ndihet rehat të ? asë për gjithçka. Mbaj mend që e kam ngacmuar shumë për jetën private, marrëdhëniet me të dashurën, me miqtë... Ishin përgjigjet e tij që e bënë të bukur intervistën. 

Kam vënë re që edhe gjatë "Procesit sportiv" bën pyetje që djegin… 
Ndonjëherë po. "Procesi sportiv" është një emision shumë interesant. Por në një emision ku pjesa më e madhe e të  ftuarve janë meshkuj, prania e një femre e zbut situatën. Ka disa pyetje që Edi nuk mund t’i bëjë, ndaj më thotë: "Për këtë gjë, pyet ti Marina", gjoja me naivitetin e një femre që nuk di se çfarë po thotë. 

Janë  pyetje ngacmuese? 
Janë pyetje që  nëse do t’i bënte Edi, mund të merreshin për keq. Kur i them unë, duken si pyetje naive të bëra pa qëllim. 

Ndihesh rehat në këtë emision? 
Po. Më pëlqen shumë  ky lloj ambienti. Më ka ndihmuar shumë edhe Edi. E di që kam atë në krah dhe për çfarëdolloj të papriture, e kam aty që më mbështet. 

Ke ndier ndonjë vështirësi? 
Po, ?llimisht jam ndier shumë e pasigurt. Ishte një informacion që më erdhi menjëherë dhe ?llimisht e pata të vështirë të mësoja emrat e futbollistëve ose fjalorin e futbollit. Në ?llim, kur thosha emra futbollistësh, shkaktoja edhe të qeshura, ngaqë i shqipëroja keq. Ose, në raste të tjera, ?lloja të shpjegoja çfarë donte të thoshte një term i caktuar. Edi më thoshte gjithmonë, që në ? llim të emisionit: "Nuk duhet të shpjegosh asnjë lloj termi, sepse ata që janë të ftuar dhe publiku që na ndjek janë njerëz të kësaj fushe dhe dashamirës të mësuar me këtë lloj terminologjie". Por ngaqë mezi i kuptoja vetë, kujtoja se edhe të tjerët kishin nevojë për shpjegime. Të ftuarit qeshnin me të tilla situata. 

Po për këtë  punë, të nevojitet të shohësh edhe ndeshje futbolli? 
Po, ndeshjet më të rëndësishme. Kurse informacionet e tjera i marr nga interneti. Duhet të informohem ashtu siç bëj edhe me emisionin “Select”, ndryshe mund të dalësh bllof në studio. Të ftuarit janë njerëz që i përkasin fushës së sportit, ndaj duhet të jem e përgatitur për çfarëdolloj teme që mund të prekin të ftuarit. 

Gjatë kësaj kohe si prezantuese e një  emisioni sportiv, duhet të kesh njohur edhe shumë futbollistë. Të pëlqejnë futbollistët? 
Nga pamja? 

Po, edhe nga pamja, edhe si tipa. 
Unë nuk jam tipi i njeriut që te meshkujt vlerësoj pamjen e jashtme. Ndaj nuk i shoh fare meshkujt nga pamja e jashtme. 

Domethënë mund të kesh një të dashur që është shumë  më i shkurtër se ty? 
Tani, të mos e ekzagjerojmë... Ajo që dua të them është që për mua meshkujt nuk duhet të jenë medoemos shumë të pashëm që të më tërheqin. 

Po si duhet të  jetë mashkulli që të  të pëlqejë? 
I sigurt në vetvete. Kjo është gjëja kryesore. Pastaj duhet të jetë i sinqertë. Ta them më saktë: nuk duhet të më gënjejë kurrë. Asnjëherë. Për sa u takon njohjeve që kam pasur me futbollistë të ndryshëm të ftuar në emision, kam ndryshuar mendimin e përgjithshëm që ekziston për ta. 

Çfarë mendimi? 
Që janë të  pashkolluar dhe njerëz që nuk dinë asgjë në  jetë përveçse të luajnë me top. Në fakt, është krejt e kundërta. Puna te "Procesi" më ka njohur me shumë futbollistë të cilët janë inteligjentë, të shkolluar dhe me një bagazh informacioni që nuk ka lidhje vetëm me futbollin. 

Je e vetmja femër mes meshkujsh te “Procesi”. Je ndier ndonjëherë në siklet kur dikush mund të t’i ketë ngulur sytë? 
Nuk më ka ndodhur kurrë një situatë e tillë. 

Si ka mundësi?! Ti je vajzë e bukur, është e vështirë ta besosh një gjë të tillë
Po... ndoshta ndonjërit edhe mund t’i ketë shkuar mendja, por është vënë në siklet nga të ftuarit e tjerë dhe ka hequr dorë (qesh). 

Në  fakt, asnjëherë nuk je komentuar për ndonjë rast ?irtimi me ndonjë futbollist të ftuar, përveç njërit... 
(Ndërpret pyetjen) Të lutem, mos e hap fare këtë bisedë, sepse nëse ?lloj të sqaroj përsëri, do të duket sikur vërtet ka ndodhur diçka. 

Dakord. Atëherë  ?asim në përgjithësi se si i ke marrëdhëniet me meshkujt. 
Deri vonë nuk kam pasur asnjë lloj marrëdhënieje. Deri në moshën 15-vjeçare, kisha vënë një mburojë para vetes dhe nuk lejoja të më afrohej asnjë lloj mashkulli. Nuk krijoja asnjë lloj raporti me ta. Besoj se kjo vinte nga mungesa e ?gurës mashkullore në shtëpi. 

Ç’do të thuash me këtë? 
Babai im është ndarë nga kjo jetë kur unë sapo i kisha mbushur dy vjeç. Kështu u rrita në një familje vetëm me femra, me tre motrat e mia dhe me mamanë. Por kur ?llova velinë te “Fiks-i”, u përplasa me një ambient të ri ku ?llova pak nga pak të çlirohesha nga ky kompleks, sepse isha në kontakt të vazhdueshëm me njerëz më të rritur, të cilët kanë ndikuar që të rritem para kohe. Tani ndihem rehat, prandaj nuk e pata problem të përshtatesha edhe me një emision si “Procesi sportiv” ku të gjithë janë meshkuj. 

Po me Luanën si i ke marrëdhëniet? Është krijuar përshtypja sikur je shumë më e madhe se ajo, megjithëse keni vetëm një vit diferencë
Në fakt, e kam trajtuar gjithmonë si më të vogël. E kam mbrojtur që të vogël dhe e bëj edhe tani kur, në fakt, nuk ka nevojë për këtë gjë. 

Shpesh në  evente publike ju shohim bashkë. Në punë jeni përsëri bashkë...
...edhe në universitet jemi bashkë. Kemi qenë në kopsht bashkë, në shkollë bashkë, në gjimnaz bashkë... vazhdojmë të njëjtin fakultet (për Drejtësi). Pra, jemi gati gjatë gjithë ditës bashkë. Ne kemi një raport si shoqe. 

Imagjino çfarë përshtypjesh lini te njerëzit kur dalin dy femra të bukura si ju? 
Eh, në fakt ashtu është (qesh). Reagimet janë pozitive dhe në përgjithësi na bëjnë komplimente, kështu që nuk na bezdisin. 

Keni edhe një  ngjashmëri të madhe
Po, deri para moshës 15 vjeçe, na trajtonin si binjake. 

Prandaj u bërë  bionde, që të krijoje një individualitet tëndin? 
Jo. Jam bërë bionde kur hyra te “Fiksi” dhe kjo ngjyrë duket sikur përshtatet edhe me karakterin tim. Nuk ka pasur ndonjë arsye tjetër. 

Ke menduar të  bëhesh brune? 
Mendoj se jam mirë kështu. Në momentin që ?okët e mi nuk do të durojnë dot, atëherë ndoshta do të kthehem brune. 

Çfarë të pëlqen më shumë te vetja jote? 
Jam shumë kritike ndaj vetes. Gjej gjithmonë diçka që nuk shkon dhe mendoj se gjithmonë ka vend për përmirësim. 

E ke fjalën edhe për pamjen? 
Po. Sepse për mua ka shumë rëndësi të përmirësohem profesionalisht dhe pamja ka marrë një rol më pak të rëndësishëm. Për mua, puna është shumë më e rëndësishme.  Ndonjëherë, para se të ?llojë emisioni, u them grimiereve: “Mjaft, se mirë jam”. Nuk është nevoja të jesh perfekte në pamje. E rëndësishme është të kesh në tërësi një performancë të mirë 

Ke një  dashuri të madhe për këtë punë. Por a ka ndonjë të keqe puna në televizion? 
Më së shumti janë  të mira. Është një punë e madhe dhe e lodhshme, ka shumë ngarkesë, shumë konkurrencë, shumë presion kohe, por kënaqësia që merr nga puna, nga hapat që hedh në karrierë... Për të gjitha këto, ia vlen të sakri?kosh gjithçka.