“Hakun ta morëm. Shtëpinë ta dogjëm. Gocat s’ke për t’i parë më”. Ky ishte teksti i shkruar në një letër të lënë mbi tavolinën e dhomës së vajzave të familjes Kajtazi, që pas helmimit të prindërve, vjedhjes së 5 milion lekëve e sendeve të tjera me vlerë dhe djegies së shtëpisë, rezultojnë të zhdukura (lexo këtu).
“Gjeta këtë letër, por nuk di si ta shpjegoj. Nuk di nëse vajzat e kanë shkruar vetë nën trysninë e dikujt apo e kanë shkruar persona të tjerë. Unë nuk kam asnjë problem me njeri që ata të merrnin hak. Vajzat e mia janë larguar edhe më parë nga shtëpia. Kanë pasur shuma të vogla me vete dhe me to kanë marrë shtëpi me qira në Durrës. Por pas 3-4 ditësh janë kthyer sërish. Këtë herë ato ndejtën më gjatë… Shpresoj të më kthehen vajzat, pasi t’u mbarohen ato para”, ka thënë Hiqmet Kajtazi, babai i tyre.
Ai ka rrëfyer se vajza 18-vjeçare ka qenë e fejuar para dy vitesh, por më pas është ndare. Ai e përjashton mundësinë se ish i fejuari i vajzës të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Burimi: NewsBomb