Showbiz

"Ishte abuzim!" Paris Hilton rikujton traumën pas shpërndarjes së videos erotike

"Ishte abuzim!" Paris Hilton rikujton traumën pas
Foto: Paris Hilton/ AP

Gjatë një fjalimi në Capitol Hill në mbështetje të “DEFIANCE Act”, Paris Hilton rikujtoi shpërndarjen e videos së saj intime vite më parë.

Ky projektligj u jep mundësinë personave, imazhi i të cilëve është shfrytëzuar për të krijuar video e imazhe pornografike përmes Inteligjencës Artificiale, të ndërmarrin veprime ligjore kundër krijuesve dhe shpërndarësve të përmbajtjeve.

"Ishte abuzim!" Paris Hilton rikujton traumën pas

“Kur isha 19 vjeçe, një video private dhe intime e imja u shpërnda në mbarë botën pa pëlqimin tim. Njerëzit e quajtën skandal. Nuk ishte. Ishte abuzim. Në atë kohë nuk kishte ligje që të më mbronin. Nuk kishte as fjalë për të përshkruar atë që më ishte bërë. Interneti sapo kishte nisur të përhapej dhe po ashtu edhe ligësia që erdhi bashkë me të.”

Siç edhe u shpreh, gjithë vëmendja gjatë asaj kohe ishte mbi të dhe ofendimet që mori nuk kishin fund.

“Çfarë nuk më thanë. Qeshnin me mua dhe më bënin objekt talljeje. E shitën dhimbjen time për klikime dhe më pas më thanë të heshtja, të vazhdoja jetën, madje të isha mirënjohëse për vëmendjen që kisha marrë. Ata nuk më panë si një grua të re që ishte shfrytëzuar. Nuk panë panikun që ndjeva, turpin apo poshtërimin. Askush nuk më pyeti çfarë humba. Humba kontrollin mbi trupin tim, mbi reputacionin tim. Më vodhën vlerësimin që kisha për veten.”

Kjo nuk është hera e parë që ajo flet mbi videon erotike që u shpërnda vite më parë.

Disa javë pasi Paris Hilton nisi të përjetonte famën falë reality show-t “The Simple Life”, u publikua videoja e saj intime me të dashurin e asaj kohe, Rick Salomon.

Në vitin 2003, Hilton ishte vetëm 19 vjeç kur u gjend papritur në qendër të vëmendjes publike.

REELS

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

"It was abuse!" Paris Hilton recalls trauma after sharing erotic video

 

"Ishte abuzim!" Paris Hilton rikujton traumën pas
Photo: Paris Hilton/AP

 

During a speech on Capitol Hill in support of the "DEFIANCE Act", Paris Hilton recalled the release of her intimate video years ago.

This bill gives individuals whose image has been used to create pornographic videos and images through Artificial Intelligence the opportunity to take legal action against the creators and distributors of the content.

"Ishte abuzim!" Paris Hilton rikujton traumën pas

“When I was 19, a private and intimate video of me was shared around the world without my consent. People called it a scandal. It wasn’t. It was abuse. At the time, there were no laws to protect me. There were no words to describe what had been done to me. The internet had just started to spread, and so had the evil that came with it.”

As he stated, all the attention during that time was on him and the insults he received were endless.

“What they didn’t tell me. They laughed at me and made fun of me. They sold my pain for clicks and then told me to shut up, move on with my life, and even be grateful for the attention I received. They didn’t see me as a young woman who had been taken advantage of. They didn’t see the panic I felt, the shame or the humiliation. No one asked me what I lost. I lost control of my body, of my reputation. They stole the self-esteem I had.”

This is not the first time she has spoken out about the erotic video that was shared years ago.

A few weeks after Paris Hilton began experiencing fame thanks to the reality show "The Simple Life," an intimate video of her with her then-boyfriend, Rick Salomon, was released.

In 2003, Hilton was just 19 years old when she suddenly found herself in the public spotlight.