Showbiz

Kledi Kadiu rrëfen sfidat gjatë përballjes me problemet shëndetësore të të birit

Kledi Kadiu rrëfen sfidat gjatë përballjes me problemet
Foto: Kledi Kadiu/ Mirëmbrëma Yje

Gjatë një interviste në emisionin "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmanin, Kledi Kadiu foli pak më shumë mbi sëmundjen e djalit: momentin e parë kur mësuan problemin që ai kishte, përballjen me mjekët, ndjesitë që e shoqëruan gjatë fillimit, duke zbuluar se pranimi i sëmundjes gjatë fillimit ishte shumë i vështirë.

Kledi Kadiu rrëfen sfidat gjatë përballjes me problemet

E para që ishte shqetësuar nga disa lëvizje të çuditshme të djalit ishte bashkëshortja, ajo më pas e kishte njoftuar se ishte mirë të kërkonin ndihmë mjekësore.

"Shkova në ndihmën e shpejtë, ishte edhe akoma koha e Covid-it që s'mund të hynim shumë veta. 'I dashur, më prit sepse duhet të kemi pak kohë,' dhe kjo pritja për mua ishte një vetëvrasje, nuk e kuptoja pse duhet të prisnim kaq gjatë, pse kaq përgjigje e gjatë për të thënë ça po ndodh. Pastaj, se tani e them në një mënyrë shumë normale, por ajo koha e vështirë që kaluam..."

Kledi Kadiu rrëfen sfidat gjatë përballjes me problemet

Mjekët i thanë se ishte një rast që prekte një në 70 mijë. E gjitha u shkaktua prej një virusi që shkoi nga hunda në trurin e foshnjes.

"U ndryshua gjithë ajo, si thuhet, gjithë ajo festë që çdo familje bën kur të lind një fëmijë, u shndërrua në një dhimbje. Dhe fakti që ishte kaq i vogël, ai mospranimi i një prindi që pse atij, thashë mund të më ndodhte mua ose një personi tjetër të familjes. Ajo ishte gjëja që nuk mund ta ndalnim dot edhe kanë qenë... Tani ajo kohë kaloi, kaloi edhe mirë për fatin e mirë të Gabrielit, se mund të kishte edhe më shumë reaksione negative."

Dy nga funksionet kryesore që kjo sëmundje ka dëmtuar janë të folurit dhe të ecurit. Kledi tha se djali ende nuk mund të ecë me shpresën që kjo mund të ndodhë pak më vonë, sepse është ende i vogël.

Ai u shpreh se gjatë fillimit refuzonte ta pranonte sëmundjen e djalit.

"Unë dua të jem i drejtë, unë nuk e pranoja në fillim. Thashë pse, pse? Po jo pse mua si person, unë isha i eliminuar si Kledi, thashë: 'Pse Gabrielit?' Edhe nuk e dija ku ta kërkoja këtë pse-në? Nuk kisha asnjë tip përgjigje nga... jo nga mjekët, sepse mjekët ishin pak të ashpër, por në ashpërsinë e tyre thanë një gjë, ne pastaj e kuptuam që çfarë të na thonin, gënjeshtra?"

Më tej ai foli për mënyrën se si kjo sfidë ndikoi në marrëdhënien me bashkëshorten. Sëmundja e djalit solli një sërë emocionesh mes tyre.

"Kishte momente ashpërise, kishte momente të ftohta, kishte momente edhe shumë të afruara. Tani për shembull është momenti që të dy jemi akoma më të lidhur dhe e dimë, të paktën e dimë kush është rrugëtimi që duhet të bëhet, që është gjëja më e rëndësishme."

Për herë të parë, Kledi Kadiu foli për sëmundjen e të birit përmes një postimi në Instagram pak vite më parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

"13 ditë pas lindjes, Gabriel ka patur temperaturë dhe konvulzione të forta, si pasojë e një diagnoze shumë komplekse: meningo-encefaliti," shkroi ai ndër të tjera gjatë asaj kohe.

Meningo-encefaliti është një sëmundje që ka ngjashmëri me encefalitin dhe meningjitin. Sipas një studimi të vitit 2012, ka rezultuar se është e vështirë të diferencohen në mënyrë të besueshme klinikisht meningjiti dhe encefaliti. Prandaj, termi meningoencefalit akut (AME) përdoret shpesh për të treguar të dyja gjendjet.

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Kledi Kadiu recounts the challenges of dealing with his son's health problems

Kledi Kadiu rrëfen sfidat gjatë përballjes me problemet
Photo: Kledi Kadiu/Good Evening Stars

During an interview on the show "Mirembrëma Yje" with Arbana Osmani, Kledi Kadiu spoke a little more about his son's illness: the first moment they learned about the problem he had, the confrontation with the doctors, the feelings that accompanied him during the beginning, revealing that accepting the illness at the beginning was very difficult.

Kledi Kadiu rrëfen sfidat gjatë përballjes me problemet

The first to be concerned about some of the boy's strange movements was his wife, who then informed him that it was best to seek medical help.

"I went to the emergency room, it was still the time of Covid when not many of us could come in. 'Honey, wait for me because we need some time,' and this waiting for me was suicidal, I didn't understand why we had to wait so long, why such a long answer to say what was happening. Then, now I say it in a very normal way, but that difficult time we went through..."

Kledi Kadiu rrëfen sfidat gjatë përballjes me problemet

Doctors told him it was a one in 70,000 case. It was all caused by a virus that went from the baby's nose to his brain.

"It all changed, as they say, all that celebration that every family has when a child is born, turned into a pain. And the fact that he was so small, that rejection of a parent that why him, I said it could happen to me or another person in the family. That was the thing we couldn't stop and they were... Now that time has passed, it passed well for Gabriel's good fortune, because there could have been even more negative reactions."

Two of the main functions that this disease has damaged are speaking and walking. Kledi said that the boy still cannot walk with the hope that this may happen a little later, because he is still young.

He said that at first he refused to accept his son's illness.

"I want to be fair, I didn't accept it at first. I said why, why? Well, not why me as a person, I was eliminated like Kledi, I said: 'Why Gabriel?' And I didn't know where to look for this why? I didn't have any kind of answer from... not from the doctors, because the doctors were a little harsh, but in their harshness they said one thing, we then understood that what they were telling us, lies?"

He then spoke about how this challenge affected his relationship with his wife. His son's illness brought up a range of emotions between them.

"There were moments of harshness, there were cold moments, there were moments of even closer intimacy. Now, for example, is the moment when we are both even more connected and we know, at least we know what the journey that needs to be taken is, which is the most important thing."

For the first time, Kledi Kadiu spoke about his son's illness through an Instagram post a few years ago.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

"13 days after birth, Gabriel had a high fever and convulsions, as a result of a very complex diagnosis: meningo-encephalitis," he wrote, among other things, at the time.

Meningoencephalitis is a disease that has similarities to encephalitis and meningitis. According to a 2012 study, it has been found that it is difficult to reliably differentiate meningitis and encephalitis clinically. Therefore, the term acute meningoencephalitis (AME) is often used to refer to both conditions.