Relationships

Tradhëtova por e bëra për të mirën e saj/tij

Letra 1
Mirmbr. Anabel.e tradhetova per te miren e saj dhe ku qendronte e mira saj do thoni ju??eëpo ne ate kohe qe u lidha ajo ishte 17 vjece e un 24 normal si cdo mashkull i asaj moshe kisha nevojat e mia sidomos fizike ndrrsa ajo nuk ishte akoma gati per marrdhenie. Vertet e kam tradhtuar edhe e kam tradhtuar vazhdimisht ne ate kohe por e bera per te keshtu nuk i bera as presion per seks e as e mora mqafe kot dhe pas dy vitesh lidhje u fejuam e u martuam e qe athere nuk e kam tradhetuar me. Por ato dy vite un i realizoja nevojat e mia me goca te tjera ndersa ate qe do meria per grua e kam respektuar. Ndoshta nuk do e kuptoni ju gocat po cunat e din ca po them e tradhtova per te miren. Respekte per ju

Letra 2
Pershendetje Zh! Tema shume interesante me shtyu te shkruaj sot per here te pare kete histori qe pothuajse e kisha harruar dhe nuk permendet prej vitesh. E kam tradhetuar tim shoq gjate periudhes se lidhjes sone studentore. Ai ishte i dashuri im i pare dhe kaluam 3 vite te mrekullueshme bashke derisa ne jeten time ate u shfaq E.  E. ishte me i madh se une dhe ndryshe nga i dashuri im, kishte dal ne boten e punes dhe pavaresise dhe ishte shume me i pjekur. U dashurova me te ose te pakten ne ate kohe mendoja se e dashuroja dhe per tre vitet e ardhshme i mbajta te dashur te dy paralelisht dhe asnjeri nga te dy nuk e dinte per tjetrin. Ne ate kohe ndjehesha ne faj ndersa sot qe jam e pjekur mendoj se kjo eksperience ka qene gjeja me e mire qe mund te beja sepse fale asaj tradhetie kuptova qe dashuria e vertete ishte i dashuri im i pare, ai qe sot kam per burre dhe fale asaj eksperience sot nuk kam pengje dhe jam nje grua e mire. Mendoj se kjo eshte per te miren e tij perndryshe sot do kishte nje grua plot dyshime e kuriozitete prandaj mbeshtes fort iden qe femrat duhet te kene eksperienca. Te perfubdosh me te dashurin e pare mund te duket ide romantike por zakonisht perfundohet ne cifte te palumtur. I kam pare rreth e rrotull cfar ndodh. Perderisa meshkujt kane eksperienca te tjera vec asaj qe martohen pse te mos kemi dhe ne? Te lutem anonim se eshte adresa ime reale. Kalofshi kendshem ne vazhdim dhe mos me shani shume.

Letra 3
Pershendetje Anabel! Po tregoj historine time kur kam tradhetuar ish te dashurin tim per te miren e tij.. Une ne ate kohe isha 25 vjec dhe me nje femije te vogel nga nje martese e deshtuar. Te puna ku punoja njoha nje djale dhe te dy rame ne dashuri me njeri tjetrin...ishte lidhja me e bukur e jetes time.. Ai pas pak muajsh erdhi te prinderit e mi dhe i shprehu dashurine per mua.Isha shume e lumtur derisa nje dite vellai i tij me kercenon ne rruge dhe me thote:-Mese nuk zhdukesh nga jeta e vellait tim do e kesh punen keq ti dhe yt bir..... Nuk i thash asgje te dashurit tim... Pas nje jave me telefonon nena dhe motra e tij dhe filluan te me kercenonin.. U tremba shume dhe i kerkova ndarjen te dashurit tim por as qe behej fjale. Ne ato momente i dashuri me kerkon te martohemi dhe te ikim larg... Nuk kisha guxim te merja nje hap te tille pasi e kisha kaluar nje zhgenjim ne jete...mendoja per pasojat qe do kishte im bir prej familjes se tij... Keshtu te nesermen e tradhetoj me nje djale qe ai urrente ... E dija qe do e merte vesh tradhetine time dhe ashtu ndodhi.... Mes lotesh me tha se une kam qene gabimi me i rende i jetes se tij dhe se kish gabuar qe skish degjuar familjes.... Kane kaluar shume vite,ende me dhemb shpirti per ate njeri.... Mbase kam vepruar gabim por beato momente ashtu e mendova.

Letra 4
Kam nisur ta tradhtoj heperhe me fjale por po shkoj drejt veprave eshte ceshtje kohe. Jemi te martuar e kemi nje vajze 5 vjece dhe vetem prej vajzes nuk ndahem, por dashuri nuk ka me dhe jo per fajin tim, prisni para se te gjykoni. Duhej te isha ndare qe ne fillim, e di, por u tregova I dobet e me bindi, me tha qe do te ndryshoje. Nuk e le dot tani sepse eshte nene e mire per vajzen. Ne fillim kur nuk shihja me shenja dashurie e afrimiteti prej saj e pyesja se cfare kishte e doja te fliste hapur, por thoshte qe ishte njesoj si me pare ndaj I jepja dhe nje mundesi. Tani nuk e le edhe sepse sado qe ajo sillet si princeshe babai me shoqet, prinderit I ka pensioniste ne nje qyteze te vdekur dhe skane as nje prone cfare ti lene, kursime jo e jo, e sdi ca do bente me vajzen po te krijoja familje me dike tjeter. Dhe pse sillet si moderne me ato te lagjes, si grua e pavarur dhe e zonja, ajo ska gjetur nje pune ne jeten e saj dhe as ka kerkuar. Kur mbaroi shkollen prisja se po gjente dhe e mbaja une qe te mos kthehej ne qyteze, por ajo as kerkonte. Qe atehere I kam gjetur une pune e mezi e kam bindur madje ti pranoje, dhe prape e kane mbajtur ne pune per hatrin tim se ska shfaqur ndonje zotesi. Nuk eshte as e sakrificave sepse as ne kembe nuk iken deri ne qender per te mbaruar ndonje pune, por merr taksi sikur ca eshte. Te gjitha keto ia fal, se per vajzen behet copash dhe vajza eshte me e embla qenie qe njoh, ka potencial si person e dua te mos I mungoje gje gjate rritjes. Por ajo qe nuk I fal dot eshte qe kur shkojme bashke tek prinderit e mi nuk shfaq respekt per ata. Aty nuk duroj dot. Jo se I shan, por ua kthen prinderve te mi fjalen per gjera te vogla qe une sua kthej, dhe me nje gjuhe te ashper qe une se perdor me prinderit e mi sepse ashtu jam rritur, qe ti respektoj. Ajo u flet sikur ti kete prinderit e vet. Ata sduan te krijojne tensione per aq pak dite sa jemi bashke dhe nuk ndihen. Mbrapa nxehem dhe I flas por ajo qe me inatos eshte se asaj I duket se eshte sjelle normalisht e se ska bere gje dhe heren tjeter e perserit, sado qe e di qe s’ka gje qe me inatos me shume. E shoh dhe nuk ndiej me piken e dashurise. E imagjinoj veten te ndare e duke krijuar familje me nje tjeter e ndiej lehtesim. Po e tradhtoj duke komunikuar me nje person ne FB dhe e kemi lene te takohemi se shpejti. Nuk me vret ndergjegjja fare. Ndihem sikur do me vrase ndergjegja po e lashe por jo po ta tradhtoj.

Letra 5
Njehere, e tradhetova ate vajzen me te cilen isha lidhur.  Mbase e bera per kaprico, ego per te shkuar me shume femra, duke mu dukur vetja donzhuan. Por kur dola nga "tradhetimi" mendja me rrinte vetem tek ajo qe tradhetova. Me mbertheu nje ndjenje faji. Edhe ne darke kur u shtriva per gjume vetem per ate mendoja. U bera melankolik. Doja ta kisha aty e vetem ta puthja pa i thene gje, si shenje shfajsimi ndoshta. Prej asaj dite u dhashe me shume pas saj. Dhe u habita me veten se e pandehja veten pa ndjesi e pa pendesa ne keto gjera. Po mendoja mos kam rene ne dashuri une me kete e nuk e kuptoj?! Zbulova ndjesi qe nuk i njihja tek vetja. Dhe po mendoja, ja, sado qe e mbajme veten per indiferente e arrogante, per njerez qe nuk preken nga keto lloj gjerash se gjasme nuk jemi cuna mami, ndjesia nuk pyetka. Ajo vjen, dhe eshte e forte. E shumta qe mund te besh eshte ta fshehesh bukur, duke u shtirur sikur nuk ka ardhur kurre. Dhe kete bera edhe une. E fsheha.  Sot kur e mendoj, nuk e shoh si dobesi tek vetja e asgje. Por si rast qe me beri ta njoh me mire veten. Pra i bie qe meqenese pas asaj tradhetise u dhashe me shume pas saj, dmth e kam bere per te miren e saj. Edhe pse pa vetedije. Mirepres mallkime dhe sharje te sinqerta.

Letra 6
Mirmbrema Anabel!!! Une kam tradhetuar dhe vazhdoj te tradhetoj per te miren time ,te tijen ,te familjes!!! Nuk dua te permend te keqijat e shumta qe kam kaluar apo qe kaloj me tim shoq thjesht dua te them qe kur tradhetoj ndihem mire, jam me e dashur dhe me burrin ,kam me teper oreks per seks dhe me burrin. Nuk k am ankth dhe stres sado probleme te perditeshme qe kemi. Nuk me mbyt monotonia.Nuk merrem me llafe si shoqet e mija vjerra keshtu ..kunata ashtu. Une kam dicka ne mendjen time te fsheht qe me qeteson mendjen dhe nuk me le te grindem, te trishtohem etj... Ndihem mire per sa kohe arrij ta perballoj brenda vetes dhe te shfaqem te te gjithe ,sidomos te im shoq e rregullt e qeshur ,e dashur!!! Kam dicka qe me ben te qesh, te ndal lotet, te ndal sherrin sa her burri im flet percart, me poshteron dhe uleret i trullosur nga rakia. (Ashtu si me buzeqeshje do lexoj komentet tuaja pikante  flm nese e poston 

Letra 7
Hey anabel . Me pelqeu tema per sot, I mean, me pelqeu pasi e gjeta nje pjese t historise time ne kte teme t sotmen. Para 3 viteve, kisha muaj qe kisha nisur lidhje me nje djale nga qyteti im ishte, djale i mire, ndoshta me i mire se une se di, por qe ndonjehere sme kuptonte edhe aq sa duhej.. Lidhja vazhdonte normal ashtu sic duhej, deri n momentim q ai ra tmerresisht keq ndashuri me mua. Kjo kuptohej qarte, nga menyra si sillej, si m mbante afer si xhelozonte.. Kte e kuptuan edhe shoket edhe shoqet tona t perbashket. Madje kuptuan q ai me donte shume shume m teper se un ate, mbase un se doja as 1/3 e asaj q ai me donte. Une e tradhetova, se di si e bera, mbase e bera per veterezistence pasi nuk kisha guximin e duhur per ti folur e per ti thene q e jona smund t vazhdonte me tej pasi sishin ndjenjat reciproke. Mendoj se e bera per tmiren e tij, ku di un por kshu mendoj, mendoj se nese do vazhdonte te me donte ashtu kjo dashuri do ta shkatarronte( megjithese ajo dashuri e shkatarroi ne momentin q ai mesoi per tradhetine time)Ai u be keq, edhe pavaresisht asaj tentoi disa here te me falte vetem q ti jepja nje munci.Por vendosa q m mire ndarje definitive sesa nje lidhje fallco. Mbase ndonjehere eshte m mire nje fund me dhimbje se nje dhimbje pa fund. Kalofshi bukur all,Anonim te lutem.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb