
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Sa'ar, viziton Bakunë mes tensioneve rajonale

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, vizitoi Bakunë të dielën për të zgjeruar marrëdhëniet me Azerbajxhanin, në një kohë kur Irani po shtyp me dhunë protestat ku kanë mbetur të vrarë mijëra njerëz.
Izraeli mbështet protestuesit që kërkojnë të përmbysin Republikën Islamike, ndërsa Baku monitoron zhvillimet që ndikojnë në popullsinë etnike azere të Iranit.
Të dyja palët njoftuan se po hartonin plane për të mundësuar bashkëpunimin në disa fusha përfshirë energjinë, mbrojtjen, bujqësinë dhe turizmin.
Volodymyr Zelenskyy vendos vitin 2027 si objektiv për datën e pranimit të Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se vendi i tij synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2027, duke thënë se kjo do të jetë pjesë e një sërë garancish ndërkombëtare të sigurisë pas përfundimit të luftës.
Por, Hungaria po bllokon hapjen e kapitujve negociues, duke thënë se pranimi i Ukrainës do të shoqërohej me kërcënime sigurie dhe rrezik ekonomik.
Ndërkohë, një zyrtar i BE-së konfirmoi se mundësia e një integrimi gradual të Ukrainës në BE është pjesë e diskutimeve.
“Një ushtri që vret”: trazirë në Itali për rolin e sigurisë së ICE në Lojërat Olimpike Dimërore

Një njësi agjentësh të Imigracionit dhe Doganave (ICE) të SHBA-së do të jenë pjesë e operacioneve të sigurisë në Lojërat Olimpike Dimërore në Itali dhe ky vendim ka shkaktuar trazira dhe peticione kundër tyre.
Këto reagime vijnë për shkak të operacioneve të dhunshme të ICE-së në SHBA, veçanërisht pas dy vrasjeve të shtetasve amerikanë Renee Good dhe Alex Pretti në Minneapolis gjatë këtij muaji.
Kryebashkiaku i Milanos dhe parti opozitare e kundërshtuan përfshirjen e tyre dhe kërkuan që vendi të garantojë vetë sigurinë, ndërsa autoritetet italiane dhe amerikane theksuan se roli i ICE-së do të jetë vetëm mbështetës dhe hetimor.
Gjykata holandeze dënon një shtetas eritreas me 20 vjet burg për trafikim njerëzish në mënyrë çnjerëzore dhe të dhunshme

Një gjykatë holandeze dënoi shtetasin eritreas Tewelde Goitom me 20 vjet burg për trafikim njerëzish dhe shantazh, duke e cilësuar veprimtarinë e tij dhe të bashkëpunëtorëve si mizore dhe çnjerëzore.
Tewelde Goitom dhe rrjeti i tij keqtrajtonin migrantët në kampe në Libi dhe detyronin familjet e tyre në Holandë të paguanin para për udhëtimet e rrezikshme drejt Europës, vetëm pasi shuma ishte paguar prej tyre njerëzit që mbaheshin në kampe mund të ktheheshin sërish tek ta.
Gjykata urdhëroi që ai të paguajë mbi 30,000 euro dëmshpërblim, ndërsa ka dy javë kohë për të apeluar ndaj vendimit.