Ndoshta të frymëzuara nga Chrissy Teigen, e cila është modelja e parë që ka postuar në Instagram një foto të kofshëve të saj, pa filtër, por me gjithë madhështinë e strijave, gratë kudo janë bërë pjesë e trendit të postimit të fotove të paretushuara të strijave nëpër kofshët e tyre, nishaneve, celulitit. Ato postojnë fotot me hashtagun #ThighReading (Leximi i kofshëve).
Nuk ka dyshim që interneti mund të jetë një vend i errët lidhur me komentet mbi trupat e VIP-ave (vetëm pak kohë më parë ishte shumë i gjallë trendi i hapsirës së kofshëve- thigh gap), por edhe të vajzave të thjeshta. Mbështetja që ka marrë kjo deklaratë e strijave është provë që në fakt Interneti mund të frymëzojë e të japë shpresë.
Shpresojmë që nisma të tilla, që luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e vetëbesimit, do të vijojmë t’i shohim nëpër faqet e Instagramit e Facebook-ut.
Burimi: Marie Claire