
Me mollëzat e saj të mprehta, shikimin e akullt dhe disa shërbime për Chanel, Prada dhe Gucci, Alexandra Elizabeth Ljadov ka gjithçka që i nevojitet për të nisur një karrierë mbresëlënëse. Modelja 17-vjeçare është cituar gjithashtu si muza e vet Victoria Beckham. Stilistja 41-vjeçare, tha për Elle se supermodelja e ardhshme e ka ndihmuar të frymëzohet për koleksionet e saj.
Por kush është Alexandra? E lindur në Estoni nga një mama vendase dhe baba gjysmë rus, në moshën 3-vjeçare ajo u shpërngul në qytetin e vogël estonez Pärnu pas divorcit të prindërve. Ajo ka qënë një fëmijë mjaft aktiv duke u marrë me sport dhe maratona të ndryshme derisa një ditë u pikas nga një agjente modelingu kur ishte në një fast-food.
Tashmë, muza e Victoria Beckham, përfaqësohet nga agjensia njujorkeze Society Management, e cila mbulon edhe modele të tjera të njohura si Kendall Jenner, Adriana Lima, Lindsey Wixson etj.
Jeta e saj ndahet mes Amerikës dhe Estonisë.
Burimi: Daily Mail