Showbiz

Gratë kundër Gjergj Lekës: Je fundërrinë!

 Intervista e Gjergj Lekës për gazetën Panorama më datë 23 Gusht, ku ndër të tjera ai permendte edhe artistet e njohura Parashqevi Simaki dhe Lindita Theodhori si dashnore të sigurimit, ka sjellë reagimin e ashpër të disa grave intelektuale.

Aktivistja për të drejtat e gruas Sevim Arbana në faqen e saj në Facebook e quan Gjergj Leken: “Ky palo burrë dhe pseudo arstist, që shan e merret me gratë! Hajvan”.

Shkrimtarja Flutura Açka replikon me kantautorin në nje shkrim për Newsbomb ku ndër të tjera thotë : “Që një grua të jetë kurvë, nuk është ndonjë fatalitet i madh..sepse edhe mund ta justifikoj (në rrethana të caktuara duke qënë seks më i dobët, për interesa të caktuara apo qoftë për kënaqësi). Fundja nuk do të japë llogari për mënyrën se si e përdor biologjinë e saj. por një burrë-kurvë është gjëja më e neveritshme mbi dhe. Dhe të tillë burra-kurva në Shqipëri ka shumë, ka patur shumë edhe në kohën që i referohet Gj.Leka”.

Gazetarja me banim në Prishtinë Majlinda Bregasi e quan fundërrinë, madje ajo sugjeron edhe burg për Lekën: " Këtij personi që fatkeqesisht është njeri ( burrë po dyshoj:/ ) edhe burgu i bën nder, plus që do ushqehej ende nga taksat tona. Nuk gjej dot epitet për kët farë niveli, krimbi me duket më i çmuar. Ende s'po besoj çka më lexuan sytë ... fundërinë ... pervers…"

Kantautori Gjergj Leka i habiti të gjithë në intervistën e tij teksa përmendte emra të disa prej artisteve më të njohura të muzikës së lehtë shqiptare të para viteve 90të. Për Parashqevi Simakun, ai u shpreh kështu: "Më e privilegjuara. Sigurisht në vend të parë ka qënë e privilegjuar Vaç Zela, më pas erdhi Parashqevia. Po të them që kishte këngëtare më të mira se Parashqevia. Erdhi nga Kavaja, por nuk do të doja të jepja detaje, se nuk ka ardhur në ndonjë mënyrë shumë të bukur. Po lante rrobat pranë një pusi dhe kam rastisur atje, ndaj e di mirë si ka ardhur. Po pinin ca atje pranë pusit dhe e sollën në Tiranë, pastaj na çoi ajo te pusi. Na e bëri gropën sa mundi. Që të shpjegoj më saktë dhe në mënyrë të përgjithshme: Kemi pasur këngëtare të zgjuara, finoke dhe këngëtare kurva. Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se ça ishin dhe i lanë. E kuptoni menjëherë për kë e kam fjalën, se kurvat këngëtare sado të famshme ishin asokohe, u zhdukën nga qarkullimi shpejt, pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtaret finoke dhe të zgjuara.” 

Po aq i sinqertë u tregua edhe ndaj Lindita Theodhorit kur tha se: “ Historikisht dy më të rrezikshmet kanë qënë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Përveç Vaçes, Parashqevia dhe Lindita zgjidhnin këngët që dëshironin ato, bëhej ç’donin ato.” Duke vazhduar më tej dhe krahasuar ato me ‘ulkonjat’. 

Për artisten e popullit Vace Zela, Gjergj Leka zbuloi një fakt, se këngëtarja pinte alkol përpara performancave dhe gjithmonë bëhej çfarë vendoste ajo. Leka, kompozitor dhe nipi i tekstshkrueses së njohur të atyre viteve, Zhuliana Jorganxhi, tha se një pjesë e këngëtarëve femra u ngjitën më skenë pa meritë por duke avancuar nëpërmjet lidhjeve intime që kishin me burra të pushtetshë. Megjithatë emrat e tjerë ai preferoi t'i mbante sekret duke lënë "zbuluar" vetëm ato të Simakut dhe Theodhorit. Të vërteta apo jo këto fakte, ajo çfarë shqetësoi shumë njerëz edhe nëpër komente, është fakti që Leka u tregua "trim" me persona që nuk mund t'i kundërvihen sepse janë ndarë nga jeta apo thjesht janë zhdukur nga jeta publike shqiptare.

Gjergj Leka njihet për "shpërthimet" e tij të sinqeritetit në media, madje shpesh duke cënuar edhe imazhin e tij si një artist tepër të talentuar, që solli nje frymë moderne në muzikën shqiptare të post viteve 90të dhe vazhdon fiton çmime në festivale apo konkurrime televizive.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb