RELAKS!
Sillu natyrshëm dhe qetësisht. Ky ishte një moment që do të ndodhte dhe ju e prisnit të dy! Mos u trego vulgare!
KËTË HERË, MOS DREJTO
Meshkujt në pjesën më të madhe duan të ndihen gjahtarë. Të paktën për këtë herë të parë lejoja atij të drejtojë marrëdhënien intime. Ai e ka këtë të drejtë natën e parë.
PO SEKSI ORAL?
Ka mendime të ndryshme nëse seksi oral duhet të jetë pjesë e “menysë” natën e parë. Disa mendojnë se partnerët duhet t’ia shprehin njëri-tjetrit këtë kërkesë. Por psikologët i këshillojnë femrat që këtë mbrëmje “të marrin” më shumë se sa “të japin”. Kjo nuk do të thotë që duhet të shtiresh nëse diçka nuk të pëlqen. Bisedoje me të!
FOL
Mos bëj gabimin e “gojës së mbyllur”. Sigurisht, nuk është se do të të duhet të flasësh për çështje pune, por diçka joshëse, intime apo britma kënaqësie janë elementet që do ta bëjnë atë të kuptojë se gjithçka po shkon mirë. Një këshillë: Gjatë seksit, mos e pyet nëse i pëlqen apo jo.
MOS QESH
Ai mund të mendojë se po qeshni me trupin e tij ose, më keq akoma, me përmasat e “thesarit”.
HIGJIENA PERSONALE
Mos e neglizho higjienën personale! Sigurisht, aromat femërore e eksitojnë mashkullin, por qëndro tek zgjedhjet natyrale: mos e tepro me parfume të forta.
MOS U SHTIR
E fundit, por më e rëndësishmja: Ji vetvetja. Nuk është e nevojshme të shtiresh sikur të pëlqen gjithçka. Kjo ndodh rrallë.
FORUMI I FEMRAVE
A duhet apo jo të presim për “herën e parë”!
“Mendoj se sa më shumë e zgjasim këtë ‘herë’, aq më mirë është për një lidhje të re. Për mua, partneri duhet të kuptojë se unë e kam marrë seriozisht këtë marrëdhënie. Pastaj, këtu tek ne, mund të jesh e gjykuar nëse shkon që në daljet e para.” / P. Joti (28 vjeçe)
“Seksi nuk ka rregulla. Nuk jetojmë më në shekullin XIX. Marrëdhënia seksuale vjen mes të dyve atëherë kur të dy e ndiejnë. Për mua, kështu ka funksionuar gjithmonë dhe nuk mendoj se ka sjellë probleme.”
/ D. Mura (30 vjeçe)
“Personalisht kam pritur, edhe pse kishim 5 javë të lidhur bashkë. Pas kësaj, u ndamë edhe për këtë arsye, pasi unë nuk desha që të bënim seks aq shpejt.”
/ R. Ulqinaku (23 vjeçe)
FORUMI I MESHKUJVE
Sa duhet të presë një femër për “herën e parë” në një marrëdhënie të re?
“Koha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me të cilën sapo je njohur, mendoj se është 3 deri në 4 ditë. Kjo është koha për të kuptuar nëse do apo jo ta vazhdosh këtë lidhje.”
/ Admir Adi
Çfarë duhet të bëjë partnerja juaj e re në krevat gjatë herës së parë bashkë?
“Të mos jetë e turpshme, por as banale. Të dijë të veprojë siç dëshiron ajo dhe të pyesë nëse diçka nuk i pëlqen dhe anasjelltas. Për mua, koha nuk ka fare rëndësi. Kam pasur raste që kam bërë seks me njohjen e parë, por edhe me daljen e pestë a të gjashtë. Në të dyja rastet, nuk kam paragjykuar.”
/ L. Kita