Të gjata apo të shkurtra, të plota ose transparente, njëngjyrëshe apo me dizenjo, kimonotë janë një nga veshjet që kanë pushtuar industrinë e modës për të paktën dy vitit e fundit. Duke qenë të freskëta e duke ofruar njëkohësisht një mbulim të mirë, ato janë perfekte për të bërë tranzicionin nga stina e verës në atë të vjeshtës, kur temperaturat sapo kanë filluar të ulen pakëz dhe është ende herët për një xhaketë.
Edhe në videoklipet e kësaj vere në Shqipëri, kimonotë nuk kanë munguar. Shfletoni galerinë për të parë çfarë kanë zgjedhur këngëtaret shqiptare dhe sugjerime nga Street Style, se si mund t'i vishni ato në përditshmëri