Relationships

Çfarë duan meshkujt - Femra “acqua & sapone” ...por të dashura seksi.

Para viteve 1920, kur make up-i u bë një instrument social mjaft popullor, kishte përdorime të shumta dhe nuk ishte i destinuar vetëm për gjininë femërore. Në periudhën elizabetiane, make up-i përdorej nga meshkujt në shfaqjet teatrale ose nga femrat që i përkisnin një shtrese të lartë shoqërore. Sot make up-i është një ekskluzivitet i gjinisë femërore. Femrat fillojnë të luajnë me imitacionet e buzëkuqeve qëkur janë ende fëmijë, fillojnë eksperimentojnë në adoleshencë dhe janë eksperte të vërteta kur quhen gra.

Meshkujve iu pëlqen e bukura; dinë ta dallojnë shumë mirë atë, edhe pse, pa qenë shumë detajistë mendje-femër, nuk i japin rëndësi elementeve që e përbëjnë këtë të bukur. Me ose pa make up, zgjedhja është e lirë. Jepini vetes atë pamje që ju bën të ndiheni komfort, që ju bën të ndiheni femër. Por kujdes! Kur vjen fjala për t’u paraqitur para meshkujve, duhet ta keni mirë të qartë cili është mesazhi që doni të përcillni, rolin e cilës femre doni të luani në jetën e “atij”. 

Siç mund të dëshmohet nga shumë femra, një fije e hollë e ndan të bukurën nga e frikshmja kur bëhet fjalë për make up-in. Përdor make up dhe do të dukesh më kompetente, por përdor pak më shumë nga ç’duhet dhe do të dukesh e pandershme! Studime të bëra rishtazi tregojnë se sasia e make up-it që përdoret, ndikon jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në gjykimin e të tjerëve lidhur me kompetencën dhe besueshmërinë e karakterit të një femre. Në një studim të financuar nga Procter&Gamble, realizuar nga shkencëtarët e spitalit qendror të Massachusetts-it, shkolla mjekësore e Harvardit, universiteti i Bostonit dhe Dana-Farber Cancer Institute, u testuan foto të disa femrave pa make up, me pak make up, me grim profesional dhe me grim stil “glamour”. Pjesëmarrësve meshkuj në studim iu kërkua që në bazë të fotove të klasifikonin femrat më të pëlqyeshme, tërheqëse dhe të besueshme. Fillimisht fotot iu shfaqën vetëm për pak sekonda. Rezultati: “Sa më shumë make up, aq më i lartë vlerësimi i dhënë për këto femra”. Por rezultatet ndryshuan ndjeshëm kur të testuarve iu dha gjithë koha e nevojshme për të parë edhe një herë po këto foto. Këtë herë, studiuesit vunë re që femrat me më shumë make up ishin më pak të besueshme, madje linin të dyshohej edhe mbi ndershmërinë e tyre. “Kur panë fotot e femrave të trukuara mjaftueshëm, menduan që këto femra janë të bukura, tërheqëse, kompetente, por më pak të besueshme”, tha Nancy Etcoff, udhëheqësja e këtij studimi. 

Bazuar edhe në këtë studim, sigurisht që edhe në eksperiencën ndër vite, duhet të dimë që të jesh e bukur, është fat; të dish të jesh më shumë se e bukur, do mend dhe stil. Përdor pak më shumë make up duke kapërcyer look-un natyral dhe gjithë meshkujt e rrugës s’do të marrin frymë kur të kaloni, me kokë, shikim dhe jo vetëm, të kthyera nga ju. Por edhe pse kjo pamje i kënaq në “kafshëroren” e gjinisë së tyre, nuk është e lehtë për një mashkull, sidomos shqiptar, që të kapërdijë shikimet dëshiruese të meshkujve të tjerë ndaj femrës që ka në krah. 

Meshkujt bëhen më pak instiktivë dhe më skematikë kur në lojë është e ardhmja e tyre familjare e kur diskutohet rreth zonjës dhe nënës së fëmijëve të tyre. Bukuria dhe epshi që mund të ndjellë e zgjedhura, spostohen nga “numri një” i kërkesave më të mira. Duket sikur është e gatshme formula: “Vajzë nga një familje e mirë, e shkolluar, e punësuar, me paraqitje të rregullt e që nuk bie tepër në sy”. E duke u ndalur te kjo e fundit, do të mjaftonte edhe një kalim i lehtë make up-i, mundësisht duke e shitur për bukuri natyrale, dhe “ai”, bashkë me vjehrrën dhe vjehrrin, do të duan të të vënë një unazë në gisht.

REELS

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

----news/908