Anabel Dossier

Tatuazhi për të bijën që po bën xhiron e botës

7 Gusht 2015

Tatuazhi për të bijën që po bën xhiron e botës

Alistar Campbell nga Zelanda e Re ka bërë një tatuazh në mbështetje të së bijës 6 vjeç dhe tashmë ky gjest po bën xhiron e botës. 

Ai vendosi ta bënte këtë pasi vajza e tij Charlotte, e cila ka probleme serioze me dëgjimin, u detyrua të vendoste një implant të dytë, pas të parit që e mbante nga mosha 4 vjeç. Fotot e tatuazhit të tij janë pëlqyer dhe shpëndarë mijëra herë dhe ai po quhet në rrjetet sociale si 'Babai i vitit'. 

Ai madje thotë se kur t'i rriten flokët do t'i presë ato sërish që tatuazhi të jetë i dukshëm, kështu Charlotte do ndihet disi më mirë.

Burimi: Daily Mail