
Bad Bunny dhuroi një performancë historike gjatë Super Bowl-it dhe interneti ka shumë për të thënë. Siç edhe premtoi pak përpara ndeshjes, performanca e tij do të ishte e paharrueshme.
“Unë thjesht dua që njerëzit të argëtohen. Do të jetë një festë e madhe. Dua ta sjell këtë në skenë, shumë nga kultura ime. Nuk dua të zbuloj asnjë surprizë. Do të jetë e thjeshtë. Njerëzit duhet të shqetësohen vetëm për të kërcyer. E di që u thashë njerëzve se kishin një muaj kohë për të mësuar spanjisht, por as që kanë nevojë për këtë! Është më mirë të mësojnë të kërcejnë. Nuk ka kërcim më të bukur se ai që vjen nga zemra,” tha ai gjatë konferencës.
Bad Bunny bëri histori në Super Bowl, pasi performoi vetëm në gjuhën spanjolle, një zgjedhje që e bëri reperin, artistin e parë që ndërmerr një hap të tillë në ngjarjen më të ndjekur të futbollit amerikan. Ai tha vetëm një shprehje në anglisht, "Zoti e bekoftë Amerikën".
Mund të themi se reperi përfaqësoi denjësisht vendin prej të cilit vjen, Puerto Rico-n. Bad Bunny solli në skenë shpirtin e këtij vendi duke e shndërruar fushën në një peizazh tropikal me palma, gjelbërim ekzotik, shkurre që kërcenin dhe një treg simbolik, si homazh për rrënjët e tij kulturore.
Pjesë e spektaklit u bënë emra të mëdhenj të muzikës si: Lady Gaga dhe Ricky Martin, ndërsa në publik u panë pamjet e aktorit Pedro Pascal teksa kërcente, Jessica Alba dhe këngëtarja kolumbiane Karol G. Listës së këngëve nuk mund t'i mungonte "NUEVAYoL", e cila konsiderohet festë e kulturës latine, por edhe i kushtohet emigrantëve dhe diasporës portorikane në New York. Njerëzit e shijuan shumë, madje figura të njohura dhe fansa të reperit krijuan video pafund të cilat janë kudo në rrjetet sociale. Meme-t si gjithmonë nuk munguan, por pa u zgjatur shumë po ju lëmë të shihni çdo gjë u krijua përmes syve tuaj. Ja disa prej reagimeve më të mira:
@larobenz She couldn’t hold back the tears ???? @Sachi ???? @yaannsslife #family #badbunny #Super Bowl #puertorico ? original sound - Laro Benz
@monicastylemuse Thank you @Bad Bunny Gracias!!!!! ????????????????????????????????? #Superbowl ? original sound - MonicaStyleMuse
@carolinaxtorres Bad Bunny Halftime Show Reaction ???? I’m STILL shaking ???? Let me know YOUR thoughts on the show ???? #badbunny #superbowl #halftimeshow #badbunnysuperbowl #peruana ? original sound - Carolina Torres
Të njëjtat postime, me thuajse të njëjtën krenari ishin edhe në Twitter, ku shumë përdorues reagonin më shumë se të kënaqur nga performanca e reperit. Një përdorues i drejtohej emrit të artit të Bad Bunny-t duke thënë:
"Ai Lepur ishte FANTASTIK. Elmo mendon se duhet ta quajmë Lepuri i Mirë! Elmo të do!"
Të tjerë u mahnitën nga mënyra se si Bad Bunny ishte kujdesur të sillte çdo detaj në skenë.
"U mahnita nga kujdesi ndaj detajeve në skenografinë e performancës së Bad Bunny-t. Ndihesha sikur isha zhvendosur brenda universit të tij."
Blown away by the attention to detail for the sets on the Bad Bunny performance. Felt like being transported into his universe. pic.twitter.com/5GD2iXyeYB
— Joon Lee (@joonlee) February 9, 2026
"E vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja është dashuria."
