Showbiz

Travis Kelce pati jo pak ndikim në miqësinë mes Taylor Swift dhe Blake Lively-t

Travis Kelce pati jo pak ndikim në miqësinë mes Taylor Swift dhe
Foto: Raylor Swift, Travis Kelce, Blake Lively/ Getty Images

I fejuari i Taylor Swift-it, Travis Kelce, e kishte kuptuar shumë më përpara se marrëdhënia mes këngëtares dhe aktores, Blake Lively, nuk ishte më e njëjta dhe si një partner i mirë nuk i kurseu disa këshilla.

Travis Kelce pati jo pak ndikim në miqësinë mes Taylor Swift dhe

Sipas një burimi për US Sun, ai u përpoq të bindte Taylor Swift-in t'i diskutonte gjërat me aktoren shumë më përpara se biseda mbi marrëdhënien e tyre të bëhej temë diskutimi përmes mesazheve.

“Gjërat ishin bërë të sikletshme midis Taylor dhe Blake, por edhe pse këngëtarja nuk i kishte thënë ende asgjë, Travis-i vuri re mënyrën se si Blake i fliste dhe kuptoi se nuk ishte e drejtë,” tha burimi.

Travis Kelce pati jo pak ndikim në miqësinë mes Taylor Swift dhe

Travis Kelce pati shumë ndikim tek Taylor dhe e këshillonte shpesh mbi situatën e pakëndshme të krijuar mes saj dhe aktores. 

“Ai mendonte se sjellja e Blake ndaj Taylor nuk ishte normale dhe se ajo duhej të ishte më e vëmendshme ndaj aktores, pasi sipas tij Blake nuk po vepronte sikur të ishte shoqja e vërtetë e saj," shtoi burimi, duke thënë se kur aktorja më vonë i shkroi Taylor-it dhe u shpreh e shqetësuar për marrëdhënien mes tyre, kjo e fundit i tha çdo gjë që e kishte larguar prej saj.

Një pjesë e bisedave mes dyshes mbi tensionet në shoqërinë e tyre u bënë publike për shkak të procesit gjyqësor në të cilin aktorja është përfshirë.

Travis Kelce pati jo pak ndikim në miqësinë mes Taylor Swift dhe

Sipas tyre, ishte Blake ajo që ndërmori hapin e parë dhe vendosi ta pyeste këngëtaren mbi miqësinë mes tyre.

"Gjithmonë do të doja të më jepje mundësinë për t'i rregulluar gjërat nëse pa dashje kam bërë diçka gabim. E di sa e zënë dhe e lodhur je fizikisht, emocionalisht dhe unë kurrë nuk pres asgjë më shumë prej teje. Thjesht doja të sigurohesha që gjithçka ishte mirë."

“Jo, nuk gabohesh, por gjithsesi nuk është një gjë e madhe,” i përgjigjej këngëtarja.

Travis Kelce pati jo pak ndikim në miqësinë mes Taylor Swift dhe

Taylor i tha aktores se ndiente që komunikimi mes tyre kishte ndryshuar.

“Po, ka pasur shumë gjëra lidhur me Justin-in, por unë kam kaluar të njëjta situata edhe përpara kësaj dhe e di sa lodhëse është. Duket më shumë sikur... dhe ndihem keq që po flas mbi këtë sepse mesazhet e tua kanë pasur qëllime të mira, por disa të fundit... u ndjeva sikur po lexoja një e-mail të ftohtë zyrtar drejtuar 200 punonjësve."

Më tej shkruante:

“Ti përdore fjalën ‘ne’ rreth 18 herë. Dhe ndihem keq që po tregohem kritike ndaj mënyrës se si po përballon gjithçka, por thjesht më mungon shoqja ime e qeshur, me humor të zi, që flet normalisht me mua si të ishte vetja, jo si pjesë e një grupi. Kur më drejtohesh në mënyrë të tillë, ndihem edhe më e distancuar prej teje.”

Blake u shpreh se po përpiqej të tregohej e kujdesshme me mesazhet që dërgonte dhe fjalët që përdorte, kjo pasi mendonte se një ditë çdo bisedë e saj mund të bëhej publike për shkak të çështjes gjyqësore me Justin Baldoni-n. Gjithsesi, ajo pranoi se mikesha e saj kishte të drejtë, madje tha se nuk e kishte kuptuar që po sillej në atë mënyrë derisa Taylor ia vuri në dukje.

Megjithatë, kërkesat e faljes nga ana e Blake nuk ndryshuan asgjë, pasi sipas një burimi këngëtarja u ndje e përdorur dhe miqësia e tyre nuk mund të ishte më kurrë njësoj.

Travis Kelce pati jo pak ndikim në miqësinë mes Taylor Swift dhe

REELS

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈