Showbiz dhe TV

Tuna për DWTS: 'Kam marrë kërcënime që të mos flasë publikisht'

16 Gusht 2015

Tuna për DWTS: 'Kam marrë kërcënime që të mos

Në një intervistë dhënë për emisionin '1 kafe me Labin' në Kosovë, këngëtarja Altuna Sejdiu ka folur sërish edhe për çështjen "Dancing With The Stars". Gjatë videos, e cila është publikuar nga opinionisti Olti Curri në fan page-n e tij në Facebook, këngëtarja ka pohuar sërish se ajo ende nuk ka marrë çmimin si fituesja e edicionit të fundit të spektaklit të kërcimit, madje ka shkuar më tej duke deklaruar: "Kam marrë kërcënime që të mos flas publikisht për këtë çështje".

Jo vetëm kaq por ylli i "Holla" ka treguar se ndjen keqardhje edhe për viktimat e tjera të këtij produksioni, kolegët e saj, që jo vetëm nuk ka folur dhe nuk flasin publiksiht për këtë gjë, por madje kanë pasur të njëjtin fat si ajo. Ajo ka ritheksuar se do të presë momentin e duhur për të folur publikisht për mosmarrjen e çmimit të premtuar nga produksioni i spektaklit, por siguron se do ta bëjë atë, për shkak edhe të presionit të opinionit publik për të mësuar të vërtetën.

"Nga gjithë kjo eksperiencë kuptova se nuk ja vlen të çosh dëm imazhin që ke ndërtuar ndër vite dhe gjithë punën tënde për diçka që nuk është në nivelin që premtohet"- ka rrëfyer Tuna.