
Përshëndetje njerëz të përgjegjshëm! Ju urojmë ta nisni të dielën me të njëjtën moskokëçarje të Ledionit që pas klipit të largimit të Kristit, hyri gjithsesi në studio duke kërcyer me Harry Styles.
#1. Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi hyjnë në shtëpi
Për të dhënë verdiktin e tyre për aktrimin e banorëve, që vendosën në skenë një pjesë nga “2 Gisht Mjaltë”. Aq tmerr ishin të gjithë, sa as mimikat e Elvanës dhe Ermalit nuk e fshehën dot. Por jo vetëm mimikat, dyshja u siguruan që edhe t’ua thonë se s’kishin lidhje me skenën origjinale.


Gjithsesi, fitues doli grupi me nuse Selinin.
#2. Prishet miqësia Brikena – Juela
Dhe një sërë telashesh e pritën Brikenën. Nëse s’e dini ende, Juela ka formuar një grup me Rogertin dhe Artanin dhe miqtë e saj, si shokë për kokë, u siguruan ta sulmojnë Brikenën pasi ajo u largua nga shtrati që ndante me Juelën pa asnjë shpjegim.
Dhe si e bënë këtë? Duke i hyrë në shtrat Brikenës. Patjetër, kjo ishte e patolerueshme për të (dhe Mateon).


Juela nga ana tjetër, që kushedi ç’kujton se po bëhet me Rogertin jashtë që i qëndron kaq besnike, tha se ishte i gabuar veprimi që burrat iu futën në shtrat Brikenës, por s’u duk aq agresive sa zakonisht.
#3. Briki me Mateon po ngrooohen
S’i kemi parë ndonjëherë kaq të qeshur, veçanërisht Brikenën që siç tha dhe Ledioni, i ka bërë përqafimet me Mateon pa doganë fare.


Një progres i madh ishte dhe “TKXh”-ja e Brikit për Mateon, që ndonëse na kujtoi Facebook-un dhe adoleshencën e dekadave më parë, ishte gjë e madhe për “njohjen” e tyre.
#4. Kristi NUK e la në fakt shtëpinë
Duke qenë se dukej seriozisht i ngarkuar, Vëllai i Madh e futi në Shpellë. Pas disa orësh aty, Kristi tha se ndihej më mirë dhe ishte dakord të priste televotimin e publikut që ai të rikthehej brenda ose jo.

#5. Linja e jetës së Artanit & surpriza nga gruaja
Bëni gati pecetat.
View this post on Instagram

#6. Merr fund mes Selinit dhe Mirit?!
Dikush kurdisi babin dhe gocën dhe i janë kthyer keq njëri-tjetrit. Selin e plasi troç kësaj radhe dhe pyeti Mirin nëse ka pasur ndjenja për të, duke qenë se të tjerët ashtu e kanë lexuar. Me skuqjen që i dukej edhe pse kishte fondatinë, Miri tha se s’ka pasur kurrë ndjenja për Selinin. Aty shtoi se prej saj ka rrezikuar të dëmtojë imazhin e tij dhe familjen, që vetëm pas 30 ditësh e artikuloi qartë se e kishte njëherë.

Në një debat të gjatë se kush ka përdorur më shumë kë, nuk e ndanë dot me njëri-tjetrin. Përgjgjja është sigurisht… të dy. Pyetja që lind është nëse edhe gjithë këtë kundërvënie ndaj njëri-tjetrit e kanë planifikuar me një shikim para prime-it.
#7. Eliminohet BabyG
Janë shumë aktorë ata aty brenda tha, po nuk të besojmë o Baby G përderisa pjesa nga “2 Gisht Mjaltë” që vutë në skenë ishte e tmerrshme.

#8. Publiku rikthen Kristin
Nëse e kalon dhe një herë murin, ta dini se vetë e keni fajin.

#9. Televotimi i radhës
E gjithë shtëpia. Pyetja është kë doni të shpëtoni, nëse doni të shpëtoni njeri…