Letra 1
Pershendetje Stafi Anabel! Koka ben, koka peson, kjo thenje ka shume te bej me mua dhe ende po i vuaj zgjedhjet qe kam bere kto dy vitet e fundit. Ateher une jetoj prej vitesh jashte Shqiperie por ne nje familje shume konservatore dhe strikte. Nuk dilja shpesh (per mos me then gati fare vetem Pune shkolle shtepi), dhe keshtu kaloja shume kohe ne Facebook. E nga Facebook fillojne problemet dhe stress qe kam tani. Nihem me nje djal nga Shqiperia banues ne Greqi, dhe aty vuante nje denim me burgim. Ne fillim cdo gje shkote mire. Nje djal gentil, u njoha dhe me vellezerit dhe motrat e tij dhe njerez te shkelqyer. Dhe ende kam respekt per ta, dhe i kam shume xhan. Nejse ne lidhje me temen, me kte djalin krijuam nje lidhje nga Facebook dhe benim plane per te ardhmen kur ai te dilte nga burgu. Por pas disa muajsh lidhje ai ishte gjithmon me i dhunshem verbalisht, nuk kisha te drejte te dilja pa i marr leje. E shume gjera te tilla, dhe ne Pune nuk dote qe te shkoja. Gjithmon duroja sharjet me shpresen qe kur te dal nga burgu do jet ndryshe. Nje gabim, sepse duhet ti kishin nderprer qe ne heren e pare qe me ofendoj rende. Zenkat tona beheshim gjithmon e me te renda, ndonjher thoja shyqyr jam larg se sigurisht do vete ne dhune dhe fizike. Kte vit doli nga burgu dhe Pô behesha gati ti thoja prinderve. Por nje mbremje u zume keq, me ofendoj nga fjalet me te renda dhe kerkon ndarjen. Keshtu e pranova. Por pas nje muaj me kontaktoj me u pajtuar. Por une isha e lodhur nga sharjet, pression, dhuna psikologjike. Ai tashme eshte i lire dhe se falja dot me dhunen. Por dhe pse kan kaluar me shume se 6 muaj te ndar ai ende me shkruan per te vazhduar lidhjen, dhe kur i them qe nuk ndjej me me thote: nuk me intereson, te dua une! Kur i them lidhja jone ka perfunduar, me kercenon qe do ma bej jeten ferr, qe jam e tij, e plot gjera tjera. Pô paguaj rende tolerimin qe i beja kur ishte ne burg. Lidhja nuk duhet te vazhdote kurr, sikur me pare ndjeja per te dhe di beja cdo gje sot dua qe ai vetem te me harroj me ler te qet, nuk e dua me skam as nje ndjenje per te vetem frike dhe ankthe kur kujtoj emrin e tij. Nuk e di si te veproj, kam shume frike, dua te fshij cdo gje.
Letra 2
Pershendetje Anabel "Koka ben,koka peson" - kjo eshte ajo qe une i perseris vetes cdo dite qe kalon. Gjate periudhes se adoleshences me hipi vetja ne qejf. Pak nga mosha, pak nga kerkesat e shumta qe kisha ne ate kohe, ndodhen dhe gabimet e mia. E dija shume mire cka posedoja si ne intelekt, si ne pamje, dhe po i shfrytezoja keto gjera. Shumica e vajzave me kishin zili sepse te dashurit e tyre me ngacmonin, madje hapnin dhe fjale te paverteta per mua. Sigurisht qe kete s'mund ta toleroja, por nuk kisha shume per te bere. Keshtu qe zgjidhja me e shpejte e mundshme ishte qe ti ndaja nga te dashurit. Flisja me ta dhe pse sme interesonte asnjeri, ju jepja shpresa, i coja ne qiell me fjalet e zgjedhura qe iu thoja, dhe kur ata ndaheshin, iu beja daljen me arsyen se une nuk mund te kisha ne krah dike qe le te dashuren e tij per nje femer tjeter. Dhe keshtu ndava 1 cift, 2 cifte, derisa u bene disa cifte. Por sma mori mendja kurre ne ate kohe qe zoti do mi kthente te gjitha. Iku dhe adoleshenca, erdhi mosha qe une vertete do doja dike. Dhe keshtu ndodhi. E doja me shpirt, por ai sme donte, as per te dashur sme donte jo. Qaja, plasja nga nervat, as nuk haja e as nuk pija, doja vetem te mbyllja syte e te qetesohesha pergjithmone. Por nuk thone kot qe me kohen harrohen te gjitha. E harrova kete djalin, pas afro 2 vitesh. Njoha dike tjeter, i cili me dukej me ndryshe nga meshkujt qe njihja. Krijova iluzione nga fjalet e tij, nga menyra si me keshillonte, si me trajtonte. Por ndodhi ajo qe me ndodhi dhe heren e pare, as ky nuk donte te kishte lidhje me mua. Pasi tentova shume here e kuptova qe nuk kishte interes, keshtuqe hoqa dore. Ende se kam marre veten plotesisht, por kam besim qe do e kaloj dhe kete situate. E vetmja gje qe me ben habi eshte se mua sme mungon asgje, habitem me veten pse sdonin lidhje? Sa keq qe do vazhdojne te mbeten disa "pse" te pazbuluara kurre, se kurre smi treguan arsyet e tyre. Dhe ja ku jam sot e kesaj dite Anabel, me e pjekur sec kam qene, me e shtruar, por me vetem se kurre. Dhe te gjitha keto jane pasojat e veprimeve te mia te shkuara. Cfare mbolla, korra. Cfare dhashe, mora. Anonim te lutem
Letra 3
Pershendetje zh Do doja te tregoja historin time per temen, qe me ka ndodhur me 1 femer Jam nje djal nga tirana jam 24 vjec Un kam pasur nje lidhje jo serioze me nje femer por ajo me donte mua Ajo me terhiqte vetem seksualisht ... Me kte femer beja seks dit per dit .. kjo u dashurua mbas meje tmerrsisht Shoket me thonin qe un ta leja kete femer sepse do kisha probleme me tej ... por un me koken time sdoja sepse me kenaqte Erdhi 1 dit qe ajo ngeli shtatzen dhe kisha 1 muaj qe isha i srresuar Ne sdinim cfar te benjm qe abortonim apo ta mbanim ... ajo thoshte ta mbajm femijen por un nuk kisha mundsi ta mbaja ate femije ... jemi 3 vllezer dhe 2 motra ne 1 shpi .... me mundime dhe me llafe vendosem ta abortonim . Ajo goca ishte shum e merzitur dhe arriti dhe tme kercenoj .. por nuk i eci sepse un vendosa ta abortonte dhe me ne fund e abortoi ... Tani me duket vetja si vrases. Koka ben koka peson Nuk e doja me veten kisha dhe deshir ta mbaja por skisha mundsi Doja te pyesja fansat cfar mendojn ? Kam ber zgjedhje te duhur apo kam ber dicka te pafalshme Te lutem shum anonim
Letra 4
Pershendetjeee...! Mirmbrema te gjithve, do tju tregoj nje histori timen qe me ndodhi muajt e fundit , paksa te vecante. U njojta para disa kohesh me nje vajze jetime po shume te mire ne facebook. Komunikonim gjate gjithe dites pothusje ne cdo rrjet social dhe ne tel pasi ajo daljen e kishte te kufizuar nga vetvetja per shkak te punes se jashteligjshme qe bente per te mbijetuar bashke me motren( nuk eshte ajo qe mendoni ju) shkurt "biznesmene" Flisnim me ore te gjitha madje u takuam dhe njeher ne lagje dhe me pas planifikuam qe pasi ajo te zgjidhte problemet do ta benim njeher ylyver ashtu sic na kishte hije ne pooor ditet kalonin dhe ajo akoma spo i zgjidhte problemet dhe me thoshte qe smundem te dal qe te takoj sepse rrezikoj shume. Dhe une nga inati e spiunova. Ajo e mori vesh, ju shtuan 100 fish problemet dhe nje nate i ra paralize e lehte cerebrale, rrezikoi disi dhe kur vajta ne spital me tha qe dhe shume pak kohe me kishte ngelur deri sa te te jepesha ty plotesisht me gjithe qenien time, por ti nuk dite te mbaje dike qe une e konsideroja te vecante dhe ate qe me bere ti mua une do te ta kthej 100 fish! Keshtu me tha mua ajo dhe ka ca koh qe eshte zhdukur nuk e di nga behet. Kjo ishte historia ime.
Letra 5
Pershendetje Anabel dhe Anabelista! Ne lidhje me temen dua te tregoj sesi koka pesoj i ish-it tim pesimist. U njohem me miq te perbashket dhe ne fillim gjithcka shkoi mire, ne fillim cdo gje eshte e embel si mjalti, vet me pas dalin difektet. Difekti me i madh i ish te dashurit tim ishte se i mungonte optimizmi per veten, per jeten, per te ardhmen, kjo na e lekundi mardhenien e bukur qe kishim, takimet filluan te rralloheshin, ne bisedat qe benim nepermjet telefonit permendtegjithmon "Gjej tjeter, mos rri pas meje" apo "Gjej ndonje me lek se do vuash" ... Vuajtja ime me e madhe ishte se ky njeri e shihte veten te vogel prane meje edhe pse mundohesha ti jepja kurajo, se do te perpiqeshim se bashku per nje jete te mire, por jo vazhdonte po njelloj... durimi im u sos, i dhash fund kesaj mardhenie, nga deshperimi nuk doja te shikoja mashkull me sy. Rastesisht u njoha me nje person qe do doja ta kisha njohur kohe me pare dhe ti falja gjith energjine pozitive nga vetja ime, ishte si dhurat per mua njohja me bashkeshortin tim, njeri shum optimist dhe shum kurajoz por isha une ajo pesimistja per mardhenien, shkak nga ish-i, bashkeshorti beri shum per mua, me nxorri nga ajo gjendje qe isha, jetojme shum mire jo si ne perralla, por jemi te lumtur me aq sa kemi.
Letra 6
Koka ben e koka peson ... Hemm sa gabime kemi bere dhe e Kemi pesuar vete... Isha vetem 16 vjece me pelqente te dilja dhe te leja oret e mesimit...vashdoj cik si e shpeshte kjo gje... dilja me shoqerin,nderkoh prindrit mendonin se vajza po studion... mora paralajmerim per mungesa... e deshperuar se me perjashtonin... Genjej ne shtepi dhe them se mesueset me kane mare inat.. se jam shum capkene me kane thene qe nuk e kam te gjate... Mami vendosi te vinte ne shkoll smund ta lejoja... iu luta qe tme nderronte shkolle... Ma plotesoi deshiren. Shkoj tek sekretarja terhoqi deftesen pa dhene asnje arsye ndryshe tha do me ngrihen nervat me keto palo mesues qe me kane mare inat vajzen... me besoj e shkreta... me rregjistroj ne nji shkoll private... shkova disa dite u pendovaaa... isha me mire ne shtet.. vashdova avazin ,shkoja nga shkolla tj ku kisha qen,dhe u takoja me ate shoqerin e cmendur Qe kisha atje,vashdova dhe canten te mos e merja me kur dilja ne mengjes nga shpia... Mami e kuptoj dhe nji dite me ndjek nga pas,e tronditur dhe e shokuar prej meje ... me ndaloj te shkoj serisht ne shkolle... si denim mora izolim ne shtepi... pas nje kohe te gjate merzitje gjeta nje pune... dhe me lejuan... ama shkollen , nuk e vashdova dot me... rrethanat e jetes me detyruan,te mos i prek me bangat e shkolles.. tani ndodhem jasht shtetit tim.. dhe e penduar ne max... Jam 23 vjeç dhe pagova per ate gabim adoleshence. Nese deshiron te lutem postoje...
Letra 7
Ju lutem anonim edhe pse ku fb eshte i rreme. Nuk e di kur jane datat dhe oraret per vajzat qe tregojne historite po une kam deshire te ndaj 1 pjese te jetes time. Qe ne moshen 6-7 vjec ne pallatim tim jetonte 1 djale rreth 19 vjec. Ai ishte kthyer ne makthin tim. Me ndicte gjithmone sa here hyja ne pallat ai me priste tek shkallet me mydhte gojen sme linte te kaloja dhe me sa mbaj mend kryente mardhenie seksuale me mua e ndjeja veten cdo dite te skuqur dhe nuk u tregoja gje prinderve. Edhe pse e vogel lutesha cdo nate te zoti ta vriste. E mbaj men sesi e ndjeja trupin tim akoma prej qumeshti te lodhur te rraskapitur. Ishte dita me e lumtur kur ai u largu dhe su kthye me. Nesjse jeta ime vazhdoj si e cdo femije tjeter. Ne moshen 15 vjece u lidha me nje djale per 1 vit qendrova me te. Nje dite e lame te takoheshim tek shtepia e dajes tim pasi ai ka vite qe nuk kthehej dhe celsat i kishim dhe ne. Ndenjem aty dhe mua mu desh te largohesha para atij keshtu qe me besimin tim qe kisha drejt tij e lashe te dilte mbrapa dhe te mbydhte dren. Ai doli mbrapa dhe me vodhi shume gjera tek shtepia si ora te ndryshme, ca varze ari dhe bizhuteri me vlere. Un nuk e dija deri diten qe nje shok i ngushte i dajes dhe mik i mire i familjes tone na tregoj se e kishte kuptuar qe tek shtepia e dajes ishin vjedhur gjera pasi dhe ai e kishte qelsin. Bashke me babin tim vendos te thirnin policine te merrnin shenja gishtash dhe te benin nje denoncim. I dashuri im me trg se ato i kishte marre ai dhe i kishte shitur te gjitha dhe cdo gje qe te ndodhte faji do ishte i imi. Keshtu qe mendova te flisja me shokun e dajes dhe ate bere ai me tha te takoheshim tek shtepia e dajes sepse ishte e vetmja menyr qe njerzit te mos shikon e te flisnin sepse ai eshte 47 vjec i pa martur. Folem shume ai me tha qe do te me ndihmonte e do i shmangte denoncimin ne polici. Ne ate momen u ndjeva e gezur po njekohesisht e dobet ai mua afru dhe me tha qe e gjitha kjo duhet te behet ne kembim te trupit tim nuk e di si pranova ndoshta nga dobesia. Po ja e bere ka nje vit qe takohem rregullisht me te dhe ai mundesisht me jep para cdo here qe e takoj. Se di cfare ka ndodhur me mua familja ime eshte nje familje e thjeshte e ndershme pse une po jau kthej nket menyre. Faleminderit per kohen kisha shum nevoj te dija se cfare mendoni ju!