
Vajza e Mark Frrokut, ish-deputetit dhe partnerit të Rudina Dembacajt, ka dalë së fundmi kundër kësaj të fundit, duke shprehur se deklaratat e Dembacajt se "fëmijët e burrit janë fëmijët e saj" janë gënjeshtra.
Në një deklaratë për Newsbomb.al, Mara Frroku ka nisur duke thënë se me dhimbje e jo inat, do t'i tregojë publikut se fjalët e Rudina Dembacajt ndryshojnë nga veprat:
"Këtë deklaratë e shkruajmë me dhimbje, jo me inat, pas disa deklaratave publike Rudina Dembacaj thote se 'fëmijët e burrit janë fëmijët e mi'. Fjalët dhe fasadat mund të duken bukur për miqtë, por familjarët e dinë të vërtetën."
Më tej, Mara pretendon se Rudina i ka ndarë ata (3 fëmijët e Mark Frrokut) nga i ati. Ajo vazhdon të thotë se veprimet e aktores dhe moderatores janë jo humane dhe mbulohen nga një fasadë që paraqet një realitet krejt tjetër përpara kamerave:
"Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash 'janë të mitë' dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind që kanë apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media. Por fasadat janë klishe dhe veprimet jo humane nuk duhen duartrokitur, duhen mbajtur përgjegjësi."

Rudina Dembacaj ka folur disa herë publikisht për marrëdhënien me fëmijët e bashkëshortit të saj. Ndonëse reagimi i vajzës së Mark Frrokut nuk vjen nga ndonjë deklaratë e kohëve të fundit të Rudinës, ajo është shprehur përgjatë vitit 2023 se "i vjen keq kur fëmijët e bashkëshortit i quajnë 'fëmijët e Markut', pasi i konsideron si fëmijët e saj".
"Dua të theksoj se tani nuk është më një sjellje e kontrolluar siç ishte në fillim që unë përpiqesha, mundohesha. Pra, derisa u mësuam të gjitha palët. Tani është sjellje totalisht e natyrshme, vjen krejt organike. Dhe kur thoni 'fëmijët e Markut' më vjen keq, sepse për mua janë edhe fëmijët e mi.” thoshte Dembacaj në një video në Instagramin e saj.